VIDEO: Rama publikon pamjet nga ceremonia e vendosjes së flamurit shqiptar në OKB

4 Janar 2022, 19:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga ceremonia e vendosjes së flamurit shqiptar në OKB.

Ceremonia vjen pasi Shqipëria është anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, mandat të cilin e mori nga 1 janari i këtij viti.

“Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB. Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës”, shkruan Rama në Facebook.

Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

Duke filluar nga 1 janari 2022, Shqipëria për dy vjet rresht do te jete në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të OKB për menaxhimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore.

Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara është një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare për vendin.

2 komente në “VIDEO: Rama publikon pamjet nga ceremonia e vendosjes së flamurit shqiptar në OKB”

  1. SPQR says:

    Ky nuk eshte flamuri shteteror, duket qarte qe forma dhe permasat e shqiponjes, sidomos qafa, nuk jane ato te percaktuara me ligj! Duket me shume si dragua, sesa shqiponje! Dikush duhet te mbaje pergjegjesi!

    1. Tahipi says:

      Pularia e rilindjes vazhdimisht shtron veze dhe rrit varietete te ndryshme shqiponjash. Mendja pjellore e kryemartistit krijon perdite kryqezime te reja me kafshe te tjera ca te verteta dhe ca fantazioze. Varet nga numri i vizave qe merr ate dite. Thuhet se se shpejti do te nxjerre edhe shqiponjen gay per qejf te Aleksit. Se si do ta beje se kam idene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje