Izraeli, sulm ajror ndaj portit sirian

28 Dhjetor 2021, 21:50Bota TEMA

Izraeli ndërmori të martën një sulm ajror në portin kryesor të Sirisë, Latakia, i dyti i këtij lloji brenda muajit, tha ushtria siriane, duke i vënë flakën zonës së ë kontejnerëve ku dy burime të portit thanë se Irani mbante municione.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite nuk pranoi të komentonte duke thënë: “Ne nuk komentojmë mbi raportimet e huaja.”

Njoftimet zyrtare siriane nuk përmendnin viktima. Një burim me dijeni për operacionet e portit tha se sulmi goditi një zonë kontejnerësh ku ishin ruajtur ngarkesa të mëdha municionesh iraniane që kishin mbërritur muajin e kaluar.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA citoi kreun e ekipit të zjarrfikësve të Latakias të thoshte se kontejnerët e vënë në shënjestër në sulm kishin vajra dhe pjesë këmbimi për makineritë dhe makinat.

Izraeli ka kryer sulme të shpeshta kundër, siç shprehet, objektivave iraniane në Siri, ku forcat e mbështetura nga Teherani të udhëhequra nga Hezbollahu i Libanit janë dislokuar gjatë dekadës së fundit në mbështetje të presidentit Bashar al-Assad në luftën civile të Sirisë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz, duke vizituar një bazë të forcave ajrore izraelite nuk foli për incidentin specifik të martën, por paralajmëroi se vendi i tij nuk do të lejonte që Irani të përdorte Sirinë për të kërcënuar Izraelin.

3 komente në “Izraeli, sulm ajror ndaj portit sirian”

  1. Laberia ime says:

    Cfare do kishte ndodhur sikur Rusia te kish bombarduar ndonje porte te huaj. !?

  2. Lym Kepi says:

    Nqse bota perendimore nuk do ti denonte keto sulme, nuk do beheshin gjithmone ne festa te fundvitit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje