Meta nga Shkupi: Integrimi në BE i dy vendeve sjell stabilitet dhe siguri në rajon

13 Janar 2022, 11:54Politika TEMA

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup presidenti Ilir Meta ka takuar Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit.

Në këtë takim, Meta thekson se kanë folur për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Detajet i ka bërë me dije vetë Meta në rrjete sociale.

“I përzemërt dhe shumë i frytshëm takimi në Shkup me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), z. Zijad Bećirović.

Në bisedën e hapur theksova se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë.

E pranova me kënaqësi edhe ftesën e tij për të ndarë këto qëndrime në një bashkëbisedim me përfaqësues të nderuar të IFIMES në Slloveni”, shkruan Meta.

1 komente në “Meta nga Shkupi: Integrimi në BE i dy vendeve sjell stabilitet dhe siguri në rajon”

  1. piktori says:

    shpejto se nuk ke kohe,edhe kater dite,se pastaj si drejtues i LSI(nqs,se te len SPAKU),nuk ke kohe te shkosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje