Turqia vendi i 9 që prodhon vaksinën antiCovid, Erdogan: Do ta shpërndajmë për të gjithë njerëzit

23 Dhjetor 2021, 08:53Bota TEMA

Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca bëri me dije se vaksina vendase Turkovac ka marrë miratimin për përdorimin urgjent të saj kundër koronavirusit.

Kërkesa për autorizim urgjent për vaksinën e zhvilluar në vend të COVID-19 Turkovac iu dorëzua Agjencisë Turke të Medikamenteve dhe Pajisjeve Mjekësore muajin e kaluar.

Koca e konsideroi këtë një lajm shumë të mirë dhe deklaroi se vaksina do të përdoret dhe shpërndahet masivisht duke filluar nga java e ardhshme.

Miratimi i vaksinës u përshëndet dhe nga presidenti Erdogan, i cili u shpreh se Turqia është vendi i 9 që prodhon një vaksinë antiCovid. Ai premtoi se do ta shpërndajë atë shumë shpejt për njerëzimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje