OKB: Shpallja “non grata” e zyrtarit rus në Kosovë s’është legjitime

2 Janar 2022, 13:07Rajoni TEMA

Organizata e Kombeve të Bashkuara përmes një njoftimi zyrtarë ka reaguar pas vendimit të Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla për të shpallur “non grata” një zyrtarë rus të UNMIK-ut në Kosovë, duke e quajtur këtë vendim jo legjitime.

Sipas zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Djuarric, UNMIK-u nuk ka pranuar nga autoritete e Kosovës asnjë njoftim në lidhje se një zyrtar rus i këtij institucioni është shpallur person i pa dëshiruar.

“Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është e parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it, UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Për Djuarric, çdo shqetësim në lidhje me një anëtar të personelit të UNMIK-ut duhet t’i adresohet udhëheqësisë së Misionit në mënyrë që UNMIK-u ta trajtojë këtë çështje në përputhje me statusin, privilegjet dhe imunitetin e UNMIK-ut dhe personelit të tij.

“UNMIK-u dhe selia e OKB-së po marrin masa adekuate për të garantuar sigurinë e stafit dhe po merren me autoritetet relevante në këtë çështje”, përfundon komunikata.

Ndryshe Kryediplomatja kosovare, më 31 dhjetor njoftoi se me kërkesë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është shpallur “non grata” në Kosovë një zyrtar rus i UNMIK-ut, shkaku i veprimtarive të dëmshme të tij, të cilat kanë cenuar sigurinë kombëtare.

Gërvalla ka theksuar se një lidhje me këtë vendim ishin njoftuar edhe institucionet ligj-zbatuese dhe autoritete përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.

6 komente në “OKB: Shpallja “non grata” e zyrtarit rus në Kosovë s’është legjitime”

  1. valon says:

    Keshtu eshte kur behet ministre e jashteme nje zgardaballe si kjo injorante….

  2. vlora.vlora says:

    Fakti qe kosova s eshte pranuar akoma ne OKB s do te thote qe duhet t ju mari doren juve ,dhe si shtet i pavaruar ka te drejte te vendose ,se kush perben rrezik apo jo per shtetin e tyre

    1. Asd says:

      Problemi eshte me i komplikuar. Ndihma vjen ne forme paketi dhe ka qellime te percaktuara me kontrate dhe nuk ben dot “naze”; Pra po s’te pelqeu punetori, te heqin edhe shkallen.

  3. Bubuzhel Berati says:

    Nuk e kuptojne qe nuk jane shtete dhe nuk kane te drejte te veprojne si nje shtete sovrane nuk duan ta kuptojne qe jane nen rrezoluten 1244 pjese e territorit Serbe nen drejtimin e okb

  4. Niku says:

    OKB harron se ne Kosove, ka te beje me nje popull turkoshak, injorant, tribal, mesjetar, qe nuk kupton se c’jane ligjet dhe rregullat… Ligji i shpellave…(!!!???)

  5. zhaku i pamposhtur says:

    Bravo qe duan te perzene ruset ,dihet qe reset punojne per ta kthyer kosoven nen serbi.ne tetor Kosova perzuri edhe dy ruse te tjere .ate qe nuk kuptoj une eshte fakti perse u bedojne reserve poste qe nderlikojne apo minojne rrugen evropiane apo te NATO-s per nga eshte drejtuar Kosova.. ata nuk jane budallenj ti perzene sepse u teket nstyrisht qe I kane kapur me shkelje dhe shume mire bene qe u dhane ‘non grata’..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje