Khamenei kujton Soleimanin: Trump, në koshin e plehrave të historisë

1 Janar 2022, 21:25Bota TEMA

Udhëheqësi suprem fetar i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të shtunën se ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili urdhëroi vrasjen e gjeneralit iranian Qassam Soleimani, do të harrohet në koshin e plehrave të historisë pasi të paguajë çmimin për vrasjet e kryera në mbarë botën.

Soleimani, një ish-komandant i detashmentit elitar të Gardës Revolucionare iraniane u vra në sulmin ajror amerikan më 3 janar 2019, pranë Bagdadit.

Në prag të përvjetorit të dytë të vrasjes, Khamenei u takua me familjen e Soleimanit.

Me atë rast ai tha se Soleimani u bë model për të rinjtë në rajon.

“Vrasësit e Qassam Soleimanit, duke përfshirë Trump dhe të tjerët si ai, do të harrohen në koshin e plehrave të historisë pasi të paguajnë çmimin për vrasjet e kryera në mbarë botën,” tha Khamenei.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kishin ikur nga Afganistani dhe po kryenin stërvitje ushtarake në Irak dhe u bëri thirrje autoriteteve dhe njerëzve irakianë që të mendojnë me kujdes për këtë.

 “Fronti i rezistencës po përparon në Jemen. Armiku nuk shpreson për një të ardhme as në Siri. Frontet e rezistencës në të gjithë rajonin kanë gjithnjë e më shumë shpresë,” tha Ajatollah Khamenei.

2 komente në “Khamenei kujton Soleimanin: Trump, në koshin e plehrave të historisë”

  1. american16al says:

    Si do qe te ishte Trump i mire apo i jo, callmat nuk moren fryme sa ishte ai ne pushtet, tani u jane rritur puplat e u ka ardhur zeri ..!

  2. Nardi says:

    Trampi te futi gishtin o hajdar dhe tani luan golf per qejf te palles vet, ti vazhdon deliron. Halldup

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje