PD i bën thirrje Policisë të ndërhyjë: Sali Berisha po rrezikon jetën e drejtuesve më të lartë

8 Janar 2022, 12:58Politika TEMA

Partia Demokratike i ka bere thirrje policise se shtetit qe te nderhyje ne nje moment qe protesta e Sali Berishes ka arritur ne nje pike qe vete ish kryeministri ka hyre brenda selise dhe mbeshtetesit e tij po thyejne me sende te forta dyert dhe dritaret brenda godines.

“Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë..

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!”, thekson PD ne reagimin e saj.

Deklarata e PD

Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë..

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!

I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje