Protesta e 8 janarit, anëtari i Kryesisë së PD: Berisha bëri thirrje për dhunë, fluturuan gurë, tulla dhe vare mbi kokat e demokratëve

13 Janar 2022, 11:27Politika TEMA

Anëtari i Kryesisë së PD, Gazment Koduzi ka bërë një rrëfim lidhur me protesten e dhunshmë të 8 janarit. Në një rrëfim në rrjetet sociale ai theksoi se ishte në sallën e mbledhjes kur nisën që të ‘fluturonin’ gurë dhe xhamat në kokat e atyre që ishin brenda në sallë.

Sipas tij, ata që sulmuan selinë e PD-së nuk kanë lidhje me demokratët.

“Demokratët mund të kenë mendime të ndryshme për çështje të ndryshme, por asnjëherë nuk do të sulmonin selinë e Partisë Demokratike dhe aq më tepër të ushtronin dhunë mbi demokratët që ishin brenda kësaj selie. Unë i kisha dëgjuar thirrjet për dhunë ndaj demokratëve pas 9 shtatorit nga zoti Berisha dhe pasuesit e tij, por asnjëherë nuk më kishte shkuar në mendje që të fluturonin gurë, tulla dhe varre mbi kokat e demokratëve që ishin këtu brenda.

Unë isha në sallën e mbledhjes bashkë me kolegët e mi kur filluan të fluturonin gurët dhe xhamat në kokën tonë. U ngjitëm nëpër shkallë në katin e mësipërm për t’u mbrojtur nga tullat dhe nga xhamat. Përditë po dalin fakte që personat të cilët ushtruan dhunë ndaj selisë së Partisë Demokratike më 8 janar, nuk kanë lidhje me demokratët ashtu si dhe personat të cilët e ideuan dhe e organizuan këtë dhunë janë shkëputur nga Partia Demokratike njëherë e përgjithmonë.”, tha Koduzi.

1 komente në “Protesta e 8 janarit, anëtari i Kryesisë së PD: Berisha bëri thirrje për dhunë, fluturuan gurë, tulla dhe vare mbi kokat e demokratëve”

  1. Na cate karin, cdo dite duke degjuar demokrat demokrat demokrat says:

    …kur mbare shqiperia e di qe jeni llumi i kombit me saliqenin ne krye . Nuk ka te ardhme vendi me ju kafshet e zbritur nga mali qe keni qelbur tiranen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje