Një ditë nga takimi për ‘Open Balkan’ në Tiranë, Vuçiç: Do të lidhim popujt që të kenë një marrëdhënie më të ngushtë se në të kaluarën

19 Dhjetor 2021, 11:29Politika TEMA

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka komentuar takimin që do të zhvillohet nesër në Tiranë në kuadër të nismës ‘Open Balkan’.  Vuçiç është shprehur se ky takim do të sjellë shumë përfitime dhe se është e domosdoshme që të bashkohen edhe shtetet e tjera.

“Në besojmë se me këtë takim do të lehtësojmë jo vetëm lëvizjet për qytetarët , por edhe për biznesmenët duke ndihmuar në lëvizjen e mallrave.

Ne do të lidhim popujt tanë që të kenë një marrëdhënie shumë më të ngushtë nga ajo e kaluara”, ka thënë Vuçiç.

Tre liderët e Ballkanit që i janë bashkuar këtij projekti, presidenti i Serbisë Vuçiç , kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, kujtojnë se bashkëpunimi për të lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve do të nxisë tregtinë dhe rritjen ekonomike.

1 komente në “Një ditë nga takimi për ‘Open Balkan’ në Tiranë, Vuçiç: Do të lidhim popujt që të kenë një marrëdhënie më të ngushtë se në të kaluarën”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Hmmm mardhenie ‘te mira’ thote por harron se serbia eshte e mbushur me varreza massive dhe ky as qe kujtohet te kerkoj falje nga ana tjeter po armatoset. Nuk e kuptoj arsyen pse Rama takohet me kete person…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje