Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se tashmë Sali Berisha është i përjashtuar nga çdo funksion i partisë dhe rrugët me të janë ndarë.
I pyetur nga gazetarët nëse do ta lejojë Berishën të hyjë në selinë e PD, Berisha u shpreh se ai mund të hipë dhe të zbresë sa herë të dojë në shkallët e selisë, por nuk ka asnjë funksion.
“Berisha është përjashtuar si anëtar i grupit parlamentar dhe nga këshilli i PD, rrugët e Berishës me organet drejtuese të PD janë ndarë.
Sa herë hip e zbret shkallët Berisha nga selia është punë e tij. Çdo demokrat duhet të jetë i bashkuar.
Berisha mund ti hipë dhe zbresë shkallëve, ai mund të krijojë celula dhe organizata me orientim anti-amerikan, por ai nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese. Është i përjashtuar.
Deri tani sjellja e tij është qesharake”, tha Basha.
Deklaratave të Bashës së selia e PD është e rrethuar nga RENEA, Basha iu përgjigj:
“Njëherë tha persona të armatosur, sot ka thënë që ka pasur RENEA, nesër do thotë që ka marinsa.
PD nuk ka nevojë as për RENEA-n dhe as për gardën. PD është shtëpia e shqiptarëve”, tha ai.
E mbeshtes Bashen pavaresisht se se kam pelqyer, Sali Berisha po loz kartat e rrugacerise dhe pupulizmit me parrulla nacionaliste te cilave u ka dale boja qe nga vitet 90′, u genjyen shqipetaret nga ky njehere , nqs genjehen perseri demokratet te fusin koken ne hale se nuk kane per tu ngritur kurre, ata duhen te riorganizohen jashte kuislingeve dhe xhaketave te vjetra dhe te ndertojne nje opozite model perendimore dhe jo jenicersh.