Një dollar këmbehet me 17.5 lira, vlera më e ulët historike e monedhës vendase. Por presidenti turk Erdogan e thotë qartë, nuk ka kthim pas një politikën ekonomike:
“Nuk do të heqim dorë nga ekonomia e tregut të lirë. Nuk kemi ndërmend të bëjmë asnjë hap pas sepse nuk është e nevojshme. Këtë lojë ne do ta luajmë me rregullat tona.
Ata që dinë të kërkojnë vetëm rritje të normës së interesit, nuk e njohin as Turqinë dhe as botën. Me këto norma të ulëta interesi, me ndihmën e Zotit do të shikojmë që brenda pak muajve inflacioni do të shënojë rënie”.
Rregullat e reja të lojës Erdogan i shpalosi pas mbledhjes së qeverisë:
“Nëse interesi i fitimit nga depozitat në Lira është më i madh sesa rritja e kursit të këmbimit atëherë diferenca do të merret nga shteti. Nëse fitimi i interesit është më i ulët sesa rritja e kursit të këmbimit, diferenca do të kompensohet nga shteti.
Bankat nuk duhet të hezitojnë që tu japin qytetarëve kredi. Taksa e interesit të kreditimit do të rritet me 30% të cilën shteti do tua kthejë bankave sërish.
Kemi informacion se po mbahen poshtë jastëkut 5 mijë ton flori. Do të marrim masa që kjo sasi floriri të futet në sistemin financiar”.
Për të nxitur eksportet, presidenti turk njoftoi se do të ulen taksat për kompanitë prodhuese në industri dhe teknologji.
Mjere kolotripida e turkoshakeve se cdo te heq…… allah uakbar?
Ky presidenti turk mua me duket i cuditshem! Gjithd perendimin e ka kunder, mirpo populli e do dhe voton, madje ne grushtin e shtetit populli turk u be grusht rreth presidentit. Atehere i bie qe turqit si komb duhet te jene te vecante. Loja me liren turke keto kohe, nuk duhet te jete fenomen i brendshem.
Levizja e fundit financiare e presidentit Erdogan ka cuditur gjith boten. Kapitali financiar I Turqise i depozituar neper banka ju vihet ne dispozicion qytetareve turq me interesa shume te ulta. Kjo eshte nje levizje e padegjuar ne histori.
Ekonimia nuk behet me ndjenje apo politike. Kete beri komunizmi dhe deshtoi..
ky thotë se “do marrim masa që kjo sasi floriri të hyjë në sistemin financiar”,por askund nuk thotë se “do të sekuestrohet”!!
si keni arritur në këtë përfundim??
të marrësh masa që të hyjë në sistemin financiar,nuk do të thotë patjetër “të sekuestrohet”!!