Meta: Nuk kam ndërmend të thërras popullin për karrigen e Presidentit, këtu më keni edhe për 50 vite

14 Janar 2022, 13:39Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët këtë të premte, u pyet edhe për të ardhmen e tij politike. Ai u shpreh se do të vazhdojë të  bëjë gjjthçka edhe pas përfundimit të mandatit të tij pas 24 Korrikut për çështje që i gjykon të rëndësishme pas konsultimit me popullin e 2 Marsit.

Ai u shpreh se nuk ka ndërmend që të thërrasë popullin për karrigen e Presidentit, teksa shtoi se  do të jetë në jetën politike për një kohë të gjatë. “Mos kini merak fare! Do të më kini këtu për 30, 40 dhe 50 vite”, tha ai.

“Kjo është një pyetje pa asnjë sens. Që pas 25 Prillit unë misionin tim si President e quaj mision të përfunduar, por detyrën e bëj deri ditën e fundit sepse respektoj institucionin e kreut të shtetit. Do kisha dashur që më 26 Prill të kisha marrë një drejtim tjetër, por më duhet të tregoj respekt për shtetin, institucionet, unë bëra çdo gjë që të mos kapej reforma në drejtësi siç është kapur.

Unë bëra gjithçka që të mos kapej shteti, që të mbroja qytetarët. Unë do të vazhdoj të bëj gjithçka dhe pas 24 korrikut në çdo detyrë tjetër që do ta gjykoj unë të rëndësishëm pas konsultimit me popullin e 2 Marsit.

Të jeni të sigurt, që Ilir Meta, nuk ka ndërmend që për karrigen e presidentit të thërrasë popullin shqiptar. Ama për të mbrojtur votën e lirë… Të jenë të qartë të gjithë, në 30-40-50 vitet e ardhshme këtu do jem”, theksoi Meta.

 

 

6 komente në “Meta: Nuk kam ndërmend të thërras popullin për karrigen e Presidentit, këtu më keni edhe për 50 vite”

  1. Hasoni says:

    Patjetër Like aty do jesh LSI-a është prona juaj s’kemi dyshim, pastaj pa politike qokash dhe pazaresh jeni per te 313 ju dhe shumë kolegë tuaj

  2. Roberto says:

    Plehu Agush Meta po mbron qytetaret??? Kerkon qe drejtesia mos kapet nga politika e sotme pasi ne kohen e Sali kriminelit dhe Agush hajdutit drejtesia ka qene aq e “pavarur” sa qe nuk “pranonte” kompromise. Po permendim ketu vetem disa ngjarje madhore sic jane 97′,shitja e naftes Serbise per makinerine ushtarake te luftes kundra Kosoves,vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes dhe shume e shume te tjerve,Gerdeci,21 Janari,vrasja e Azem Hajdarit,Sokol Olldashit Gramoz Pashkos me gjithe te birin dhe helikopterin qe “ra” ne det etj etj etj. Shikoni se cfare drejtesie ka patur Berisha dhe Meta prandaj ju qan zemra per mos kapje drejtesie.Llumi llum do mbetet gjithmone.

  3. Kalec Dega says:

    Ti e meriton, ashtu si te meriton ai bageti popull, lol

  4. Veterineri says:

    Fat i madh dhe i rralle ne bote qe te kesh nje president me pulari .

  5. AUS says:

    Mund të shkosh edhe në Burg!

  6. Landi says:

    Thirre popullin thirre, se populli do të çojë në altarin e burgut, se drejtësia po meret me hajdutët e xhepave. O kok pa larë, u ke borxhe këtij populli ti dhe jot shoqe. Hak pa marë e borxh pa larë këtij populli nuk mund ta kalosh kaq paqë. Drejtësia një ditë nuk do jetë më e Adriatik Llallës, ku ju, ti , shteti e fshihni nëpër shtet ku ju e dimi mirë ku fle e rron i lirë. Ju plerat bashkë, bëni sikur dënoni titullar të lartë, pastaj i çoni me pushime jashtë vëndit. Thirre thirre popullin se atë po presim, që ta marësh vesht mirë se kush është dhe ç’far don populli për ty dhe disa si ty, o kërrmë e shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje