VIDEO: Protestuesit australianë i venë flakën parlamentit të vjetër

31 Dhjetor 2021, 10:45Bota TEMA
VIDEO: Protestuesit australianë i venë flakën parlamentit të

Ish-ndërtesa e parlamentit të Australisë në kryeqytetin Canberra u shkrumbua nga protestuesit gjatë një demonstrate për sovranitetin e aborigjenëve, popullatës autoktone australiane.

Askush nuk u lëndua nga zjarri, i cili përfshiu dyert e hyrjes së Parlamentit të Vjetër përpara se të shuhej. Dhuna në protesta në këtë shkallë është e rrallë në Australi, por shpërthimet janë bërë më të zakonshme gjatë pandemisë.

Kryeministri Scott Morrison dënoi dhunën, duke thënë se Australia nuk funksionon në këtë mënyrë .

“Jam i neveritur dhe i tmerruar nga sjellja  e australianëve të cilët i vunë zjarrin një simboli të tillë të demokracisë në këtë vend,” tha ai.

Punëtorët brenda ndërtesës u evakuuan shpejt  ndërkohë policia ka nisur një hetim .

Parlamenti i Australisë u zhvendos në një ndërtesë të re pak larg në Capital Hill në vitin 1988, por Shtëpia e Parlamentit të Vjetër ka mbetur si një muze dhe vend i trashëgimisë kombëtare.

More footage of people watching as a fire consumes the front entrance to Old Parliament House in Canberra. Police and other agencies will have lots of footage to work with as they investigate. pic.twitter.com/xwbhlpB5zM

— Siobhan Heanue (@siobhanheanue) December 30, 2021

2 komente në “VIDEO: Protestuesit australianë i venë flakën parlamentit të vjetër”

  1. Kalec Dega says:

    Ishte Kryeministri Australian i pari qe i vuri zjarrin demoktacise ne Australi.

    Kete nuk jua tregon Merololi

    Lol

    Zelanda e Re apo Korea e Veriut?

  2. patrioti says:

    Ore kalec , po kujt i plasi ne Shqiperi per Australine , qe nuk na lidh asgje prej gjeje me kete shtet , me mijra kilometer larg ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje