Basha thirrje prokurorisë: Trafikanti kërkohet në Britani, por u pa në selinë e PD, arrestojeni!

21 Dhjetor 2021, 15:09Politika TEMA

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për mediat  ka reaguar lidhur me episodin e dhunshëm sot ku një shoqërues i ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkelmuar derën e sallës ku bëhen mbledhjet e Këshillit.

Basha pohoi se Fatjon Dautaj është në kërkim nga drejtësia britanike për trafik droge, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë që ta arrestojë.

“Kjo qeveri ka bërë keq e më keq këto muaj. është bërë pengesë për hetimin e inceneratorëve. Duhet të ishte pjesë e hetimeve, edhe media, që iu është mbyllur goja për lekët që ka marrë. këto janë para të shqiptarëve. në vend që të merremi me vjedhjen e shekullit, të shohim në pranga anëtarët e kabinetit, dorëheqjet e kreut të qeverisë dhe vënien e tij para drejtësisë, dot po merremi prape me Sali Berishën.

I cili nga dëshpërimi për dështimin e një lëvizje false, po zbrazet mbi dyert e PD, i shoqëruar nga eksponenti i krimit të organizuar, siç është Fajton Dautaj, një prej narko –trafikantëve në Britani. Në prani të një familjari të tij, ish-punonjës i Policisë, Dritan Berisha. Asi është i kërkuar nga agjencia britanike dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë, që ta shqyrtojnë praninë e tij. Ja ku e kanë, e kërkojnë në Angli, por është në selinë e PD, duke shkelmuar derën e PD. Ky informacion do iu përcillet organeve ligjzbatuese. hyrja e dhunshme në zyra, vetëm ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës, që e lexuan dje.

Dëshpërim që vjen nga fakti se e ka kuptuar se nuk është pakicë, por i vetëm. I ndjekur nga një pakicë e çuditshme që e kanë urryer gjithmonë, që shpresojnë që të kapin ndonjë copë, dhe nga një pjesë e demokratëve të zhgënjyer. Më lini ta them fare qartë; PD i ka mundësitë që të mbrojë integritetin e institucionit të saj, nëse dikush kërkon që të përdhos institucionin. PD i kërkon prokurorisë që të arrestojë Fatjon Dautaj, se kërkohet si narko-trafikant në Britani.”, tha Basha.

3 komente në “Basha thirrje prokurorisë: Trafikanti kërkohet në Britani, por u pa në selinë e PD, arrestojeni!”

  1. Sara says:

    bravo Luli…
    po vazhdove keshtu qe perrallave t;’u pergjigjesh me fakte Jo Saliun, qe ka marre fund po edhe Edin, qe eshte ne kulmin e fuqive, e hodhe per dy vjet…

  2. shqiptari boston says:

    Jepi Lule tregoi te gjitha .
    Le ta marrin vesh te gjithe idiotet qe u vijne mbrapa me ke kane pasur te bejne.
    Kjo tregon edhe njehere me shume se llumi juaj ka te sosur.

  3. Taulant says:

    O Luli je me trafikant ti se ai militanti.
    Vetem gjate epidemis u pasurove me 4 vila.
    Po Tojota Yaris ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje