Protesta, PD: Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i terrorit, kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij

14 Janar 2022, 10:57Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Flamur Noka pasi këta të fundit u morën në pyetje në Prokurorinë e Tiranës për protestën e 8 Janarit.

PD thotë se Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe se kërkonte që “mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij”.

“Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD. Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij.

Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik! Ne kemi zgjedhur të ardhmen”, thuhet në reagim.

1 komente në “Protesta, PD: Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i terrorit, kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij”

  1. Idioti says:

    Muli dhe Berisha, si idiote qe jane, kujtojne se i flasin nje bashkesie me intelekt te ulet. Me sa duket me dhune ata kuptojne tritolin dhe kallashnikovin si ne rastin e shembjes se kollonave te tensionit te larte apo vrasjet e 2011.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje