A është projekti për një mega kullë dhjetëra milionë euro, arsyeja e luftës Berisha-Basha për selinë e PD?

12 Janar 2022, 17:55Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Arsyet e përplasjeve të dhunshme mes grupit të Sali Berisha dhe grupit të Lulzim Bashës për të kontrolluar selinë e Partisë Demokratike, në një nga zonat më të lakmueshme të Tiranës, nuk janë ato që duken. Pas luftës për jetë a vdekje të Sali Berishës për të marrë me forcë selinë e PD-së, duke dëbuar Lulzim Bashën dhe rrethin e tij, duket se fshihen interesa të fuqishme për megakulla me vlerë dhjetëra milionë euro që projektohen në atë zonë.

Report Tv ka zbuluar një projekt për ndërtimin e tre kullave luksoze dhe gjigante, pikërisht në vendin ku ndodhet sot selia e Partisë Demokratike, më parë Shtëpia e Oficerëve, por që u tjetërsua në vitin 2013 nga Sali Berisha, para largimit nga pushteti, në bashkëpunim me ish ministrin e Brendshëm Flamur Nokën dhe ish Presidentin Bujar Nishani.

Projekti është bërë nga një studio arkitekturore indiane, NBM Media, ndërsa përshkruhet vendi i zbatimit, mes Parlamentit, Xhamisë dhe Kishës Katolike, që përkon pikërisht me selinë e PD-së. E themeluar në vitin 1995, studioja indiane konsiderohet më e madhja në industrinë e ndërtimit në Indi dhe Azinë Jugore. (Linku i projektit).

Në përshkrimin e projektit thuhet ndër të tjera se projekti parashikon “një hotel të klasit botëror, apartamente luksoze dhe zyra komerciale, dyqane dhe parkim të bollshëm. Për më tepër, hapësira jashtëzakonisht të larmishme në natyrë, kopshte të bukura të gjelbëruara dhe zona inovative për shikimin e njerëzve, ky zhvillim arkitektonik mahnitës me përdorime të përziera do të bëhet një destinacion historik në Tiranë, por gjithashtu do të shërbejë me krenari si vitrinë e botës”.

Duket se Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë në dijeni të këtij projekti, me të cilin publiku njihet për herë të parë. Duke pasur nën kontroll selinë e Partisë Demokratike, ata duket se kanë menduar se do të bëhej kësisoj pjesë e projektit me vlerë dhjetëra milionë euro. Nuk ka një arsye më bindëse dhe domethënëse e luftës së egër dhe përplasjeve të dhunshme në prag gjakderdhje, për të kontrolluar selinë e Partisë Demokratike. Në fund të fundit legjitimitetin nuk ta jep një godinë, por mbështetja e strukturave, mbledhjet dhe vendimmarrjet brenda kornizave të statutit.

Sali Berisha apo Lulzim Basha mund të marrin edhe një godinë më qira dhe të pretendojë secili se është kryetari i Partisë Demokratike. Por, lufta është përqendruar pikërisht për godinën shtetërore, që u rrëmbye 9 vjet më parë nga Sali Berisha, dhe për të cilën ka një projekt për një ndërtesë gjigante.

 

10 komente në “A është projekti për një mega kullë dhjetëra milionë euro, arsyeja e luftës Berisha-Basha për selinë e PD?”

  1. Drini says:

    Lajm tip Griselda.

    1. Jeton says:

      Hamendje, akuzime… lajme vk. O kazaaaaannnnnn

    2. Vranakonti says:

      Lajm shume interesant. Hera e pare qe po degjojme kete alibi te Saliut dhe te Bashes.Zoti na ruajt nga keta.

  2. Zen Suma says:

    Palle?! Godina e Shqupit eshte ne perdorim nga PiDhi-ja. Ja ke fut kot mrhfkr!!!!

    1. Taulant says:

      A je i sigurte? Pra titullin e pronesise e ka shteti?

  3. korieri says:

    Per Salen dhe Llin e kuptuam qe kane interesa po Arvizu qe ua fali valle ka ndonje interes ,pasi nje pazar i mbi natyreshem mund qe te thyente premtimin e ish ministres se mbrojtjes se “kjo godine do ti kthejeh perseri destinacionit qe ka patur “sapo “Ne” te marrim pushtetin!Pyetja ne kete raste eshte dhe retorike:Kush dhe pse nuk e la qe ti rikthehej ne destinacion kjo godine”!Apo ishte “komuniste” dhe i takonte vetem komunistit Berishe!Sa prona jane tjetersuar nga banda Berishe-Bashe e pa konceptueshme ku padyshim nje dryn sekret mbyll gojen e atyre qe sa vijne ne pushtet harrojne ç’do premtim!Tirana sot eshte e zaptuar nga kanibalet e here pas here pretendohet se Tirana eshte “metropol” por jo me civilizim por me kanibale qe mbajne ne duar bishta kazmash,vare dhe leva!Ndaj Adriatik nuk habit me kerkend me keto sihariqe qe thua perveçese bene ziliqar ndonje pusht-etar qe te kerkoje ndonje copez ne keto dy “kulla “ku per ironi te fatit jane planifikuar qe te quhen si ato te Trapit ne Amerike “Kullat Berisha”!

  4. Franci says:

    Kesaj radhe Adriatik ja ke futur si kau peles …. Saliu ska nevoje per para te tilla ne kete gjendje si eshte , ato kohera kur ai lakmonte dhe versulej pronave per fitim personal duke cvleftesuar prona publike dhe duke i vene nen mbikqyrjen e te afermeve te tij ka ikur per tu mos u kthyer kurre .
    Qellimi i Saliut eshte nje dhe i vetem , do me doemos te struket nen mburojen e nje partie te madhe opozitare ….mund te krijoje nje parti dhe ta drejtoje , vec ajo nuk do ti japi atij kurre nje mburoje nga drejtesia e re , prandaj ai sa te jete gjelle nuk ka per ta lene Lulzim Bashen rehat , PD-ja eshte e vetmja qe mund ti jape atij azil politik , dhe prej andej te filloj pazaret e tij te pista me drejtesine e re ……ky eshte qellimi Adriatik , Saliu dhe te afermit e tij kane vjedhur kaq shume maramendese sa qe sdo kene mundesi ti konsumojne as niperit dhe sterniperit …..zgjou Tiku , dhe llogarit se sa miliarda humben ne 1997-ten , pa llogaritur vjedhjet galopante te viteve 2005-2013 ….ku pas cdo llij shkembimi , ndryshim andrese nga shteterore ne privat qendronte Sali Berisha ….

  5. Une says:

    C’doni ne ate vend; shkoni ne Vicidol dhe beni seli te Pordhes Demokratike kullen e Saliut. YYYYAAAA.

  6. Sara says:

    Gazetari duhet te jete krejtesisht idiot, SEPSE, PD ose nje Parti tjeter nuk eshte pronari as i truallit as i tokes, eshte shteti, pronari i cili ua ve ne dispozicion selite partive politike sipas ligjit

  7. Liri says:

    KORIERI,TRAPI TE QIFTE GRUAN DHE MAMANE O KELYSH I KUQ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje