Southampton mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme në Premier League, aty ku mposhti 2-3 në transfertë West Ham.
Protagonist në këtë sfidë për Southampton, ishte edhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja. Ky i fundit, fitoi penalltinë për golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 61, e cila u shndërrua në gol nga Ward Prowse.
Broja pasi mori një top në mesfushë, u shkëput në drejtim të portës kundërshtare dhe pasi u fut në zonë, ndaj tij kishte ndërhyrje të parregullt, nga ana Craig Dawson. Gjyqtari fillimisht dha goditje nga këndi, por pas konsultimit me VAR, akordoi penallti.
Shqiptari vazhdon të shfaqë talentin e tij në një kampionat të madh siç është Premier League dhe falë paraqitjeve të tij më Southempton, ka fituar zemrat e tifozëve.
Krenaria e Kombit
Po nuk pati demtime,do behet nga me te miret ne Europe,ne rrolin e tij.Eshte vetem 20 vjec,shikoheni mbas 2-3 vjetesh cfare lojtari i madh do te jete.Shqiperia me Brojen,Bajramin,Kunbullen,Baren,do heci shume perpara se jane te gjithe shume te rinj.Nuk e kuptoj pse nuk theritet nje lojtar si Salihi i Hajdukut,eshte lojtar qe ka qene me Shpresat tona,dhe eshte shume me i shpejte dhe me efikas,se Roshi ose Uzuni.A do i thote njer Rejas te therrase dhe Hendi Prengen,qe eshte nje qendermbrojtes fantastik dhe shume i forte.