Lulzim Basha për darkë me Erion Veliajn dhe Taulant Ballën? PD i përgjigjet portalit të familjes Berisha

21 Dhjetor 2021, 17:26Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar pas një lajmi të publikuar nga portali i familjes Berisha, sipas të cilit kryedemokrati Lulzim Basha ishte takuar për darkë në një hotel në Tiranë, me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetin socialist Taulant Balla.

Mirëpo sipas një njoftimi për mediet, lajmi është i pa vërtetë.

Sipas zyrës së shtypit të selisë blu, mbrëmjen e kaluar së bashku me gruan, Basha ishte për ngushëllim në familjen Hysenbelliu.

“Shpifjet e Syrit të Sali Berishës vazhdojnë edhe sot, me lajme të sajuara turpshëm dhe që synojnë të fshehin të vërtetën që sot e di çdo demokrat, që Sali Berisha po tenton të dëmtojë PD për interesin e tij personal.

Kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, nuk kanë qenë në asnjë takim apo darkë në hotel ‘Prestige’, por kanë qenë atje për ngushëllim në familjen Hysenbelliu, për shkak të ndarjes nga jeta të kryefamiljares së tyre të shtrenjtë.

Degradimi i një media personale për hallin personal të Sali Berishës shfaq edhe njëherë përpara çdo demokrati dhe qytetari shqiptar, se vendimi i Partisë Demokratike për të zgjedhur të ardhmen dhe për të lënë pas të shkuarën, është interes madhor i demokratëve dhe Shqipërisë”- thuhet në njoftimin e PD-së.

6 komente në “Lulzim Basha për darkë me Erion Veliajn dhe Taulant Ballën? PD i përgjigjet portalit të familjes Berisha”

  1. Dauti says:

    Po keta katunaret e malokut NON GRATA jane debila! Po pse ca te keqe ka te vene ne darke? Or malok te qelbur po shqiptare jane le te vene ne darka e dreka. Kur bejne politike eshte dicka tjeter. Ptuuu rrac muti.

  2. ben. says:

    O lule, po u bere gazi i botes o mavri.
    Njehere te dalin 5004 delegate per 1950 karige.
    Tani na del se shkon per ngushellim ne 12 te nates.
    Vari leshte.

  3. Mashtruesi i lindur ne Vicidol says:

    Lajmi i fundit eshte se Saliu eshte me barre .Pret te pjelli kerric kesht qe Zeni behet me vella te vogel.
    Harruam te permendim se ai qe ka palluar Saliun quhet Sorros.

  4. Permet says:

    Pse cfare ka po te ulen ne tavoline dhe te bisedojne?Apo tradhetojne. Mentalitet i vjeter i te berit politike. Prandaj jemi dhe do mbetemi shume mbrapa civilizimit perendimor.

  5. Qënka këthyer BABALJA nga SPECIALIZIMI , ka nisur punë në “SYNET TV” !

  6. ROBI says:

    Cfar te keqe ka o mamluk,Shqiptar jane jo armiq.Komunistat nuk na u ndane edhe ne demokraci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje