Akil Kraja ka publikuar një potim në Facebook ku aludonte se në tokën nga Xhamia e Namazgjasë deri tek Katedralja katolike do të ndërtohet një kompleks i madh.
Kështu Kraja, e më tej Berisha, pretenduan se Basha e ka shitur godinën e PD për një pallat të madh.
Pse dhe si gënjyen?!
Linku që ka postuar Akil Kraja si burim të dërgon në një faqe online arkitekture dhe dizjanimi e cila hedh në të gjithçka që gjen për arkitekturën online.
Në linkun e postuar nga Kraja rezulton që projektuesi i ndërtesës së supozur në selinë aktuale të PD është një kompani e quajtur Ground 11 https://www.ground11.com
Kompania është e themeluar nga një indian dhe në faqe e saj janë ekspozuar disa ndërtesa të ndryshme në vende si India, Etiopia, Nigeri dhe kështu me radhë.
Qartazi këto ndërtesa nuk ekzistojnë dhe janë sajesa interesante të arkitektit apo dikujt që ka lidhje me arkitekturën.
Fjala vjen RAS Hotel në Addis Abeba nuk është ai i paraqituri në foton në fjalë por një karakatinë në Addis Abeba.
Në Lagos kompania pretendon të ketë ndërtuar një Night Club që nuk ekziston sikundër nuk ekziston thuajse asnjë godinë.
Vetë Partia Demokratike i hodhi poshtë pretendimet se në selinë e PD-së do të ndërtohet ndonjë kompleks kullash.
PD tha se kjo në fakt, është një gënjeshtër e Sali Berishës.
“Për të hequr vëmendjen nga dhuna që Sali Berisha dhe banda e tij ushtruan me 8 janar, ai ka shpërndarë një gënjeshtër alla Sali gjate ditës së sotme.
Kjo është vetëm një gënjeshtër e re, mashtrimi i radhës i Sali Berishës.
Sqarojmë gjithë opinionin publik se selia e Partisë Demokratike është pronë publike.
Ajo është shtëpia e demokratëve, nuk është bunkeri i Sali Berishës e aq më pak hapsira e pastrimit të parave të ortakeve të tij”, thuhet në reagimin e PD.
Po pse eshte kjo e verteta?
Me keto shkrime ju duhet te vareni me koke poshte , o llum qe nuk do beheni njerez ndonje here ..
Jo!
Kjo eshte e pamundur. Prapa është ndërtesa e Parlamentit. Thjesht fshinë ndërtesën e Parlamentit në këtë dizajn! Nuk mund të jetë serioze. Është një “shtëpi birre” që vizaton duke pirë.
Asnjeri nuk e thotë të vërtetën. Njerëzit duan të dinë, kush e ka porositur këtë projekt, kur dhe, me ç’ fonde do ndërtohej? Në se janë grup ose kompani me shumë pjestarë mirë është që njerëzit të dinë kush janë ata. Këto të dhëna ( që besoj se nuk jepen nga ata që i dinë ), do na sqarojnë çdo gjë.
popllo
ose cakisto!!
ti e merr si të vërtetë një fakt të tillë dhe shtron pyetjet e duhura!!
nëse unë e marr si të pavërtetë,atëherë shtroj pyetjet e duhura,me një ndryshim të vogël nga ti!!
unë nuk them “kush e ka urdhëruar këtë projekt”,por them kush e ka përhapur këtë lajm,e më pas në vënd të “projekt” vendoset “lajm” dhe mbaron muhabeti!!
popllo,nëse unë krijoj të njëjtën gjë,është shumë e thjeshtë me një program të thjeshtë vizatimi,ti do të kërkoje tërë jetën për të zbuluar se kush është porositësi i “projektit”??zotëria që ka publikuar “lajmin” në fb,bie poshtë me hetimin e thjeshtë dhe të shpejtë!!
por mesa kemi parasysh ne që të njohim ty o popllo,ti nuk pranon atë që shihet!ti pret që të erret për të gjetur gjilpërën që të ka humbur ditën me djell!!
Territori i selise se Partise Demokratike eshte prone private e familjes Toptani ! Sa kohe ishte SHQUP-i nuk mund te jepej pronarve, edhe sot mbase quhet e shtetit por ne momentin qe shteti heq dore nga prona ajo i kalon pronarit !
Projektimi paskafilluar qe ne vitin 2018…
Është shtëpia e ushtarakëve o plehra që iu dha PD nga Nishani, imami dhe Basha.