Shkelmoi derën e selisë për tu futur Berisha, PD kallëzon penalisht Fatjon Dautin

21 Dhjetor 2021, 14:55Politika TEMA

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht shtetasin Fatjon Dauti si personin që ndërmorri akte dhune në selinë e Partisë Demokratike.

Në një njoftim për mediat, PD thekson se pas analizës së pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precedent të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të PD-së.

Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave.

 

2 komente në “Shkelmoi derën e selisë për tu futur Berisha, PD kallëzon penalisht Fatjon Dautin”

  1. american16al says:

    Nuk kuptoj nje gje qe nje person me precente te tille lihet te livadhise i lire??!!!….
    Ai duhet arrestuar dhe mbyllet ne burg., ku eshte shteti..??!!!

  2. Asllani says:

    Ky I shkret Geshtenj e papjekur mbeti Su poqe njehere
    Luli Sali Virusi duhet te Largohen nga PD
    Nje tjeter duhet te ngrej PD,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje