Muli qetëson demokratët për ndalimin e Zenit në Zvicër

24 Dhjetor 2021, 18:13Antena TEMA

Dje në mbrëmje disa portale në Shqipëri njoftuan se disa dëshmitarë të linjës Tiranë- Zurih kishin parë Zenin të shoqëruar nga autoritete të aeroportit për në një dhomë aty afër.

Pasi u dha lajmi, u desh një orë që Zenit ë njoftonte se ishte çështja se duhet të bënte një test të shpejt Covid, i cili zgjat 15 minuta.

Kohëzgjatja e tepërt në përgjigje ngriti shumë dyshime dhe gjithë telefonatat ranë mbi Mulin, ngaqë Doktori ishte në një studio në intervistë dhe nuk e mësoi lajmin.

Fillimisht Muli u shqetësua për vete.

Mediu ka ik, Zeni po ikën, me siguri do ndodhë ndonjë hata me këtë dosjen e Gërdecit, mendoi.

I binte telefonit të Zenit, dilte i fikur.

Po të ishte për test covid, s’kishte pse e fikte.

Kështu i shqetësuar për gati një orë, ai përballoi gjithë fluksin e demokratëve të shqetësuar, derisa u shfaq sqarimi i Zenit.

Pas kësaj, Muli shpërndau një njoftim për demokratët:

“Të dashur demokratë!

Lajmi për ndalimin e Zenit është sajim i dyshes Basha- Rama.

Zeni ka një udhëtim zyrtar në Zvicër, ku do të pritet nga disa personalitete të shquara europiane, të cilët do t’i shprehin atij solidaritetin ndaj ndëshkimit të padrejtë që i ka bërë Sorosi duke e futur në listën e zezë të SHBA si njeri që ka përfituar nga fondet shetërore në Shqipëri dhe ka shantazhuar drejtësinë.

Sapo e mori vesh këtë, dyshja Rama- Basha njoftuan policinë zviceriane dhe i thanë që aty po udhëton një njeri i rrezikshëm, që është në kërkim në SHBA.

Pas kësaj policia e ndaloi dhe e mori në pyetje.

Kur mësuan kush ishte, policia kërkoi falje dhe drejtori i policisë së aeroportit e shoqëroi me veturë të tij deri në qytet, duke e ftuar dhe për darkë, bashkë me drejtorin e bankës ku Zeni ka paratë.

Ata folën për bashkëpunimin e vjetër mes tyre dhe planet për të ardhmen.

Pas darkës, Zeni mori në telefon dhe më tregoi sa këndshëm e kishte kaluar, por nuk flsite dot në telefon në sy të tyre, pasi do ta pyesnin ata me kë fole dhe nuk iu thoshte dot që foli me mua”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje