Basha mesazh për demokratët: Duhet të vazhdojmë rrugën! Qëllimi ynë, rrëzimi i Ramës

19 Dhjetor 2021, 15:41Politika TEMA

Vetëm pak pasi komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike publikoi rezultatet e një dite më parë për shkarkimin e kreut aktual të PD, Lulzim Basha dha një mesazh për anëtarët e Kuvendit Kombëtar.

Ai i falenderon për kontributin duke u kujtuar se e di që këto ditë nuk kanë qenë të lehta pasi kanë qenë në presion, ndërsa  thekson se duhet të vazhdojnë rrugën duke mirëkuptuar këdo që sot për shumë arsye ka mendime të tjera.

“Të nderuar anëtarë të Kuvendit Kombëtar, të dashur demokratë e demokrate!

Ju falenderoj me mirënjohje për kontributin tuaj, për angazhimin dhe përkushtimin për të ardhmen e Partisë Demokratike.

E di që nuk kanë qenë ditë të lehta për ju, e di që keni qenë nën presion, por më mirë se kushdo ju e dini se këtu nuk bëhet fjalë për fatin e një individi, por për fatin e PD-së.

Ne duhet të vazhdojmë rrugën tonë, duke mirëkuptuar çdo njërin prej nesh që sot, për shumë arsye kanë mendime të tjera, por askush nuk është i tepërt, të gjithë janë pjesë e familjes tonë. Unë kam dëgjuar çdo kritikë dhe natyrisht i mirëpres pa asnjë paragjykim, sepse ne të gjithë së bashku kemi vetëm një qëllim, një Parti Demokratike të fortë dhe rrëzimin e Edi Ramës.

Mirënjohje dhe respekt për secilin prej jush!”, mbyllet mesazhi i Bashës.

7 komente në “Basha mesazh për demokratët: Duhet të vazhdojmë rrugën! Qëllimi ynë, rrëzimi i Ramës”

  1. Taulant says:

    Ik o koqe me ty Rama eshte edhe 100 vjet ne pushtet.
    Mbaj pastruesat e godines se anetaret te ben te fala.

    1. Turp per dumbabistët says:

      Domethënë, po dha Rama doreheqjen, ky duhet te iki, sepse e mbaroi qellimim apo jo?
      U be Rama si mur. Rrezohet sot, rrezohet neser.
      He per he Rama është mur betoni. Me çfare do ta rrezosh? Me topa letre? Apo me pambuk?
      Me vota rrezohet Rama o kaqol, me vota.
      Pra puna eshte se qysh do marresh vota ti, tani që Berisha e ndau partine ne dy pjesë?
      Pra, Berisha, edhe duke vdekur, e terheq Partine Demokratike me vete ne varr.
      Si ka mundësi te jenë kaq rrota ndjekesit e Shurrtores se Saliut dhe te bien viktime e hartimeve Enveriste te Skypion Balliut?

  2. BABALE i pd says:

    Haaaa lule mos e rrezo Ramen te lutem mos
    Te kerkoshd te rrezoshe nje qeveri e zgjedhur me voten e shumices eshte bolshevizem deri ka punuar me Berrishen kuptohet je nje komuniste o lulushi

  3. Roberto says:

    Rames ti rruash sumen o Lule.TI ne 36 gusht do fitosh.

  4. kristi says:

    O Lyl ty po te heqin dhe qan hallin e Rames qe keshtu si jeni katandisur ju ai e ka te sigurt dhe nje 4 vjecar…. Ki kujdes se do te rrahin maloket e Saliut….

  5. Degelisi says:

    Objektivi I nje partie ne opozite eshte te filloj zgjedhjet dhe jo te rrezoj qeverin, ne raston konkrete Te rrezoj Ramen
    Basha duhet te besoj rregullat e demokracise

  6. xhoxhi says:

    O lul po si do ta rëzosh Ramën pa na thuaj?Ju nuk kenilënë gjë pa thënë për njëri tjetrin brënda partisë që tregon si ti dhe si Berisha jeni njerzit e krimit për shumë vite.Ju keni gjithë ato akuza ndërsa për Ramën nuk kemi dëgjuar gjë dhe shpifjet i ka fituar Rama në gjykatë.Para se të rëzoni Ramën duhet të shkoni të bashkuar si parti dhe jo si parti e shpartalluar.Të kam dëgjuar që thua vazhdimisht “Regjimi i Ramës!Këtë regjim ja keni dhënë ju me budallëkun tuaj duke mos hyrë në zgjedhje,duke djegur mandatet etj etj.Militanëtët që ke nuk e rëzojnë kurë Ramën.Atë e rëzoni kur ju të silleni si njerëz me kulturë dhe edukatë dhe jo si shkatërues.Partia nuk proteston kot më kot.Këtë punë e bëjnë sindikatat sepse ato e vuajnë qeverisjen e keqe dhe jo ju.Këtu në Greqi për 25 vjet nuk kam dëgjuar hajde të ngrihemi për të rëzuar qeverinë por deputetët opozitarë kërkojnë në parlament dorëheqjen apo votën kundër siç vepruan edhe die në parlament.Pastaj ti don të vish në pushtet Rrama don ta mbajë atë dmth kush mer vota më shumë sikur edhe një ai drejton qeverinë.Na thua se ne fituam më 25 prill por na i hodhi Rama.Zgjedhjet u pranuan nga ndërkombëtarët dhe nga USA me gjithë difektet ti thua fituam.Ti nuk je për këtë punë Lul dhe më vjen keq që mundohesh të rish me zor kryetar.Ty nuk të duan prandaj ikë dhe të dalë një tjetër që mund ta bëjë popullin për vete dhe kështu mundet të rëzohet Rama…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje