Partia vdiq, rroftë Sali Berisha që e vrau!

9 Janar 2022, 09:30Politika TEMA

Sali Berisha, me maskë, me syze, rrethuar nga badigardët e tij, i vetmuar në shkallët e Partisë Demokratike pas shpërndarjes për më pak se pesë minuta të të gjithë mbështetësve që për dy orë kishin mbajtur të rrethuar selinë qëndrore të partisë, ishte imazhi më i trishtë i revolucionit të tij dhe që shënoi një nga ditët më të zeza të historisë së PD-së. Ashtu, i vetëm, Sali Berisha ishte si një imazh i shkëputur nga një film, ku babai përcjell për në banesën e fundit në një ditë të zymtë me shi krijesën e tij, të mbytur po nga duart e tij.

Protesta e dhunshme, përplasjet masive, skenat guerrilase, varetë mbi mure, hekura, dyer të blinduara, shkallaret dhe njerëz që kacavirreshin nëpër mure, thyenin xhama dhe nga ana tjetër ata që hidhin gurë, zbraznin bombola gazi lotsjellës, mbroheshin me hunj e tavolina, ishin fytyra më e shëmtuar që një parti opozitare në shekullin e 21 mund ti ofrojë shoqërisë shqiptare, aq më tepër kur jo më larg se 8 muaj më parë ishte edhe partia që pretendonte të qeveriste shqiptarët.

Ishte imazhi më i keq që një vend mund t’i ofrojë Europës, kur po troket prej vitesh në dyert e saj për të qenë pjesë jo vetëm gjeografike e kontinentit.

Si në 30 vitet e këtij tranzicioni, personazhi i vetëm që ka mbetur në këmbë në të tilla ngjarje të shëmtuara, qoftë në pushtet e qoftë në opozitë, ishte Sali Berisha. Të tjerët kanë ardhur dhe kanë ikur, por në tre dekada, ky njeri ka mbetur dhe i ka hapur luftë ccdo lloj kundërshtari politik jashtë gardhit të tij, me të gjitha format, dhe tani pasi ka mbyllur ciklin e ikje-ardhjeve në pushtet i është vërsulur të vetmes gjëje që i kishte mbetur pa sulmuar, ish krijesës së tij.

Skenat mesjetare të betejave epike mes feudalëve na tregojnë baltën dhe kënetën në të cilën kemi jetuar gjithë këto vite. Do të kishte qenë e vështirë të imagjinohet dhe besohet se një ngjarje e tillë do të kishte ndodhur në PD nëse nuk do të kishte qenë Sali Berisha por Lulzim Basha i dizenjuari non grata i SHBA. Edhe nëse do të kishte qenë Edi Rama, pak kush do të besonte në një katrahurë të tillë prehistorike në muret e PS-së.

Të flasim në këtë ditë se e gjithë betja mes Saliut dhe Lulit bëhet për parime, se ka votuar një shumicë pro shkarkimit e një tjetër pro përjashtimit, është sikur të kërkojmë moralitetin në një shtëpi publike dhe të drejtën mes dy grave që zihen brenda saj. Askush nuk beson më në retorikën si të njërës apo të tjetrës palë. Janë halle të tjera që mbajnë dy bejlerët e vetëm të PD-së në llogore. Hallin më të madh e ka Sali Berisha, sepse nuk e ka problemin vetëm me Lulzim Bashën. Vula dhe godina i duhet për të bërë betejen e madhe me SHBA, për t’u martirizuar dhe shpëtuar atë që mund të shpëtohet nga pasojat që do të vijnë pas vendimit amerikan.

E lindur me slloganin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, Partia Demokratike shënoi të shtunën në 8 janar zyrtarisht fillimin e fundit të saj. Sali Berisha i hodhi lopatwn e fundit të dheut mbi arkivol. Nesër mund të ketë një PD që nuk është ajo që ishte dhe për të cilën lindi, mund të jenë dy, tri a katër të tilla, por vështirë se secila prej tyre do të jetë forca për të cilën kemi nevojë dhe partia e 30 viteve më parë, ajo e shpresës së shqiptarëve.(SI)

11 komente në “Partia vdiq, rroftë Sali Berisha që e vrau!”

  1. Shqiptar i vertete says:

    Pse lodheni kot me shkrime te tilla. Keta jemi ne qe nxjerrim produkte te ketij lloji,PD,PS,bastarde. Jemi njerez akoma primitive

    1. Osman Gazepi says:

      PD vdiq ne lindje, kur ne 1990 kur Ramizi vuri ne krye te saj Sali Berishen!

  2. Sabriu says:

    Jemi ne vitin 2022dhe na vijne keto pamje primitive, te Sali qenit, qe e vrau, e dogji e shkaterroi vendin per 30 vjet.

  3. zhaku i pamposhtur says:

    Po pse e censuron mor moterqir I meros..nuk e kupton qe bandes suaj po I vjen fundi..nuk jam veten une qe I kuptoj dallaveret qe beni.do funfoseni sepse varka juaj eshte e shpuar nga te gjitha anet .nuk jam une I vetmi kritik I edi rames por eshte nje popull I tere keshtu qe me censured nuk zgjidh dot gje..

  4. Da te jete zhaku me brisk ne dore .. says:

    …qe vetem lesht e karit ka per te ruajtur . Maloku eshte raca me e qelbur ne shkallen e njerezimit. O sali te qifte gomari Argiten o qe i zgjebosur .

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Hmm e shkruajta kete repliken e mesiperme ne adres4 te moderatorit I cili me censuroi repliken e pare…sa per ty te jesh I sigurte se edit nuk I vjen e keqja nga ‘zhaku’ mirepo nga ‘ai’ qe I dergoi non grata sali berishes sigurisht qe I vjen dhe ti e di shume mire kete apo jo?..mos kujtoni se shba nuk e kupton lojen e felliqur te bandes 30 vjecare.ne rast se edi nuk do te ishte bashkpunetor I saliut do ta kishte futur brenda qe ne 2013 keshtu qe tani me mire te veproje amerika ashtu sikurse ata dine vete

    2. Arbeni says:

      Une mendoj qe rumaducet jane raca me e qelbur.

  5. Vesho Veshi says:

    Sali Berisha, Dje, më 8 Jenar 2022 mbylli Kapitullin e Luftës së Klasave brenda Kombit të shpallur 79 vjet më parë me grisjen e Marrëveshjes së Mukjes.
    Me siguri sot u hap porta e një Kuvëndimi Kombëtar si dialog bashkëpunimi për progresin EuroAmerikan të Shqiptarisë të urtësisë së Besës, bosht i të menduarit me mëntë e të shprehurit me fjalë që zbatohen me rigorozitet të ndërgjes së lartë që tejkalon çdo marrveshje me shkrim.

  6. Vesho Veshi says:

    Te keqen e çensurës që s’ duron dot seriozutetin d medimit por kënaqet me gojët që nxjerrin vetëm gëlbazë qelbi plot infeksion moral. Më thoni se e paskam shqiptuar më parë që Mukja qe përçarje Kombëtare dhe ndalohet të përmëndet kur bie fjala konfliktesh që përçajnë rëndë Kombin, si këto 30 vjet me strumbullar Berishën. Qenkeni te qelbur si çensurë që stimuloni përçarje fetare dhe morale.
    Sali Berisha, Dje, më 8 Jenar 2022 mbylli Kapitullin e Luftës së Klasave brenda Kombit të shpallur 79 vjet më parë me grisjen e Marrëveshjes së Mukjes.
    Me siguri sot u hap porta e një Kuvëndimi Kombëtar si dialog bashkëpunimi për progresin EuroAmerikan të Shqiptarisë të urtësisë së Besës, bosht i të menduarit me mëntë e të shprehurit me fjalë që zbatohen me rigorozitet të ndërgjes së lartë që tejkalon çdo marrveshje me shkrim.

  7. Lanabregesi says:

    PD ka fytyren e Saliut dhe ketij shpellarit me varre,keshtu ka qene dhe keshtu eshte,i ka ardhur koha te shkoj atje ku eshte Sheqerja e Saliut.

  8. am says:

    Keta jane te vdekur qe levizin. Lugeter qe kane harruar ti varrosin. S’kane as dinjitet as tru asgje. Vetem muskujt e gjymtyreve funksjonojne. Njerez vetem ne pamje. Nga levizjet kupton qe jane ne faze involucjoni. Jane drejt uljes ne pozicjon katerkembesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje