Deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ka ndarë një video nga protesta e 8 Janarit. Pampuri thotë se shumica e demokratëve e refuzuan dhunën për shkatërrimin e të vetmes forcë politike që mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
“Gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, ato thjesht dëshmojnë se nuk ka asnjë pendesë, por vetëm një plan të qartë për të shkatërruar Partinë Demokratike.
Shumica dërrmuese e demokratëve e refuzuan dhunën, duke e braktisur Berishën dhe grushtin e mercenareve që u ngarkuan për shkatërrimin e të vetmes forcë politike që mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri”, shkruan ajo.
???????????
Je njesh. Te ka mesuar mire vertet xha Kosta. Ti ka futur njohurit nga ka mundur. Urime.
E shikoni pra krisma nuk kishte. Nga nje film i vjeter me aktor Ndrek Lucen.