INTERVISTA/ Jo vetëm Berisha, Basha njofton përjashtimin nga PD edhe të grupit që u pezulluan

12 Janar 2022, 15:31Politika TEMA

Një ditë pasi vendosi përjashtimin përgjithmonë nga partia të Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar edhe më tej duke njoftuar në një intervistë për gazetarin Juxhin Mustafaraj në ABC se edhe të pezulluarit, në fakt janë të përjashtuar nga partia.

Në intervistë, Basha shprehet se Sali Berisha drejtoi më datë 8 janar një organizatë kriminale, e cila do të vriste funksionarët e Partisë Demokratike.

Basha shprehet se funksionarët e PD ishin në krye të detyrës paraditen e 8 janarit dhe se ishin Berisha dhe mbështetësit e tij që rrezikuan seriozisht jetën e tyre.

Kryedemokrati përgjigjet edhe për akuzat se është në komunikim dhe koordinim me Edi Ramën.

Për më tepër, ju ftojmë të ndiqni intervistën e gazetarit Juxhin Mustafaraj me kryedemokratin Lulzim Basha.

1 komente në “INTERVISTA/ Jo vetëm Berisha, Basha njofton përjashtimin nga PD edhe të grupit që u pezulluan”

  1. Lule moj lule says:

    Kusar , Bandit , Mesjetare kur digjej kryeministria ti ndiheshe i kenaqur pse sot je i trishtuar .
    Ju jeni organizate terroriste ti duhet te arrestohesh ke vene ne rrezik jeten e tjetrit ( te deputetve ) pse nuk anullove mbledhjen kur grupi zagarve do benin proteste ? .
    Sa here e ke djegur kryeministrin , ministrine, bashkine cfare te gjeti sot qe qenke i prekur nga dhuna kur ti je autore i dhunes cfare donin ata pese koqevare grupe terroriste brenda selise si ti dhe Berrisha jeni nje ndaje shporu bajge e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje