Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale i ngritur nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, kanë publikuar rezultatin përfundimtar mbi pjesëmarrjen dhe votimin në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Në bazë të në një vendimi nga Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale, bëhet me dije se në votim kanë marrë pjesë 43,879 anëtarë të Partisë Demokratike.
Pro shkarkimit të Lulzim Bashës kanë votuar 43,385 anëtarë, ndërsa kundër kanë votuar 306 dhe 17 anëtarë kanë votuar abstenim. Të pavlefshme kanë rezultuar 171 vota.
Më tej shtohet se në bazë të këtij referendumi është ratifikuar vendimi numër 6 i Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Ta gezoni fitoren plebishitare dhe ti pini lengun.
Edhe nese eshte i ligjshem ky referendum Basha nuk shkaarkohet me cerekun e antaresise se PD se mesa dime antaresia e PD shkon mbi 200,000 antare
Unë mendoj se për nga mënyra e organizimit, shpejtësia në veprime dhe sidomos korrektësia shëmbullore që e ka shoqëruar këtë referendum, (ku vetë i madhi Nuk Noka numëronte dhe Gent Strazimiri shënonte ) duhet të pasqyrohet në botime prestigjioze relevante, për të shërbyer si model edhe për vetë OSBE në referendumet që mund të mbahen jo vetëm në Europë por dhe anë e kënd botës. Kjo arritje e madhe e Partisë së Lavdishme Demokratike e udhëhequr me urtësi dhe largpamësi nga demokrati më i shquar i kohës që jetojmë Dr. Prof. Sali Berisha do të shënohet si një gurë i çmuar në altarin e arritjeve madhështore në mbrojtjen e demokracisë të kësaj Partie. Poshtë Edi Rama dhe Peng- ish Kryetari Lulzim Basha! Përpara për fitorje të reja!