Sheiku hyn në histori si pasojë e divorcit, do t'i paguajë vlerën marramendëse ish-bashkëshortes

21 Dhjetor 2021, 14:27Lifestyle TEMA

Sheiku miliarder 74-vjeçar dhe gruaj e tij, princeshë Haya 47-vjeçare kanë vendosur t’i japin një fund mjaft të kushtueshëm martesës.

Sheiku duhet t’i paguajë gruas  një shpërblim prej 640 milionë dollarësh.

Sipas medieve të huaja, gjykata britanike njoftoi shumën më të madhe të vendosur ndonjëherë në dosjet gjyqësore të vendit.

Në veçanti, kreut 72-vjeçar të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe do t’i duhet të paguajë një shumë prej 251.5 milionë paund (rreth 300 milionë euro) për gruan e tij të gjashtë, Princeshës Haya të Jordanisë, 47 vjeç.

Gjithashtu sheiku  duhet t’u japë 2 fëmijëve që ka me princeshën, Al Jalila 14-vjeç dhe Zayed 9-vjeç, një total prej  290 milionë paund  (më shumë se 340 milion €) për të mbuluar shpenzimet e tyre, për tu ushqyer dhe arsimuar.

Sipas gjykatës, princesha Haya ” nuk kërkon kompensim për veten, por për sigurinë e jetës së saj” si edhe shpërblim  për t’u kompensuar për pasuritë që humbi pas zgjidhjes së martesës.

Haya kërkon t’i shpëtojë ndikimit të tij

Gjatë dëshmisë së saj para gjykatës, e cila zgjati gati 7 orë, Haya ka deklaruar se kërkonte një shumë të madhe parash që ajo dhe fëmijët e tyre të shpëtonin nga ndikimi i sheikut.

Ky vendimi është zhvillimi më i fundit në serinë e gjyqeve që filluan  kur princesha shkoi në Britani në prill 2019 nga frika për sigurinë e saj, pasi nisi një lidhje romantike me një nga truprojat e saj, ndrësa një muaj më vonë kërkoi divorc nga bashkëshorti.

4 komente në “Sheiku hyn në histori si pasojë e divorcit, do t’i paguajë vlerën marramendëse ish-bashkëshortes”

  1. Klaus says:

    Sa e forte kjo gjykata britanike….urdheron udheheqesin e nje vendi tjeter te paguaje per nje martese qe nu ka asnje vlere juridike ne Britanine e Madhe. Kjo eshte arroganca e ish perandorive. Shpresoj qe sheiku tu thote qe ta fusin ne bythe vendimin.

  2. Tropojani says:

    a e dini qe kjo princesha para se te ikte ka ngrene dreke te nje restaurant shqiptar ne gjermani

  3. anticensurë ??? says:

    600 mln dhe marramëndëse??
    kur të tjerë kanë dhënë miliarda??

  4. Pontiac says:

    Princesha e tradheton sheikun me bodigardin e saj, pastaj e hedh ne gjyq ne nje vend tjeter dhe fiton gjysem miliardi paund! ahahhahaha

    C’lidhje ka nje gjykate britanike te merret me divorcet e shtetasve te shteteve te tjera… juridikisht 0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje