HISTORIA: Si firmosi Berisha për ndërtimin e kullave dhe e rrëmbeu godinën e SHQUP, një javë para largimit nga pushteti

12 Janar 2022, 20:10Politika TEMA

Mediat e Sali Berishës kanë “zbuluar” sot, se pse Lulzim Basha nuk e lëshon selinë e PD-së.

Sipas tyre, aty do të ndërtohet një kompleks kullash, dhe ai që përfiton, është Lulzim Basha.

Por si është e vërteta e kësaj historie?

Në fakt, është e vërtetë se aty ka pasur plan për ndërtimin e kullave, bashkë me Xhaminë e Namazgjasë.

Dhe plani është firmosur nga vetë Sali Berisha kur ka qenë kryeministër, siç vërtetohet edhe nga faksimilet e publikuara më poshtë nga gazeta TemA.

Por këtë plan nuk e vuri dot në zbatim, për arsyen se u largua nga pushteti.

Ndaj dhe që të mos përfitonte njeri tjetër dhe ta mbante peng, një javë para se të largohej nga pushteti, Sali Berisha rrëmbeu dhunshëm godinën dhe ambientet e SHQUP, për ta kthyer në seli të Partisë Demokratike.

Kjo, me shpresë se një ditë do të kthehej në pushtet dhe pastaj mund ta vinte në zbatim këtë projekt, për të përfituar pikërisht ai.

Por Lulzim Basha i “tradhtoi”, ndaj dhe Jamarbër Malltezi ulëriste i shqetësuar buzë Lanës më 8 janar, se Lulzim Basha po bën lekë, se mendonte se Basha tani do e vërë në zbatim me Ramën këtë projekt.

Në fakt ishte pikërisht Edi Rama, ai që e anuloi projektin e firmosur nga Sali Berisha.

Kjo, edhe për shkak të reagimit të ashpër të besimtarëve myslimanë, të cilët ishin kundër që në Xhaminë e Namazgjasë të kishte edhe kulla dhe qendta tregtare.

Por rikthimi i këtij debati, pra për ndërtimin e kullave aty ku është tani selia e PD, debat që është hapur pikërisht nga mediat e Berishës, tregon qartë pse Berisha e rrëmbeu atëhere godinën dhe ambientet e SHQUP.

Vetëm se gjërat kanë ndryshuar shumë deri atëhere, pasi edhe plani është anulluar, edhe Basha nuk është më me Berishën, edhe selinë e PD-së, Sali Berisha tani jo më që nuk e merr dot, por as nuk shkel dot në të.

7 komente në “HISTORIA: Si firmosi Berisha për ndërtimin e kullave dhe e rrëmbeu godinën e SHQUP, një javë para largimit nga pushteti”

  1. 1 says:

    Sali te doli mashtrimi .Ti shkrove qe ke firmosur vetem per xhamine po ketu del qe paske firmosur per kullat.Dy gjera ka ketu ose ti genjeve ose te kane falsifikuar firmen dhe falsifikatoret coi ne prokurori.Zgjith e mer

    1. Nik says:

      Edhe ndertimi i nje megaxhamije ne vend te lulishtes popullore ishte nje xhest hakmarres i Doktor Mortjes ndaj bashkatdhetareve…

  2. SAKU says:

    Ky duhet varur prej gjuhe te maja e xhamise se Mamazgjase qe ta shohin te gjithe , dhendri i tij duhet rrjep poshte lanes, qe ta shohin te gjithe , Sypeshkaqenin me laviren e tij, Hun pinoken me nenen e saj serbollicken duhet me i xhvesh lakuriq në mes te sheshit Skenderbe duke i fshikelluat me thuper kushdo qe kalon. Nese behet kjo do shifni qe nuk do perseriten me keto vrasje, vjedhje dhe shkaterrime qe i jane bere vendinit nga kjo familje mafioze.

  3. Operacioni Zjarri says:

    Ky deri 8 kate e paska lejuar, Edi i ben nga 30

  4. Haxhi Sala says:

    Myslimanet e donin me minaret me kullla po ishte shoqeria civile me ne keye Sazan Gurin dhe Kastriot Frashërin qe I penguan dhe Edi Rama qe ua fali te gjithe token myslimaneve ne fakt Erdoganit se 4 minaret per te jane ngritur. Nuk e di ku ka mvetur kjo çeshtje ne gjykate pasi duhet ti heq kapelen me venerim z. Frasheri qe e ka kundershtuar I vetem ne gjykate kete leje korruptive te Sali Berishes dhe Edi Rames, dy islamike qe e shkateruan Shqiperine.

  5. Haxhi Sala says:

    Myslimanet e donin me minaret me kullla po ishte shoqeria civile me ne keye Sazan Gurin dhe Kastriot Frashërin qe I penguan dhe Edi Rama qe ua fali te gjithe token myslimaneve ne fakt Erdoganit se 4 minaret per te jane ngritur. Nuk e di ku ka mbetur kjo çeshtje ne gjykatat tona rrumpalle pasi duhet ti heq kapelen me venerim z. Frasheri qe e ka kundershtuar i vetem ne gjykate kete leje korruptive te Sali Berishes dhe Edi Rames, dy islamike qe e shkateruan Shqiperine.

  6. Haxhi Sala says:

    Myslimanet e donin me minaret me kullla po ishte shoqeria civile me ne keye Sazan Gurin dhe Kastriot Frashërin qe I penguan dhe Edi Rama qe ua fali te gjithe token myslimaneve ne fakt Erdoganit se 4 minaret per te jane ngritur. Nuk e di ku ka mbetur kjo çeshtje ne gjykatat tona rrumpalle pasi duhet ti heq kapelen me venerim z. Frasheri qe e ka kundershtuar i vetem ne gjykate kete leje korruptive te Sali Berishes dhe Edi Rames, dy islamike qe e shkateruan Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje