Fotot brenda burgut: Lefter Koka, i burgosuri VIP në paraburgimin e 313

21 Dhjetor 2021, 18:47Politika TEMA
Fotot brenda burgut: Lefter Koka, i burgosuri VIP në paraburgimin e 313

Lefter Koka po kalon ditë të vështira. Po bëhet një javë, që kur policët i vunë prangat në shtëpinë e tij në Durrës. Ish-ministri po qëndron në qelitë e paraburgumit tek 313. Akuza është e rëndë. SPAK thotë se ai ka marrë ryshfet 3.7 milion euro për inceneratorin e Elbasanit.

Lapsi.al ka siguruar disa foto nga paraburgimi në Tiranë. Ish-Ministri i Mjedisit është duke bërë disa ushtrime gjimnastikore. I vetëm në ambjentet e ajrimit, përpiqet të mbajë trupin në formë, nëpërmjet disa lëvizjeve më shumë.

Izolimi në qeli ka një ndikim jo të mirë për fizikun. Orët e fiskulturës përveçse janë të nevojshme për trupin, bëjnë mirë edhe për gjendjen emocionale të të burgosurit.

Për Lefter Kokën nuk mungon trajtimi i veçantë. Drejtuesit e institucionit e kanë lejuar të dalë i vetëm në ambjentet e ajrimit. Siç duket nga pamjet, në ambjentet e ajrimit mungojnë të burgosurit e tjerë.

Burime nga burgu 313 që nuk pranuan të indentifikohen thanë se Koka është një i burgosur model dhe ka krijuar një marrëdhënie të mirë me gardianët.

Nuk dihet se sa do të zgjasë qëndrimi i tij në paraburgim, por sipas ligjit, një ditë në paraburgim llogaritet si një ditë e gjysëm e ditëve të dënimit definitiv.

2 komente në “Fotot brenda burgut: Lefter Koka, i burgosuri VIP në paraburgimin e 313”

  1. Baulant Talla says:

    Per ato miliona Euro te avulluara nga ato Inceneratoret une dhe Timonier Rama nuk dijme gje…i ka gllaberuar ky Koka per hesap te vet!

  2. Mona Kokelopa says:

    He se po i fut nje vrap me Berishen dhe Liken se ata jane stervitur per kete dite duke notuar ne det ose rafting ne kanionet e Skrap-karit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje