"Luftë për pushtet", Berisha nxin PD-në ndërkombëtarisht

8 Janar 2022, 17:05Politika TEMA

Sali Berisha shkundi sot partinë që themeloi 30 vite më parë. Mbështetësit e tij shqyen dhe shkallmuan dyert e partisë duke u futur brenda dhe shkatërruar gjithçka që u doli përpara në katin e parë, teksa në të dytin ndodhej kupola drejtuese e PD-së zyrtare.

Pas thirrjes së Lulzim Bashës, policia e shtetit ndërhyri duke larguar protestuesit me gaz lotsjellës. Mbi 30 janë protestuesit e shoqëruar.

Pas tre orës protesta u mbyll, por vetëm për sot, theksoi Sali Berisha që u shpreh i vendosur për të vazhduar aksionin.

Jo vetëm te fqinjët, por protesta bëri jehonë në mediat botërore që i kushtuan hapësirë dhunës dhe vandalizmit që tronditi selinë e PD-së.

“Policia hodhi gaz lotsjellës kundër protestuesve në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë në opozitë që ndodhet në një luftë për pushtet” shkruan “Reuters”.

“Sali Berisha u përjashtua nga partia vitin e kaluar pasi Uashingtoni e ndaloi atë të hynte në Shtetet e Bashkuara për korrupsion” shkruan “Euronews”.

“Jerusalem Post” thekson se “Gjatë trazirave të së shtunës, mbështetësit e Berishës përdorën çekiç për të thyer dyert”. Gjithashtu “Washington Post” ka pasqyruar lajmin.

“Incidente të rënda” i cilësojnë mediat greke që shtojnë se “kriza në Partinë Demokratike të Shqipërisë ka shkaktuar shqetësim të përgjithshëm”.

Ditën e sotme pas më shumë se tre orësh protestë dhe dhunë, Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra.

1 komente në ““Luftë për pushtet”, Berisha nxin PD-në ndërkombëtarisht”

  1. ben says:

    Te me falin lexuesit e TEMA-s po duhet ta them se a ka me idjjote te tjre qe kerkojne qe ti shkojne mbrapa nje krimineli ordiner si Salih Berisha?
    Eshte e turpshme qe te shikosh stacionet e huaja te lajmeve te tallen me ne.
    Ky maskara epik duhet te kishte qene me kohe i mbyllur ne cmendine ose ne burg. Edi Rama po sakrifikon tere rreputacionin e shtetit shqiptar per hir te karrikes se tij, pasi e di qe sa kohe qe populli te shikoje Salihun duke shkaterruar, kurre nuk do ti besoje dhe ti jape voten opozites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje