Teksa varianti i ri i koronavirusit Omicron po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të kuptuar nëse je i infektuar me mutacionin e ri apo jo.
Dhe kjo, sepse tamponët e shpejtë nuk po e kryejnë më detyrën e tyre. Sipas ish-drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Europiane të Barnave Guido Rasi thotë se mutacioni i ri i virusit Sars-Cov-2 mund t’i shpëtojë më shpesh testeve të shpejta.
“Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë tona si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike”, u shpreh ai.
Rasi vuri theksin edhe te fakti që tamponët e shpejtë antigjenikë janë “të pandjeshëm” për ta kapur praninë e virusit dhe për këtë arsye janë jo të besueshëm.
Sipas gazetës italiane “La Stampa”, 40% e testeve të shpejta japin përgjigje “fals negative”, që do të thotë se testi del me përgjigje negative edhe pse personi është i infektuar. Kjo është arsyeja pse, sipas ekspertit, marrja e tre dozave të vaksinave bëhet edhe më e rëndësishme.
Haha esht False tapi test prandaj merrni booster?
Njerezit me dyndhe me tre po infektohen dhe vaksina shkurt te.mbron Pak.
Ather per car duhet doza e tret?
Qe te marrin bonuset kta pseudo shkenctar?
Erdhi koha qe doli sheshit.mashtrimi me vaksinat, vec imunitet natural na mbron dhe ska doktor dhe epidemolog ne bote ta kundershtoj.
Njerez te vaksinuar ne cdo shtet mbi 80 perqind te infektimeve ditore,imunitet NGA infeksioni pothuajse zero.