Nga Blendi Kajsiu
Kuvendi i 18 dhjetorit dhe protesta e fundit e organizuar nga Berisha kundër nismës Open Ballkan shënuan fundin e luftës brenda PD-së. Kjo luftë prodhoi dy parti që duket se do jenë në betejë të vazhdueshme më njëra – tjetrën, PD dhe PB (Partia e Berishës). Por kjo tashmë nuk është një luftë e brendshme e PD-së por një seri betejash me një parti që do ta sfidojë atë vazhdimisht nga jashtë.
Përtej shpresave dhe pritshmërive të berishistëve doktori nuk mundi ta rrëzonte Lulëzim Bashën. Foltorja e tij prodhoi entuziazëm dhe shpresë tek një pjesë e mirë e demokratëve por nuk arriti të ri-merrte Partinë Demokratike dhe aq më pak të ri-kthente Berishën në kryetar të PD-së. Lëvizja Berisha mund ti marrë PD-së një pjesë të mirë të anëtarësisë, ndoshta edhe shumicën, por PD-ja sado e rrudhur tashmë mbetet në duart e Bashës.
Futja e foltores në hullinë juridike dhe pelegrinazhi i trishtë i Berishës në selinë qendrore të PD-së ku shpërthen dyert e sallave janë tregues të dështimit të lëvizjes së tij. Juridikisht Berisha e ka të vështirë të fitojë betejën me Bashën në gjykatë. Mënyra se si ai e organizoi kuvendin e 11 dhjetorit ishte thellësisht politike, ndaj nuk kishte asnjë logjikë juridike.
Mjafton fakti i thjeshtë që formulari për mbledhjen e firmave për kuvendin nuk është certifikuar nga asnjë institucion i Partisë Demokratike, thjesht është printuar nga kompjuteri i doktorit, për të kuptuar absurditetin juridik të Kuvendit të 11 dhjetorit. Përveç peticioneve, që nuk kanë asnjë fuqi juridike, çdo mbledhje firmash me efekt juridik, qoftë për mbledhje kuvendi apo organizim referendumi, duhet të certifikohet para dhe pas procesit të marrjes së firmave nga institucionet përkatëse.
Për të bërë një paralelizëm të thjeshtë, unë si qytetar apo organizatë nuk mund të nxjerr një formular nga kompjuteri im dhe të dal në rrugë e të mbledh firma për të kërkuar referendum kombëtar. Së pari, më duhet të paraqitem në KQZ, institucioni përkatës në këtë rast, ku miratohet formulari me kërkesën përkatëse për mbledhjen e firmave. Përndryshe procesi nuk ka legjitimitet juridik. Dhe këtë e dinë mirë juristët e doktorit, si Arben Ristani, që ka meritën e të qenit kryetar i KQZ-së që miratoi formularin e mbledhjes së firmave për referendum të nismës qytetare Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) në vitin 2012.
Vetëm kaq do mjaftonte për ta rrëzuar juridikisht Kuvendin e 11 dhjetorit. Pa përmendur paradoksin llogjik se doktorri pretendon t’ia marrë PD-në pengut të Ramës në gjykatën që sipas tij është e Ramës. Pra nëse lëvizja Berisha nuk ka asnjë shans ta marrë PD-në jurdikisht aq më pak ekziston kjo mundësi politikisht në gjykatë.
Natyrisht që kritikët e Bashës me të drejtë mund të pretendojnë që as Kuvendi i 18 dhjetorit nuk ishte legjitim, sepse aty nuk u arrit kuorumi. Dhe ndoshta kanë të drejtë. Dhe ndoshta gjykata mund të rrëzojë jo vetëm Kuvendin e 11 dhjetorit por edhe atë të 18 dhjetorit nëse mungonte kuorumi.
Ama rrëzimi i Kuvendit të 18 dhjetorit nga gjykata, për mungesë kuorumi (nëse ndodh), nuk e rrëzon Bashën si kryetar, thjesht e detyron atë të organizojë një tjetër kuvend. Ndërkohë rrëzimi nga gjykata i Kuvendit të 11 dhjetorit, dhe i referendumit qesharak të 18 dhjetorit, certifikon humbjen e betejës së Berishës për të marrë PD-në nën kontroll.
Gjullurdia propagandistike e Berishës i ka hutuar aq shumë mbështetësit e tij saqë ata ende nuk kanë kuptuar se juridikisht kuvendet e 11 dhe 18 dhjetorit nuk janë aspak simetrike. I pari është një event ku ndoshta tepron logjika politike (pjesëmarrja) por mungon tërësisht logjika juridike (procedura) ndërsa i dyti është një event ku tepron logjika juridike (procedura) por ku ndoshta mungon logjika politike (pjesëmarrja). Gjykata operon me logjikën juridike dhe jo atë politike. Ajo është arbitër i procedurës dhe jo i betejës politike dhe propagandistike të numrave.
Ndaj në këtë pikë lufta e brendshme në PD ka mbaruar. Tashmë fillon lufta e jashtme mes PD-së dhe PB-së. Kjo e fundit është një lëvizje politike që është e destinuar të legalizohet si parti më vete ose të të tretet bashkë me liderin e saj. Përpjekja e Berishës për ta mbajtur lëvizjen e tij si strukturë paralele dhe informale përbri PD-së është e destinuar të dështojë.
Përveç berishistëve real, që e dashurojnë vërtetë doktorin, një pjesë e mirë e mbështetësve të tij e ndjekin sepse besonin që nëpërmjet tij do hiqnin qafe Bashën më 18 dhjetor. Teksa bëhet e qartë se Berisha nuk mund ta largojë Bashën nga drejtimi i PD-së, por thjesht mund të rrudhë këtë të fundit, miti i Berishës që fiton do fillojë të zbehet. Nëse ai nuk mund dot pengun e dobët Basha si do mund pengmarrësin e tmerrshëm Rama?
Në këtë moment aftësia e tij për të krijuar “revolucion” apo lëvizje popullore do zbehet gjithnjë e më shumë. Në fakt kjo aftësi nuk ka ekzistuar kurrë. Është një mit që Berisha e ka krijuar tek PD-ja dhe mbështetësit e tij. Nëse ai nuk ishte i aftë të prodhonte lëvizje popullore për të rrëzuar Fatos Nanon në vitin 2004 me lëvizjen “Nano ik”, përse do prodhojë lëvizje popullore në vitin 2022 për të rrëzuar Edi Ramën?
Ndaj ideja se Berisha do ta rrëzojë Ramën me protesta do bëhet gjithnjë e më qesharake. Protestat e tij kundër Ramës tashmë do shërbejnë thjesht për të tërhequr vëmendjen nga dështimi për të marrë nën kontroll PD-në. Si gjithmonë ai do ta fsheh dështimin e tij nën gjullurdinë e protestave, sepse sikurse ka vërejtur me të drejtë kolegu Arlind Qorri, ai është zoti i gjullurdisë.
Në këto kushte lëvizja Berisha mund të mbahet gjallë në termin afatmesëm dhe afatgjatë vetëm duke i ofruar mbështetësve të saj pushtet. Dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet legalizimit dhe pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Në çdo rast, qoftë si lëvizje informale qoftë si parti e legalizuar PB-ja do shërbejë si patericë sa e Ramës edhe e Bashës.
Dhe kjo është ironia monumentale e Partisë Berisha (PB). Ajo nuk rresht së akuzuari Bashën dhe Ramën kur në fakt është patericë e të dyve. Nëse Berisha dje e mbante Bashën në krye të PD-së duke e mbështetur, sot e betonizoi duke e sulmuar. Kuvendi i 18 dhjetor 2021 është në fakt e vetmja fitore reale politike e Lulëzim Bashës.
Në vend që të largohej nga PD-ja si humbës i zgjedhjeve të 25 prillit ai sot legjitimohet si kryetari që e çliroi PD-në nga berishizmi dhe nga anti-amerikanizmi. Ndërkohë reduktimi i PD-së nga përplasja me Berishën dhe vazhdimësia e tij në skenën tonë politik është jo vetëm justifikim për humbjet elektorale të Bashës nesër por edhe një dhuratë e madhe për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.
Blendi! E ke trajtuar shume mire.
Shyqyr qe po lexojme nje artikull te shkruar si duhet, nga nje analist me gjykim te paanshem, real, dhe që u permbahet fakteve.
Qofte ata qe shkojne mbrapa Berishës, qofte ata qe i thurin lavdi Ramës te bejnë per te vjellë.
Se kur do ta kuptojnë dumbabistët qe Berisha i bën nder Ramës, vetem nje zot e di.
Perpara burgut dhe Ramës kryeminister, Berisha ka zgjedhur qe “me mire te jete Rama kryeminister”.
Keshtu që ata dumbabistët e shkretë qe i vë Berisha të bertasin Rama-ik, duhet ta kuptojnë qe shqyejnë gurmazin kot.
Ja nje analize brilante, e ftohte ne logjike dhe e mprehte ne fakte, por edhe ky vleresim i sakte.
Bravo!
Nuk të bie fjala përtokë! Sinqerisht të lumtë…
Analize e sakte,respekte.
Doktori e di mirë këtë , po ç’të bëjë , kështu që bën atë që ka në dorë ,PRESIONIN , ndaj Bashës t’a detyrojë t’ë japë dorëjeqje duke hapur kështu rrugën për vehten e tij ose të ndonjë KUKULLE tjetër BESNIKE për t’ë marë drejtimin e partisë dhe kjo është rruga më e shkurtër .
Rruga tjetër është ajo e krijimit të partisë të vërtetë demokratike PVD apo të partisë demokratiketë vërtetë PDV , kjo rrugë më e gjatë , se do regjistrohet në gjykatë , do hyjë në zgjedhje t’ë marë sa t’ë marë mandate , me që thotë se Luli s’ka mbështetje nuk do marë asnjë mandat e natyrisht do shkrihet si parti , atere i lind e drejta e RITHEMELIMIT apo BASHKIMIT , pra shkurt të presë 2025-ën !
Sa për rrëzimin e Ramës ,duhen KOKRAT në parlament , s’ma ha mëndja se Doktori e ka haruar kur MBUREJ në parlament, me KOKRAT e XHUVELIT !
E para herë që të qëndron logjika dhe fjala (gabimet drejtshkrimore vazhdojnë).
Blendi, ska ku të shkojë më mirë e më bukur.
E qarte.
E sakte.
Teresisht e vertete.
Nje analize e pjekur plot qytetari.
Bravo,bravo,shume saket. Berisha do turperohet,Basha do jete ne krye te PD.
Seshte doktori qe nuk rrezoi Bashen eshte nje sistem drejtesie i krijuar vetem te fus ne burg doktorin.
Artikull exelent. Bravo Blendi sot i je afruar Frrok Cupit ne shkrim. Me nje fjale Floriana delirantes ne qiellin e 7_ te po i ngrin buzqeshja histerike, ne buze,
Mendoj
se artikulli qendron
te teresine e tij
ne argumentimin
Juridik
por kur futeni
ne gjykimin
politik gjerat jane
shume me ndryshe.
Berisha
si mjeshter I intriges
sulmoj
pikerishte partine e tij
ne planin pragmatiste
se nuk ka aq kohe
ne ate afatgjate.
1- E vetmja
mundesi reale
qe plaku ne hall
te krijonte nje parti
te kamufluar ishte kjo.
2- Ne kete menyre
ai kerkon te evitoj
qe ne embrion
nje gotitje
jo me pak te rende
se Non Grata
te ketij grupimi
nga SHBA.
3-Me kete veprim
kamuflon
nje nje grupe intelektualesh
dhe deputetesh naiv
ose te korruptuar
qe jane bashkengjitur
te cilet nuk mund ti
bashkoheshin pervec
se ne kete menyre.
4- C’frytezoj pakenaqesite
e shume personave
si ne strukturat drejtuse
dhe ato te bazes
se PD kunder
kryetarit aktual.
5- Tani nuk ka mundesi
te thyej
as edhe nje dere tjeter
ne seli,
dhe as hedhjen e ndonje
molotovi ne bulevarte
se nuk mund
te fshihet me mbas Lulit.
Mund te tentoj
te vendos vetem nje cader
ne sheshin e selise
gje te cilen Luli
s’mund ta lejoj.
6- Testimi ne bulevard
qe beri nuk
ishte me shume per SHBA
se per spakun.
Keshtu qe do endet
ne zullumin
e vete
sa ta theras ky I fundit.
Për Skënderbegasin. Pa u futur në përmbajte, për të cilën nuk shpreh ndonjë gjykim negativ, doja të thosha se po të kishe qenë vërtetë beks, nuk do ta kishe kaluar as vitin e parë për arsye të gjuhës shqipe. Ne kemi pasur mësuese të klasit të parë në këtë drejtim dhe nuk do të ta falnin vitin me kaq shumë gabime. Kritikë miqësore.
Prandaj historia
eshte nje mori deshtimesh
se merret me korigjim gabimesh ortografike.
Noli e shkruajti
dy here historine
e Skenderbeut
jo per gabime ortografike
por ne librin e pare
ra preh e nje prifti
fallcifikator italian.
(Shkrime historike te Aleks Budes)
Mund te kesh marr
mesim gjuhe
ne ate shkolle
por emri si komentues “Historiani” nuk perkon.
“Ortografiku” do ishte zgjedhja me e
goditur.
Dashamiresishte.