Pasi përjashtoi Berishën, Basha mbledh Këshillin kombëtar të PD më 15 janar

13 Janar 2022, 15:30Politika TEMA

Pas mbledhjes së kryesisë ku përjashtoi përfundimisht Sali Berishën dhe mbështetësit e tij nga partia, Lulzim Basha do të mbledhë këshillin kombëtar me 15 janar në orën 16:30.

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka informuar të gjithë anëtarët dhe u ka dërguar atyre rendin e ditës. Pritet që Këshilli Kombëtar të informohet mbi vendimet e Kryesisë së PD-së dhe të diskutojë për situatën e krijuar pas protestës së 8 Janarit.

“Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit të II, selia qendrore e PD. Rendi i Ditës së mbledhjes është si më poshtë:

1.     Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.

2.     Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitut nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar  nr. 172, datë 23.12.2021.

3.     Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi”, thuhet në një njoftim të Bardhit.

1 komente në “Pasi përjashtoi Berishën, Basha mbledh Këshillin kombëtar të PD më 15 janar”

  1. Sul Koburja says:

    Bardhi fto edhe Komisionin E Rithemelimit por pa vare e matrapazë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje