Nga Adriatik Doçi
Gjatë karrierës së ti politike, shoqëruar me një sagë akuzash për krime njerëzore, kombëtare, korrupsion, përgjime dhe shantazh, Sali Berisha ka hyrë dy herë në derën e prokurorisë. Për herë të parë, Berisha u paraqit në prokurori në mars 2015, ku dëshmoi kundër Ilir Metës, të cilin e akuzonte për planifikimin e vrasjes së dy deputetëve. Prokuroria dhe gjykata konfirmuar se akuza ishte e rremë, ndërsa në 2018 Berisha dhe Meta u bashkuan kundër reformës në drejtësi, SHBA, natyrisht kundër qeverisë dhe që nga shtatori 2021 edhe kundër Lulzim Bashës.
Për herë të dytë, Berisha u paraqit në prokurori ditën e djeshme, duke dëshmuar kundër Lulzim Bashës, të cilin e akuzon për krijimin e një grupi të armatosur në selinë Partisë Demokratike. Prokurorët e kanë pyetur Sali Berishë për protestën e dhunshme të 8 janarit, në një kohë kur edhe media e familjes së tij, publikoi një video që inkriminon Sali Berishën, si urdhëruesi i sulmit të dhunshëm ndaj selisë së PD-së, deputetëve dhe administratës së partisë. Berisha, siç edhe duket qartësisht, jep kushtrimin për të nisur sulmin mbi selinë e PD-së. Kur Berisha u pyet për mesazhin e shenjës që i dha grupit të tij, ai tha se mesazhi ishte për protestuesit në rrugë, të cilët sipas tij duhet të afroheshin dhe të ngjisheshin.
Kjo alibi është sa qesharake, banale dhe po aq inkriminuese për një fakt dhe rrethanë të thjeshtë. Sulmi i dhunshëm ndaj selisë së PD-së ka nisur menjëherë sapo Berisha i dha sinjalin grupit të tij të organizuar për të shqyer duart. Deri në momentin që Berisha jep kushtrimin me dorë djathtë për t’ju sulur selisë, protesta ishte e paligjshme, por ishte paqësore.
Videoja dhe pasojat e saj, vendosin në pozita sfiduese si Prokurorinë e Tiranës, ashtu edhe SPAK. Prokuroria e Tiranës është në pozitat ligjore për të referuar Sali Berishën në SPAK për dy vepra penale, për dëshmi të rreme në prokurori në lidhje me rolin e tij në protestën e dhunshme për të pushtuar me forcë selinë e PD si dhe si organizator dhe i urdhërues i sulmit të dhunshëm ndaj selisë së PD. Pamjet e publikuara, që implikojnë jashtë çdo dyshimi Berishën, pasjellin e edhe një dëshmi jo të vërtetë të Berishës në prokurori. Është jashtë çdo lloji logjike që Sali Berisha të ketë dëshmuar të vërtetën në Prokurori, për shkak të inkriminimit të vetes dhe grupit të tij, si planifikues të deklaruar të dhunës.
Nga ana tjetër, Sali Berisha është subjekt i SPAK për cilëndo vepër penale të dyshuar, në bazë të nenit 135 të Kushtetutës dhe nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Në rastet kur prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm konstaton elemente të veprës penale që është në kompetencë të SPAK ose kur subjekti i dyshuar për kryerjen e veprës penale është në tagër të SPAK, njofton dhe referon materialin hetimor në SPAK.
A do ta ndjekë këtë rrugë Prokuroria e Tiranës apo do të mbyllë sytë përballë faktit penal të videos? Kjo mbetet për t’u parë. Por, si Prokuroria e Tiranës, ashtu edhe SPAK janë të sfiduara nga videoja që inkriminon Sali Berishën. Edhe nëse Prokuroria e Tiranës nuk e referon Berishën në SPAK, nga ana tjetër SPAK mund të nisë hetimet kryesisht, pasi videoja është një fakt që dihet botërisht.(Shqiptarja.com)
Do presim dhe te shohim se sa e ke tredhur birisha Elisabet Imaraj dhe heshja e saj do te thote ne se edhe Arben i Krajave trima eshte i tredhur apo jo ?, te presim dhe te shpersojme per arrestimine ketij vampiri qe i duket vetja supermen, do te qihet ne bithe apo jo, do haje mut apo jo do mbushi breket apo jo.
Uroj me gjithe zemer qe ta kem gabim, por me duket se shpresat tona per ta pare kete kriminel mbrapa hekurave do mbeten vetem shpresa qe kurre nuk do realizohen. Kam qene gjithmone optimist, se vetingu ne drejtesi do pastroje institucionet e akuzes e gjygjesorin nga korrupsioni, por mjafton te shikosh se si Berisha livadhis i lire edhe pas ngjarjeve te fundit, kur edhe ata qe u arrestuan u lane te lire perkunder fakteve te mjaftueshme per ti mbyllur per shume vite ne burg, nuk besoj me ne drejtesine ne Shqiperi.
Berisha do mbetet i paprekur deri sa ta perlaje mortja natyrale.
Beqiraaaaaaaaaa,ne asnje vend arab nuk funxionon DHIMOKRATIA kshq vari ķkkkkkkkkk, SPAK/te gjatin ( madje me gunga) do te merrni perhere…… gezuar ramazonin.
A kane keta te dy gje ndonje vile ne Lalez? Nese po, vari hejbet kesaj pune.
Pse kemi SPAK neve? SPAK-u vdiq qe diten qe u krijua nga frika e Sali Berishes.
Sali Berishës nuk i ka ardhur ende ora e mbrame e tij, por kjo nuk do të thotë se nuk do t’i vijë. Diku me siguri po përgatitet afrimi i asaj ore. Pse vonohet?-do pyesë dikush. Unë mendoj se në rastin e tij duhen zënë gjithë shtigjet që mund t’i krijojnë atij mundësi rrëshqitjeje me të ashtuquajturat procedura ligjore. Mos të harrojmë atë që thuhet se ai ka shumë, shumë para dhe ato, sipas shprehjes “para e zezë për ditë të bardhë”, nuk do të kurrsehen për të. Në mos për ta shpëtuar nga burgu, zvarritja me procedura deri në pafundësi nuk mund të neglizhohet. (Jo si paralele me rastin Berisha, por se ç’mund të bëjnë procedurat kemi procesin ndaj ishministrit të Brendshëm S.Tahiri, proces i cili vazhdon prej 5 vjetësh dhe ende nuk kemi një vendim përfundimtar). Ndaj mendoj se ata që merren me hartimin e akuzës penale dhe kopsitjen e dosjes së tij me siguri i kanë këto parasysh. Megjithatë jam i mendimit se dhe vetëm fillimi i procesit penal ndaj i Sali Berishës dhe telendisja e tij nëpër zyrat e prokurorive dhe gjykatave nuk janë pak për atë që e quante/e quan veten të paprekshëm. Kjo për atë dhe për ithtarët e tij është më keq dhe më e rëndë se dhe vetë burgu. Sidoqoftë, vetëm fillimi i procesit është më i thjeshtë, ndaj dhe vonesa nga prokuroria e Tiranës dhe SPAK, është e pashpjegueshme.
mos u merzisni se nuk ka as SPAK , prokurori e gjykate shqiperia prandaj shesin mendje keta i jep shume leke dhe mbaroj cdo gje shqiperia nuk behet
Drejtesia shqiptare eshte e tredhur ! Me ata eunuk qe ka SPAK-u Saliu ka 100 vjete ymer !
Une mendoj ta lene te lirë derived sa te legenoset komplet!
Pse kemi SPAK neve? SPAK-u vdiq qe diten qe u krijua nga frika e Sali Berishes.
Ne krye te Prokurorose: Imer Mushkolaj i “Novo Sad”!