Rreth 5 orë zgjati seanca e kësaj të mërkure ndaj të arrestuarve për protestën e 8 Janarit në selinë e Partisë Demokratike. Në përfundim, gjykata i ka liruar të 34 të arrestuarit.
Prokuroria ngriti disa akuza për të arrestuarit: “Shkatërrim prone”, “Prishje e qetësisë publike”, “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe armëve të ftohta”.
Organi i akuzës i kërkoi fillimisht gjykatës që 29 prej personave të vënë në pranga të hetoheshin në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” dhe 5 të tjerë në “arrest shtëpie”.
Për shkak të numrit të madh të të arrestuarve seanca zgjati disa orë dhe ata dolën para gjykatës në dy grupe.
Ndër të arrestuarit ishte edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, ose siç njihet me emrin e artit Stresi. Futja e tij në sallën e gjyqit tërhoqi vëmendjen e mediave, pasi reperi ngriti dy gishtat lart ndërsa u shfaq gjatë gjithë kohës i buzëqeshur.
Në sallën e gjyqit ndodheshin edhe disa deputetë të cilët shkuan atje për të ndjekur seancën. Bëhet fjalë për Oerd Bylykbashin, Albana Vokshin, Klevis Balliun e Çlirim Gjatën.
Më vonë në grupin e dytë që doli para gjykatës ishte i pranishëm gjatë seancës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Hahahaha po pse cfare prisnit Ju nga Elisabeta Ymeraj?!!!!!!
Po si mund te kesh besim tek keto gjykata shkerdhata kur dalin njerez qe shkatarrojne dhe djegin pronen publike dhe dalin pa asnje gervishtje .
Duam emrat e prokuroreve dhe gjyqtareve perkates!!!!!
kjo tregon se ne shqiperi nuk drejtesi prandaj shesin mendje te hajduterit dhe kriminelat saliu, ilir meta dhe te tjere
Ne qofte se Edi Rama kerkon vertete te vendoset drejtesia dhe te denohen kriminelet dhe hajdutet e politikes , duhet urgjent te aprovoje Gjykaten Speciale siç e bene ne Kosove se me keto gjykata dhe prokurori qe jane ne Shqiperi askurre nuk do vendoset rregulli dhe drejtesia. Urgjent ta kaloje ne parlament ligjin per krijimin e kesaj gjykate larg korrupsionit dhe mafies politike atje do te kete gjykim te rregullt jo korruptiv . Urgjent …urgjent Shqiperia ka nevoje me shume se kosova per kete gjykate .
Kjo eshte drejtesia ne kete vend, mbahen ne burg njerez per probleme ordinere dhe te tentosh te vrasesh, te djegesh dhe te shkaterosh me mjetete te renda gjykata te nxjer te pa fajshem, drejtesi plere e mbushur me hajdut e shpellare. Prandaj iken rinia se gjene e pare qe duhet te kete nje komb eshte DREJTESIA qe hyn ne te gjitha hapesirat e jetes.