Berisha vërsul Martin Henzen: Problemi në Shqipëri janë antidemokratët Rama e Basha, ata po i vendosin zjarrin këtij vendi

20 Dhjetor 2021, 12:22Bota TEMA

Emigranti gjerman në Shqipëri Martin Henze, i prezantuar nga mediat e Sali Berishës fillimisht si njeriu i Angela Merkel pastaj si këshilltari personal i saj dhe me pas si strateg kryesor pranë CDU-së, shkruan se problemi në Shqipëri janë Rama dhe Basha, e jo Berisha.

Henze thotë se Rama e Basha janë zjarrvënësit e Shqipërisë.

Henze dhe Kokalari janë dy këshilltarët kryesorë të Berishës edhe pse ende nuk përcaktohet dot se kush është më shumë qesharak.

Postimi i Martin Henze:

Problemi në Shqipëri janë antidemokratët Rama dhe Basha. Korrupsioni është efekti i mungesës së pranimit, i shtetit ligjor dhe i demokracisë.

Por, akoma më problematikë janë oportunistët, Jorida, të cilët janë zjarrvënës të së ardhmes së Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje