“Open Balkan”, zbardhet agjenda e takimit në Tiranë

19 Dhjetor 2021, 16:00Politika TEMA

Tirana do të jetë qyteti mikpritës për takimin e radhës së Ballkanit të Hapur, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikun do të përfshi dhe Komisionin Europian.

Për 2 dite, të hënën dhe të martën e 20 dhe 21 Dhjetorit liderit e 3 vendeve të përfshira në këtë proces, kryeministri Rama, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar 5 marrëveshje.

Zaev dhe Vuçiçi të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve të tyre do mbërrijnë në Tiranë pasditen e të hënës. Ditën e parë është parashikuar një darkë zyrtare në një resort në qytetin e Elbasanit, i njëjti ku u zhvillua mbledhja e 2 qeveri Shqipëri-Kosovë, ku do jenë të pranishëm dhe një përfaqësues i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur. Të martën takimi do të nis në orën 9 në pallatin e Brigadave.

Ekipeve të 3 vendeve do t’i bashkohet dhe komisioneri për zgjerim Oliver Varhely online, si dhe drejtori i Ceftes Emir Djikic, si dhe Majlinda Bregu si Sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiç e Zaev është për kushtet për aksesin e lire në tregun punës.

Marrëveshjet e tjera kanë të bëjnë me: skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare,  për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndersjelltë për operatoret ekonomi.

Takimi i Tiranës mbyllet me konferencën e përbashkët për shtyp të 3 liderëve. Në ditën e parë të këtij samiti një pjesë e opozitës shqiptare e drejtuar nga ish-kryeministri Berisha ka lajmëruar një proteste përpara kryeministrisë kundër nismës ‘Open Ballkan’.

5 komente në ““Open Balkan”, zbardhet agjenda e takimit në Tiranë”

  1. dritan says:

    Sa per korigjim,… nuk thuhet nga ish kryeministri Sali Berisha por nga SHPELLARI SALI NON GRATA….

  2. IB says:

    Mos ja jepni voten ketij KM egoiste dhe tradhetar.

    1. Timi says:

      Pse plako, cfare ka tradhetuar?????

  3. alphade says:

    DRITAN, sa mire e ke thene !!!!!

  4. Loni says:

    Bravo Edi! Eshte koha te vrapojme para…qente le te lehin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje