Besnik Mustafaj ka bërë një shkrim për protestën e nesërme në selinë e PD-së.
Ai i ka bërë thirrje Sali Berishës të shmangë dhunën dhe të mos bjerë në kurthin e Lulzim Bashës.
Shkrimi i Mustafaj
Prej disa ditësh, herë me shqetësim e herë me përçmin flitet për blindimin e dyerve si dhe të dritareve të katit të parë të selisë së Partisë Demokratike. Po ashtu është folur, madje edhe nga njerëz publikë, për ngujimin brenda kësaj selie të një çete njerëzish të armatosur, të paidentifikuar, shkurt fjala, të rrezikshëm.
Gjatë orëve të fundit, nëpër rrjetet sociale, mandej edhe nëpër mediat televizive kombëtare, u shpërnda një numër i bollshëm fotografish dhe videosh jozyrtare nga mjediset e brendshme të kësaj selie, ku shihet qartë se të gjitha këto thashetheme ishin krejt të vërteta. Dyert janë blinduar ashtu si dhe çeta e njerëzve me kapuçonë të zinj të paktën deri të enjten në mbrëmje vonë ishin aty brenda. Vetëm armët e tyre nuk i pamë. Ma merr mendja se kanë qenë të shumtë ata, që nuk i kanë besuar këto fjalë përsa kohë nuk kishin parë fotografitë dhe videot. Unë kam qenë njëri prej tyre. Sado që e vrisja mendjen, nuk i gjeja një kuptim politik një veprimi të tillë.
Por nuk i gjeja as ndonjë përligjje njerëzore një veprimi të tillë. Fakt është se lajmërimi i dërguar në protokollin e Partisë Demokratike nga Komisioni për Rithemelimin e PD – së për të liruar selinë deri më 5 janar kishte njëfarë toni ultimativ. Por, as në tekstin e asaj shkrese, të cilën e kam lexuar me vëmendje dhe as në deklarimet publike të anëtarëve të këtij Komisioni, përfshirë këtu edhe Berishën, nuk kam vënë re ndonjë shenjë kërcënimi, qoftë edhe të tërthortë, për integritetin fizik të Lulzim Bashës apo të ndërtesës së selisë. Por edhe sikur të kishte kërcënime të kësaj natyre, Basha është me ligj nën mbrojtjen e Gardës së Republikës.
Po atëherë nga farë ka frikë ai? Çfarë synon të mbrojë kështu? Profesor Artan Fuga e quajti “çmenduri”. Edhe vetë Berisha, një fortifikim të tillë nga brenda të ndërtesës, e cila shërben si seli e Partisë Demokratike, e quajti “shprehje të një njeriu me çrregullime mendore”. Parë nga ana psikologjike, siç e sheh një profesor apo nga pikëpamja patologjike, seç e sheh një mjek, ndoshta të dy kanë të drejtë. Duke parë rezultatin, unë për veten time do të thosha se Lulëzim Basha po sillet sikur po mbron një fetish.
Me dashjen apo pa dashjen e tij, ai po ia del të mbjellë më së pari te demokratët, por edhe në mbarë opinionin publik perceptimin e selisë së partisë si një fetish. Një situatë e tillë çon në vërshimin e emocioneve duke mbytur arsyen. Shumë antropologë europianë, që po zbulonin Afrikën e kolonizuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, përshkruajnë përplasje të përgjakshme midis bashkësive vendore në atë, që ata e quajnë “lufta e fetisheve”.
Basha duket se është përfshirë plotësisht në këtë lloj “lufte”. Gjithçka bën ai me grushtin e mbështetësve të vet ka tharmin e provokimit për ta tërhequr edhe kundërshtarin në këtë fushë të minuar. Mua, të paktën, kështu më duket. Shpresa ime është që Komisioni për Rithemelimin e Partisë, personalisht Berisha dhe moria e demokratëve të zgjuar, të mos bien në këtë kurth. Nuk ka asnjë arsye që ata ta shohin selinë e partisë, domethënë dhe marrjen e saj, si një fetish. Ata janë në valën e ngritur të një procesi mirëfilli politik.
Ata sigurisht që kanë plotësisht të drejtë kur selinë e partisë së tyre e shohin si një simbol. Pra, kanë plotësisht të drejtë kur e kërkojnë. Por rëndësia e simbolit është aq sa është. Kuvendi i 11 dhjetorit me vendimet që mori e realativizon shumë rëndësinë e simbolit duke vendosur në qendër legjitimitetin. Protesta e 8 janarit në oborrin e selisë, shpresoj unë, do të shërbejë vetëm si një rast kuptimplotë, ku mijëra anëtarë të Partisë Demokratike do t’i tregojnë edhe një herë Bashës se ai e ka humbur përfundimisht legjitimitetin dhe se, pa demokratët, zyra ku është fortifikuar nuk ka asnjë vlerë politike. Legjitimitetin nuk ta jep ndërtesa, kjo dihet.
Me vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit si dhe me referendumin e 18 dhjetorit, i cili vulosi njërin nga më të rëndësishmit e këtyre vendimeve, legjitimiteti ka kaluar tërësisht në anën e Komisionit për Rithemelimin e Partisë. Ne, demokratët, presim që ky Komision të vazhdojë me dinamikë të lartë zbatimin e këtyre vendimeve, pa humbur kohë dhe energji nëpër beteja simbolike, të cilat në fund të fundit shërbejnë vetëm për të ushqyer kureshtjen e një publiku të caktuar. Po mbushet muaji nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe ky komision ka një bilanc fort të varfër.
Për shembull: ne ende nuk kemi një kalendar të punëve, që presin të kryhen gjate nëntë javëve të ardhshme. Më kryesorja e këtyre punëve është pa dyshim fushata zgjedhore në Parti, e cila duhet të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit të ri. Kështu, legjitimiteti i përkohshëm i Komisionit do të kalojë në instancat e vërteta politike, të cilat do ta çojnë Partinë Demokratike në lartësinë e dëshiruar për rolin e saj përpara shoqërisë shqiptare dhe kombit.
Ky komision duhej të na kishte treguar tashmë se ka një kuptim të ndërtuar dejtë për rithemelimin e partisë, i cili është një koncept thellësisht politik, i provuar herë me sukses e herë jo te shumë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Europiane, por krejt i ri për historinë politike shqiptare të pluralizmit demokratik. Pra, ky komision ka përpara një punë fort komplekse dhe shumë të madhe, madje të jashtëzakonshme, e cila nuk duhet lejuar kurrsesi të katandiset në një zëvendësim të thjeshtë njerëzish në krye të strukturave vendore apo qendrore të partisë.
Ndryshimet e kryera në statut gjatë Kuvendit të 11 dhjetorit e kanë çelur mirë rrugën për rithemelimin. Tani e deri më 22 mars është një periudhë e shkurtër për ta bërë realitet këtë rithemelim. Fushata e zgjedhjeve është rasti i përshtatshëm për të shpalosur sa më shumë alternativa programore përmes debatit ideologjik, politik e organizativ, që do të udhëhiqet natyrshëm nga kandidatët, sado që ne nuk i njohim ende këta kandidatë.
Vetëm përmes aksionit politik, të drejtuar nga ky Komision, Partia Demokratike do ta shmangë kurthin e fetishizimit të selisë. E përsëris: do mbajtur mirë parasysh se ndërtesa nuk mishëron në vetvetë asnjë legjitimitet. Legjitimitetin e mishërojnë njerëzit e mandatuar nga Kuvendi i Partisë, siç ndodhi për bukuri më 11 dhjetor. Në vazhdim, çlirimi i selisë do të vijë natyrshëm pak nga pak. Fetishi, që po përpiqet të ngrejë Lulzim Basha, nuk çon larg.
Protesta e 8 janarit ka aq rëndësi sa ç’i takon. Unë besoj se e kam kuptuar drejt Berishën kur thotë se do të jetë një protestë paqësore. Vetëm duke qenë paqësore ajo e merr rëndësinë e saj. Çdo përplasje e dhunshme do të ishte vetëm e dëmshme për të gjithë demokratët dhe do t’i shërbente qëllimit absurd të fetishit.
Si eshte e mundur te kete qene minister i jashtem ky njeri? Niveli intelektual i ketij njeriu nuk kalon kurre mbi kufirin e nje brigadieri arash. Thjesht pse ka qene nje spiun ordiner i sigurimit te Partise, te shkoje kaq lart, sa dhe minister!
Nuk eshte mire te besh krahasime, por lexova dhe shkrimin e Prec Zogajt tek Panaorama. Nje ndryshim si nata me diten nga pikpamja e vlerave. Sidomos nje ndarje si me spate persa i takon boteve qe i perkasin. Ky fshatar trupin ka ne kete vend, kurse zemren ne Moske. Ndersa Preci tregon shkoqur qe eshte nje intelektual brilant, i sinqert ne cdo fjale.
O Besnik i ISML(INSTITUT I STUDIMEVE M-L)Saliu nuk ka nevoje per keshillat e tua.Ai eshte babai i dhunes.Kete ka bere per 30 vjet
Thone qe njeriun e zbukuron dhe fjala. Lezova fjalen e tij(te Mustafajt) dhe pashe nje…urith.
o zoti besnik saliu eshte hajdut dhe kriminel keshtu qe me mire vritet se sa te qendroj ne burg po dhe ju me shume te tjere si saliu jeni
eshte frikacak maloku i vucidolit dhe nuk ja mban te krijoje dhune se SHBA ja pret koqet e fishkura fare ,me keq se ja ka prere
Salii dhe Lili eshte mire te largohen nga ai vend, sepse ajo eshte e ushtrise qe e vodhet ju
Cfare flet more zoti ish Minister, zoti shkrimtar, soti DEMOKRAT prej fillimit.
Sali Berisha ne shtator 1998 kur u terhoq e nguju ne seline e PD-se , basgke me ty besoj, brenda godines kishte arsenale me arme, ne oborr te selise kishte tanke, mbi to to nuk ishte Vojo Kushi , por Lumneshet, Sali Lushet, Izet Haxhite & co. Dhe luli e di si mbrohet PD-ja. E ka mesuar nga Baca SALI.
Por jeni te mashtruar.
Ne godinen SHQUP nuk ka vetem dyer te blinduara por ka dhe vendosje MINASH te cilat ne rast rreziku, PD-ja zyrtare mund ti perdor per te krijuar distance nga “ARMIKU” qe te mos bjere ne duart e tyre se perndryshe sic ka thene KOMANDANTI SALI i pret nje fund i tmerrshem.
Ndaj si c do ushtri qe kur nen sulem detyrohet te terhiqet ben dhe shkaterrim te asaj qe le pas,
Ky informacion eshte i sakte. GODINA ESHTE E MINUAR. Per ndryshe askush nuk dika asgje nga lufta dhe aq me keq se si do e bente BERISHA. Tung . Flasim neser pas shperthimit.
Besnik Mutafaj, ti je një skrrajë, dmth pa nerva, pa kollonë vertebrale. Ti kurrë nuk do t’ju afrohesh shkrimtarve dhe poetve të Kilit, Argjentinës, Spanjës, që në kohen e diktatures pranuan vdekjen dhe kurrë pajtimin me diktatorët, dhe sot konsiderohen dhe janë të pavdekshëm. Ti je një legen sahan-lëpirës, ti je një karrocë plehu dhe keshtu do kujtohesh në historinë e Shqiperisë. Pt’huuuu, shkerdhatë e Mustafajve, ” i bëj thirrje Berishës, ti largohet dhunës dhe provokimeve, dhe të mos bijen në kurthen e Bashës “, vertetë ti je një shkerdhatë. Besniku i Partisë, kush bëri provokimet dhe kush bëri krimet në vitin 1997…!! Pse u vranë mbi 200 djem në Malsi të Gjakovës….!! Kush i vrau 4 Shqiptar në mes të Tiranës dhe në mes të ditës perpara K/Ministrisë….!! Besnik muti, kush shkaktoj gjenocidin e Gerdecit, ku u ekzekutuan gati 30 Shqiptarë dhe u rrafshua një fshat komplet, pa qënë në luftë….!!!! Ty qelbësirës së Mutafajve, po ta kujtoj një proverb Francez që thotë : Më mirë mbylle gojen e mos fol, dhe njerëzit mund të mendojnë që ndoshta është budallë, se sa të flasësh dhe mos të lësh asnjë dyshim që je vertetë një budallë”. Pra, ti kolaboratori i tradhetarit të kombit Sali Berisha, më mirë mos ha mut, se se sa të hashë dhe të mos lësh asnjë dyshim që je një kaçall.
O patriot, por cfar thua or aman, or te keqen, po di gje zotrote pse dha doreheqjen ky si minister ë?? ë?? , po keta sa here flasin kuterbojne era hale akoma.
Kalemxhi i pështirë!
Bën politikë nga maja e malit, nga e ka origjinën.
Jep këshilla të bëhen plane për zgjedhjen e “kryetarit të partisë”, megjithse dihet mirëfilli kush do jetë kryetari.
KOT SPO SILLET VËRDALLË, SI I HAZDISUR ANEMBANË SHQIPËRISË PËR HALLIN E MADH QË KA.
PER C’FARE DEMOKRATET E KE FJALEN MERE BOSHIBAZUKE I BALLIT TE PD.A NUKE E ZGJODHI BERISHA LULIN KRYETARE TE PD ???? PO KURE U ZGJODHE NGA BERISHA ,KU ISHE TI ??? DHE TANI DO TI JAPI MENDE UJKU CAKALLIT SE SI FUNKSIONON DEMOKRACIA. QE TE FUKSIONOJE DEMOKRACIA ,SALI KERRMA DUHET QE TE PRESI ME LIGJE VENDIMET E GJYKATES ,DHE JO TE FILLOI LUFTEN KUNDER NJERI TJETERIT ,SEPSE I VIKA KEQE PER DEMOKRACINE .OOOO SHURRA QE S’TE LANE KEMBET .PO 32 VITET KU ISHIT JU QE PRETENDONIT SE DO TE SILLNIT DEMOKRACINE ???? PERSE NUKE U PRISKA EDHE NJE MUAJ QE TE JAPE VERDIKTIN ORGANET KOPETENTE TE SHTETIT ???.APO JENI MESUAR TE KOMANDONI PA ZBATUAR LIGJET ,DHE NJERZIT TE PAGUAJNE HARACIN TEKE BEU SALI SI NE KOHEN E MUSHKONJAVE TE LUSHNJES.
Këta akoma s’kanë kuptuar se lindja e PD në 91, jo vetëm ishte një lindje çezariane, por solli në jetë një krijesë hibride, dhe mbi të gjitha me deformime të theksuara gjenesh. Si tu a shpjegosh këtyre hajvanëve që, në momentin kur marrin një penë e një letër për të shkruar , nuk vënë trurin në punë por sumën . Të vazhdosh edhe pas 30 vjete përplasje, pas 30 vjete gjakosje, pas 30 vjete lincim kundërshtarësh e mediash, të merresh me Saliun është njësoj sikur ti biesh murit me kokë e të mos shohësh xhungat që të krijohen në ballë. Po le ta marrim të mirqene idenë e tyre (.hanal-dhisteve), që sipas tyre Saliu ka mbështetje prandaj është brenda objektivit dhe arsyes. Ok . Po mire more karagjozë, çfarë do të thotë që ti sjell 2,3,4, mijë vetë per miting ? Po kaq mund të sjellë edhe ai tjetri që mban çelësat e bunkerit. Idiote të gjitha vendeve bashkohuni. Këto gjëra i zgjidh vetëm gjykata, o ufo , o primitivë ,… Atëherë i bie që sa herë ti teket njërit apo tjetrit, mbledh ca vetë në një fushë sporti, dhe thotë : ej, lerome pak zyrën se e dua unë. Unë uroj që
me gjithë mend nesër, këta jashtë dhe ata brenda, të marrin çfurqe dhe sëpata e të sakatohen mes tyre. Në fund të fundit kjo është mendësia e tyre. Prandaj dhe etiketohen si shpellare. Asgjë nuk ka për të ndodhur. Kjo për ta qetësuar këtë hajvanin Mustafajin. Saliu nuk ka as 10 % të atyre që kanë votuar Lulin në zgjedhjet për kryetar. Sepse u bie të ketë një logjikë tjetër. Ti ( Sali) na thua ta votojmë, ne e votojmë. Ti na thua mos e votojmë, ne nuk e votojmë. Me një fjalë “delet që i merr përpara” .
Edhe ti Besnik je nje funderrine njelloj si idhulli yt patriot krimineli Sali Berisha. Jeni mashtrues te medhenj e shpirtzi.
Na mbyti politika tropojane, ku paskan qene me ne krye Sali Berishen; e perlyen e ate vend e ata njerez!
O Zot, sa I peshtirë ky vemja! Zagar I fisit TP.
Përfundimisht të gjithë tropojanët duhet të kalojnë dyfish teste për ti pranuar në punë,më reaksionarë se të gjithë zonat e tjera shqiptare.Mustafaj turpi qoftë i joti,O komunisti tropojan i institutit te nexhmije hoxhës.
Shihni kë mbështet për të marrë vesh se çfarë trush ka ky mi-litant medemek intelektual. Pale, për të thënë se ç’është Basha, merr si të mirëqena thëniet në rang psikologu katërqind karat të Fugës dhe si të një mjeku të saktë thëniet e Berishës. Dhe më e bukura e këtij medemek intelektuali është se Berishën nuk e sheh as në konflikt interesi për përcaktimet “shkencore” kundër armikut të tij.
Sikur ky Besnik Mustafaj te lexoje vetem komentet e:
Loni pe Kolkondasi, Llaf Dibre, Emigranti, Emigrante, Student, Patriot pa deshire, Shefqet Cela, Rexha 10, Shqip, Lida, A jemi me shqiptare dhe Ms,
atehere ky nuk duhet te shkruaje me sepse ekspozohet qe ka qene turpi i institucioneve shqiptare ku ka shqerbyer.
O Beso , po si mund te ketë vlerë ligjore , juridike , politike a quaje si të duash ,një referendum i bërë nëpër KAFENE e QEBAPTORE dhe në fund na nxjer një fituese që quhet FOLTORE ?!!!
Me këto që shkruan ti dhe ai KRYEFOLTORISTI tall bythën me ty dhe nuk t’i beson !
O patriot, por cfar thua or aman, or te keqen, po di gje zotrote pse dha doreheqjen ky si minister ë?? ë?? , po keta sa here flasin kuterbojne era hale akoma.
Jeni karta te djegura te gjithe. As me dhune dhe as pa dhune nuk e merrni dot PD.
O Mustafaj ti je per tu pergjegj ne gjykate per urrejtje te demokrateve e per perkrahje te Berishes sepse ky ka qen i korruptuar si berisha me pare. Ky tani thot mos me ba dhune e ne anen tjeter perkrah dhunen e banditeve te Berishes.
O Besnik pabesia,
Ku te pikon çatia,
Sa te thirri Saliu,
Vajte por si miu,
Keshtu vajte ke Nexhmia,
Kur te therriste partia,
Mbete lo..qe pa yndyre,
Edhe burre pa fytyre
Besniku ,thjesht njenjeri ne sherbim te Berishes.Corben e prishur te ngrene ne guzhinen e tij,po e vjell.