A do dalë Evi Kokalari, në protestën e sotme të Sali Berishës?

20 Dhjetor 2021, 09:43Politika TEMA

“Një mbështetëse e zjarrtë e “Ballkanit të Hapur” është anëtare e “Komisionit të Rithemelimit të PD. A do dali në protestën e thirrur nga Berisha?”

Kështu shkruan ish-drejtuesi i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, duke iu referuar Evi Kokalarit, e cila sot për sot është kthyer në krahun e djathtë të Sali Berishës, në lëvizjen e tij anti-amerikane.

Shkrimi i Abazit

Prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, aksionet protestuese në Shqipëri kundër politikave ekspansioniste të Serbisë në rajon i nisi Lëvizja Vetëvendosje!, më 8 maj 2019, në vizitën e Vuçiçit në Tiranë.

Motivet dhe synimet tona ishin të pastra: dëshironim të rrisnim vetëdijen në Shqipëri mbi faktin se Serbia nuk kishte ndryshuar dhe se Shqipëria e Kosova duhet të kishin një politikë të jashtme të përbashkët, veçanërisht përball Serbisë e për të zbrapsur përpjekjet e saj për ekspansion në kurriz të shqiptarëve dhe popujve të tjerë të Ballkanit.

Kërkuam drejtësi për gjenocidin në Kosovë të kryer nga qeveria ku Vuçiç ka qenë ministër informacioni. Kërkuam kthimin e të pagjeturve, dëmshpërblimet e luftës, njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kërkimfalje nga ana e Serbisë.

E shpallëm Vuçiç “non-grata” në Shqipëri dhe kërkuam bashkim kombëtar. Aksionet protestuese me të njëjtat kërkesa i përsëritëm edhe në vizita të tjera të Vuçiçit në Tiranë.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri aktualisht ka mbetur pezull, dhe si duket mund të ketë nevojë të gjenden mënyra të tjera për të mbrojtur të njëjtat kauza.

Sali Berisha ka thirrur protestë kundër “Open Balkan”, që zhvillohet nesër gjatë vizitës së Vuçiçit në Tiranë.

Është e qartë se kemi të bëjmë me të njëjtin Berishë që e mbështeti “Open Balkan” në shtator të vitit të kaluar në pseudo-marrëveshjen e Ëashingtonit, kur këtë marrëveshje e çoi përpara Presidenti Trump bashkë me Richard Grenell.

Është e qartë se Berisha nuk e hedh poshtë atë pseudo-marrëveshje ku Kosovës iu imponua “Open Balkan”, sepse Richard Grenelli me Evi Kokalarin i kanë premtuar Berishës se do ia anulojnë statusin “non-grata” nëse Trump rikthehet në pushtet.

Por ata nuk kanë premtuar se do anulojnë “Open Balkan” nëse Trump rikthehet në pushtet.

Është pra e qartë se më shumë sesa kundër Serbisë e për bashkim kombëtar, Berisha këtë protestë po e zhvillon për të mbrojtur veten dhe familjen që i është shpallur “non-grata”, për të rritur legjitimitetin përballë Bashës e Ramës, e për të treguar se opozitën në Shqipëri tashmë de facto e drejton ai.

Po mos të ishte kështu, po mos ta kishte hallin te “non-grata” ndaj tij, atëherë tashmë Berisha do duhej të ishte distancuar edhe nga Grenelli dhe enturazhi i tij, si Evi Kokalari, që janë mburrur për marrëveshjen e Ëashingtonit e për “Open Balkan” – por këtë të fundit e futi madje në minutë të fundit edhe në “Komisionin e Rithemelimit” të PD-së.

Duke i patur të gjitha këto të qarta, megjithatë, Vuçiç po vjen nesër në Tiranë bashkë me politikat e tij ekspansioniste, dhe tjetër protestë ndaj tij nuk është thirrur përveç asaj që ka thirrur Sali Berisha kundër binomit “Rama-Vuçiç”.

Kështu, shqiptarët mbeten sërish në dilemën e pjesëmarrjes ose jo në një protestë të drejtë të organizuar e drejtuar nga njerëz me motivet e gabuara.

Dhe për këtë, fajin e kemi vetë!

7 komente në “A do dalë Evi Kokalari, në protestën e sotme të Sali Berishës?”

  1. Kemi nevoje per terroriste nga koqevaria per te ndihmuar komunistin dhendrin e Serbise shokun Berrisha says:

    S’ka Vetfundosje ne Shqiperi ne Shqiperi ka vetem perpara
    Ky çami eshte mire ti bashkohet Berrishes te mari dhe mullah omarin e krahines se koqevarise shokun Kurti se te tre jane komuniste, problemi se muk i ndjek kush……. .
    Te mbledhin ca terroriste- islamiste niper te krimineleve Xhafer Deva Rexhep Mitrovices ka tre dite qe Safet Dollapi dhe ish roja i Berrishes Lushaj kane shkuar ne koqevari per te mbledhur terroriste informacion i sakte por Rama dhe pipulli i kulturuar do ti japi te gjatin ketyre shpellarve

    1. Deka MERONI says:

      Kjo KOÇKALARJA paska fustanin me Dry, medemek që duhet çelës për ta hapur…..
      Po BREKËT, me dry i ka ?,…..se puna është tek brekët, jo tek fustani…..

  2. Taulant says:

    Perse keta te “Vetvendosjes” mendojne se jane “origjina e Shqiperise” dhe se gjithe te tjeret, perfshi edhe Gjergj Kastriotin, jane tradhetaret e saj?
    Perse jane kaq, po kaq shume arrogante e prepotente ne “patriotizmin” e tyre?

  3. Nandi says:

    Nuk e kuptoj ,se si Top Channel i kushton vemendje dhe reklamon pa vetedije njerez te panjohur dhe pa influence ose me mire me influence teper negative si Kokalari

  4. Loni pe Kolkondasi says:

    Rasti është kur një kauzë ndoshta e drejtë, “mbrohet” nga njeriu i gabuar. Kjo për rezultat ka gjithmonë efektin e kundërt, asgjë më shumë.

  5. Beno says:

    Zot Sa e shemtut qe eshte kjo Kokpalari!!!!!

  6. valon says:

    Sigurisht qe sot do te protestojne rrugace si puna e Kokalarit dhe shpellaret me grupin SALI NON GRATA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje