Bashkimi Europian mbështet zyrtarisht projektin e “Ballkanit të hapur”.
Kjo është shprehur nga komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Europian, Oliver Varheleyi, gjatë fjalës së mbajtur në takimin që po mbahet në Tiranë.
Ai tha se “Ballkani i hapur” është një nismë që do të ndihmojë jo vetëm ekonominë, por edhe paqen në rajon, ndaj BE e mbështet atë.
Për këtë arsye, ai ka ftuar edhe tri vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që t’i bashkohen kësaj nisme.
“Unë jam nga Hungaria dhe kjo më jep një nivel më të afërt të kuptimit si mund të ndihmojmë Ballkanin.
Për të qenë i ndershëm kam qenë i prirur pozitivisht ndaj këtij propozimi.
Ju vazhdoni ta nxisni këtë nismë sepse rajoni kërkon që të jetë një i tërë sa i takon ekonomisë dhe shoqërisë.
Rajoni kërkon që të jetë bashkë, sikur jemi ne në BE.
Admiroj edhe faktin edhe sa e ndjeni këtë nismë. Ka qenë një nismë që vjen nga Ballkani.
Nuk është BE që doli me këtë nismë, por erdhi prej jush, tre aktorëve që shoh rreth tryezës dhe ju vazhduat të shtynit përpara edhe kur ne nuk arritëm që të tërhiqnim pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve, sepse ju kuptuat rëndësinë e tregut rajonal dhe mënyrën sesi mund të përshpejtojë integrimin ekonomik.
Ne mendojmë se ky është mesazhi më i mirë që rajoni mund të përçojë se jo vetëm se është gati për bashkëpunim rajonal, por po e bën.
Mund të më përfshini si mbështetës të Ballkanit të hapur.
I ftoj tre partnerët e tjerë t’i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal” tha ai.
“Më lejoni t’ju citoj zoti Rama, vetëm nëpërmjet tregut të përbashkët rajonal, Ballkani mund të rrisë 1/3 e prodhimit të brendshëm bruto.
2/3 e mbetur mund të arrihet përmes një përplotësuesi që është plani ekonomik i investimeve që është i ofruar nga Bashkimi Evropian.
Ju duhet të vazhdoni dhe tre të tjerët duhet t’ju bashkohen, pasi plani ekonomik i investimeve mund të rrisë PBB-në e rajonit vetëm nëse të gjithë janë pjesë e këtij plani”, vijoi ai.
Varheleyi theksoi se “Ballkani i hapur” është vazhdim i “Procesit të Berlinit”, duke përgënjeshtruar kështu zëra të tillë si Albin Kurti, që thotë të kundërtën, duke e përdorur si justifikim që Kosova të mos i bashkohet kësaj nisme.
Deklarata e zyrtarit të lartë të BE-së, tashmë rrëzon çdo justifikim, për vendet që nuk i bashkohen “Ballkanit të hapur”.
Aq më tepër që kjo nismë ka mrrë edhe mbështetjen e SHBA.
Deklarata e komisionerit ndërkohë është edhe një shuplakë për sharlatanët si Sali Berisha, që një ditë më parë doli të protestonte pikërisht kundër “Ballkanit të hapur”, madje deklaroi se do të rrëzonte çdo marrëveshje të kësaj nisme, kur ai të vijë në pushtet.
Jam kurioz te di ,keta te opozites qe kane qene dhe mender ministra te perjashtem dhe flasin me kopetence per kete teme kur kjo te pranohet gjeresisht nga te 6 vendet e ballkanit do kene kurajo te thone gabuam na falni.Mendoj se keta nuk kane bureri per te kerkuar falje,dhe nga Aldo idjoti nuk mund te pretendosh me shume.Ai te vej te japi sqarime per shkresen e gerdecit
S’do mend qe kushdo mbeshte nismat per bashkepumim e sidomos ne nje rajon si i yni ku kane mbizoteruar konfliktet dhe urrejtja. Bashkpunimi ssjell,njohje,zhvillim dhe paqe afatgjateper popujt ne pergjithesi.E shkuara e hidhur nuk duhet te behet pengese per ta pare njeri tjetrin nga istikamet dhe llogoret por duke hedhur urat e bashkpunimit dhe duke hequr barrierat qe na ndajne pergjithmone. Nese Serbia kaqellim keqperdorjen e “Open Ballkan” kjo vetem sa do e diskreditoje poziten e saj dhe do rrezikoje antarsimin e saj ne BE pasi do e nxirrte ate haptazi si vend destabilizues. Ata qe duan paqen dhe bashkpunimin nuk kane alternative tjeter vecse ti pergjigjen pozitivisht kesaj nisme qe ka marre edhe mbeshtetjen e hapur te SHBA-ve dhe Be-se dhe ktu e kam fjaen posacerisht per Republken e Kosoves qe duhet ti bashkohet sa me shpejt kesaj nisme pasi nuk kac’fare humbet perkundrazi. Kosova ne “Open Ballkan” eshte sprova me e madhe per qellimet e sinqeta ose jo te Serbise per bashkpunim te gjithanshem me vendet e Ballkanit Perendimor si e barabarte mes te barabarteve.
Ky hungarezi eshte filo serb dhe se rrunnper Kosoven. madje esh kritikuat
si mbajtes ane i serbeve, pa marr parasysh shkeljet e te drejtVe te njeriut ne Serbi
https://www.google.co.uk/amp/s/www.politico.eu/article/oliver-varhelyi-eu-commissioner-enlargement-western-balkans-serbia-human-rights-democracy-rule-of-law/amp/
Le te flasin ekspertet dhe te na sqarojn benefitet dhe humbjet per shqiptaret.
O genti ta paska shpelare trurin Vucic!!
si mund te mendohet qe ate qe se beri dot as SHBA as BE qe serbia te njohe Kosoven do ta benka Rama me “ballkanin e hapur”
Mendoje pak…. kthehu dhe lexoje marveshjen e vitit 2020 ndermjet Vucic dhe Kryeministrit Koti (Hoti) ne Shtepine e Bardhe me Tramp-in.
Vucici pranoi poshtrimin para Trampit por nuk pranoi qe Ne marveshje te permendet Serbia dhe Kosova por vetem Beogradi dhe Prishtina.
Perse Rama nuk i kerkon njohjen e Kosoves vllahut Vucic dhe pastaj ti hapim kufijte??? nese behet fjale per perfitim ekonomik atehere ne duhet ti hapim kufijte me Kinen , me te cilen nuk kemi asnje problem dhe jo me serbine apo jo ???
Dhe ne fund duhet te mesojme nga e kaluara…. a mund te me thuash nje marveshje qe Shqiperia ka bere me serbine qe nga viti 1912 dhe ne kemi dale te fituar…? si mund te besojme kaq symbyllur se serbia tani qenka e sinqerte per bashkpunim me vendet e baklanit… dhe nga kush nga Vucic minister i propogandes i Miloshevicit…
Zgjohuni o shqiptar !!
Albi ! Genti ka plotesisht te drejte. Problemi eshte tek ju qe nuk jeni te afte te kuptoni asgje ose nuk doni te kuptoni. Nuk ka shplarje truri ketu. Shplarjen e trurit po e bejne ata qe jane kundra duke ju thene se Serbia e madhe do sundoje ne Ballkan dhe plot brockulla te tjera qe besohen nga njerez si ty. Do e shikoni se si Albin Kurti do fusi bishtin nen shale dhe do ulet ne tavolinen e bisedimeve ose do largohet nga posti.
BE-se i intereson Ballkani i Hapur sepse nuk do qe keto vende te anetaresohen ne BE.
Fjalet ishin te Vaderdarth dhe jo te BE-se .I thane hë na thuaj
a je ti dakord dhe ai tha ë hë.
Janë këndellë minjtë e zgjebosur pro rus qe hanë bukën e germanit e i bejnë dua rusit. Ky po shfrytezon zbbrastësirën e kalimit te pushtetit ke Xha Scholz-i, por po sa ti përvjelë mengët Xha Scholz-i do i mbledhë ne qoshe dhe do tu tregoj se si Hansi rrjepë dashin ? ? ashtu si i tregoi USA dhe GB Manojllo Mikronit . Ai qe paguan edhe udheheqë vallen.
Në tavolinën e Ballkanit të hapur Kosa do marrë pjesë si një nga gjashtë Republikat e rajonit. Pra është hapi i parë që Serbia indirekt pranon se Kosova është republikë. Kaq mjafton, përveç benifiteve të tjera nga bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit.
Kosova, nëse ulet në tavolinën e Ballkanit të hapur, nuk është e detyruar të firmosë çdo kontratë me Beogradin, ajo ka të drejtë të mos pranojë atë ç’ka nuk i leverdisë. Pra ka të drejtën e lidhjes së kontratve bilaterale. Një kontratë që nuk i leverdis me Serbinë nuk e lidh, por me vendet e tjera të rajonit mund ta lidhë. Ky është një përfitim goxha i madh për Kosovën.
Për derisa BE ti japi të drejtën e lëvizjes së lirë, pa viza, të paktën kosovarët mund të lëvizin të lirë në gjashtë vendet e rajonit.