SHBA presion Gjermanisë: Mbyllni Nord Stream2, nëse Moska sulmon Kievin

6 Janar 2022, 09:34Bota TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken thekson nevojën që Gjermania të mbyllë gazsjellësin e ri Nord Stream 2, nëse Moska sulmon Kievin.

“Nga këndvështrimi ynë, është shumë e vështirë të shihet rrjedha e gazit përmes atij tubacioni, për ta parë atë të bëhet funksional, nëse Rusia rinovon agresionin e saj ndaj Ukrainës”, tha ai, së bashku me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, në një vizitë në Uashington.

Blinken theksoi gjithashtu se “disa mund ta shohin Nord Stream 2 si levë që Rusia mund ta përdorë kundër Evropës, por në fakt, është një levë që Evropa duhet ta përdorë kundër Rusisë”.

Në takimin me ministren e  Jashtme gjermane, sekretari amerikan njoftoi se u diskutua edhe për Kinën, për të cilën të dy vendet bien dakord për rëndësinë e koordinimit transatlantik.

“Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord për rëndësinë e koordinimit transatlantik për Kinën, sepse ai paraqet një sfidë të rëndësishme për vlerat tona të përbashkëta; ndaj ligjeve, rregullave dhe marrëveshjeve që nxisin stabilitetin, prosperitetin dhe lirinë në mbarë botën”.

1 komente në “SHBA presion Gjermanisë: Mbyllni Nord Stream2, nëse Moska sulmon Kievin”

  1. Niku says:

    Mbyllni gazin e Rusise, se do t’ju sjell une gaz sa te doni nga Amerika me “cmim te arsyeshem”, thjesht 4-5 here me te larte… Ju s’kini problem, sepse humbamenot fukarenj do ta paguajne, juve thjesht do te mblidhni parate… Rendesi ka qe te luftojme “rusin e keq”… Si thua Mero, je dakord…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje