Tensionet në PD, SHBA: Përparimi ndodhë vetëm në një atmosferë të qetë

13 Janar 2022, 10:21Politika TEMA

Teksa Partia Demokratike tashmë prej disa muaj është në një situatë të tensionuar, ku kulmi u arrit në protestën e 8 janarit duke shpërthyer në dhunë ndaj selisë, Ambasada e SHBA në Tiranë duket se ka dhënë një mesazh të “koduar”.

Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi sot një mesazh të Nën Sekretares së Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland. “Përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm në një atmosferë të qetë, jo të përshkallëzuar”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, Berisha ka paralajmëruar se do të përshkallëzojë aksionin e tij, deri në marrjen e Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje