INTERVISTA/ Uashingtoni zyrtar: Vendimi dhe mendimi ynë për Berishën është i qartë, demokratët duhet ta refuzojnë dhunën e tij. Të ndëshkohen përgjegjësit

12 Janar 2022, 18:35Politika TEMA

Zv.ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Escobar tha për Zërin e Amerikës se mbështetja në protesta në rrugë nuk do të thotë domosdoshmërisht mbështetje e elektoratit dhe rikonfirmoi se ka marrëdhënie të mira me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. 

Zëri i Amerikës: Zoti Escobar, situata në selinë e partisë kryesore të opozitës në Shqipëri, Partisë Demokratike u bë e dhunshme fundjavën e kaluar. Çfarë mendimi keni për atë që ndodhi atë ditë dhe në përgjithësi për atë që po ndodh në Partinë Demokratike?

Gabriel Escobar: Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Dhe ne e dënojmë këtë. Ne jemi të bashkuar me partnerët tanë evropianë në dënimin e (dhunës) dhe shpresojmë që të mos ndodhë më. Gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve të ndjekin penalisht çdo person që është i përfshirë në dhunë politike.

Zëri i Amerikës: Ju thoni se shpresoni që të mos ndodhë më, por zoti Berisha ka thënë se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet e tij…

Gabriel Escobar: Kjo është për të ardhur keq dhe mendoj se qëndrimi ynë për zotin Berisha është tashmë shumë i qartë.

Zëri i Amerikës: A jeni të shqetësuar për fatin e Partisë Demokratike? Ishte partia e parë që u krijua pas rënies së komunizmit, që solli pluralizmin dhe tani ajo është në një pozitë tejet të dobësuar.

Gabriel Escobar: U takon votuesve të përcaktojnë se në ç’pozitë janë partitë politike në Shqipëri. Është për të ardhur keq që megjithëse ne e konsiderojmë Partinë Demokratike një partner të rëndësishëm në Shqipëri, jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i yni në këto momente.

Zëri i Amerikës: Para përcaktimit këtë vit nga Departamenti i Shtetit i zotit Berisha si persona non grata, ai ishte praktikisht në pension politikisht. Dhe tani ka kritikë, që thonë se pas këtij përcaktimi ai është kthyer me forcë dhe i mbështetur me energji nga përkrahësit e tij, duke u bërë faktor përsëri. Cili është reagimin juaj ndaj këtyre zërave?

Gabriel Escobar: Para së gjithash, përcaktimi kishte të bënte me korrupsionin. Nuk kishte të bënte me politikën e mbështetësve të tij apo jetën e tij politike. Dhe ne u kemi bërë thirrje autoriteteve ta luftojnë korrupsionin kudo që ta identifikojnë dhe të ndjekin penalisht përgjegjësit.

Përsa i përket rikthimit, nuk jam i sigurt se është tamam ashtu. Është e mundur që ai të ketë mbështetës. Por unë do t’u tërhiqja vëmendjen atyre që mendojnë se fakti që ai mund të nxjerrë përkrahës të dhunshëm në rrugë, sinjalizon një lloj mbështetjeje elektorale. Dyshoj që të jetë kështu. Dhe shpresoj që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje në këto lloj aktivitetesh.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, duket se mbështetësit e tij po e përkrahin fuqishëm dhe duket që ai të ketë shumë të tillë…

Gabriel Escobar: Po, është e mundur. Por nuk dua të flas për Berishën. Dua të flas për të ardhmen e Shqipërisë dhe të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Tani Shqipëria është një nga aleatët më të fortë dhe më të rëndësishëm që kemi në rajon. Marrëdhëniet tona në të gjitha aspektet, politike, strategjike, ushtarake dhe madje edhe ekonomike po rriten më shpejt se çdo marrëdhënie tjetër në rajon.

Ne duam ta mbajmë të tillë. Kjo është e ardhmja. Nëse njerëzit, përfshirë përkrahësit e tij duan të shohin prapa, u takon atyre (të vendosin). Por ne shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë se Shqipëria ka një të ardhme shumë të ndritur përpara, nëse vazhdon në rrugën që po ecën, që është një orientim i fortë euroatlantik.

Zëri i Amerikës: Në çdo vend opozita është jetike për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë. Dhe ka nga ata që thonë se me atë që po ndodh tani me Partinë Demokratike, nuk po i kushtohet vëmendje mbikqyrjes së qeverisë dhe kryeministrit në Shqipëri, se si po e bëjnë ata punën e tyre. A është kjo shqetësuese për ju?

Gabriel Escobar: Unë besoj se çdo vend evropian, ashtu si edhe vendi ynë duhet të ketë një opozitë të shëndetshme. Besoj se Partia Demokratike aktuale e ofron një gjë të tillë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Basha. Kështu që do të thoja se ajo që po ndodh në rrugë nuk reflekton në të vërtetë atë që është tani Partia Demokratike. Kështu që shpresoj që votuesit të kuptojnë, që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje.

Zëri i Amerikës: Dhe a do të ketë përcaktime të personave të tjerë?

Gabriel Escobar: E kam thënë se nuk më pëlqen të flas për sanksionet në përgjithësi, për shumë arsye, por kryesisht për faktin se nuk është kjo mënyra se si angazhohen Shtetet e Bashkuara në rajon, veçanërisht me Shqipërinë. Kemi aq shumë rrugë pozitive angazhimi dhe do të vazhdojmë t’i përdorim ato. Megjithatë, do të ketë përcaktime të tjera në rajon.

Zëri i Amerikës: Doja t’ju pyesja edhe për shpresat e integrimit në BE për Shqipërinë duke pasur parasysh që zgjerimi nuk është një nga përparësitë kryesore të BE-së për momentin.

Gabriel Escobar: Unë shpresoj që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në një kohë të shkurtër, pasi ka bërë shumë në këtë drejtim. Është vend evropian nga aspekti kulturor, ekonomik dhe historik. Dhe argumenti ynë për ato pak vende të Bashkimit Evropian që janë skeptikë, është se nëse marrin si shembull përvojën tone amerikane me Shqipërinë dhe NATO-n, ata duhet ta dinë që Shqipëria do të jetë një anëtare e vlefshme dhe konstruktive, sepse e ka dëshmuar këtë në NATO.

Zëri i Amerikës: Cili është mendimi juaj për problemet që Bullgaria i ka krijuar Maqedonisë së Veriut? A do të vazhdojë të jetë një proces i përbashkët integrimi për këtë vend dhe Shqipërinë?

Gabriel Escobar: Mendoj se të dyja vendet kanë fituar të drejtën për të hapur konferencat ndërqeveritare. Ne e mbështesim një gjë të tillë. Ne e mbështesim anëtarësimin e të dyja vendeve, sa më shpejt të jetë e mundur. Po shohim sinjale pozitive si nga Sofia edhe Shkupi. Kështu që po, vazhdoj të shpresoj që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të lëvizin me shpejtësi në atë drejtim.

Zëri i Amerikës: Shpresat për integrimin në BE janë paraqitur si argumente për të dyja vendet që të angazhohen në mënyrë konstruktive për një zgjidhje përfundimtare. Por duke qenë se zgjerimi nuk duket të jetë në krye të axhendës në BE, a është ky një mjet efektiv?

Gabriel Escobar: Mendoj se Bashkimi Evropian ka sinjalizuar disa herë që se zgjerimi është qëllimi i tyre strategjik. Qëndrimi ynë është se duhet të jetë një proces shumë më i shpejtë.

Dhe janë të shumtë ata në Bashkimin Evropian që pajtohen me ne në këtë drejtim. Pra duhet të ndodhë. Është një prioritet strategjik.

Kjo është një pjesë e Evropës. Është një pjesë integrale e Evropës dhe mendoj se popujt e këtij rajoni duhet të kenë një vend në tryezë në Bashkimin Evropian. Pra po, kjo do të vazhdojë të jetë politika jonë dhe do të vazhdojë të jetë pika kryesore e dialogut tonë me Evropën. Dhe besoj se edhe ata e e kanë të qartë këtë.

 

39 komente në “INTERVISTA/ Uashingtoni zyrtar: Vendimi dhe mendimi ynë për Berishën është i qartë, demokratët duhet ta refuzojnë dhunën e tij. Të ndëshkohen përgjegjësit”

  1. vlora.vlora says:

    Ke te drejte ESCOKARRI bashke me ate majmunen ,, s eshte as e thene se dikush qe ka mbeshtetjen tuaj s eshte i korruptuar dhe kriminel ..ne rastin konkret Basha karahu i djathte i berishes qe s kane lene zullume pa bere bashke me Sali kriminelin ..E keni strategji qe te coni vendet ne konflikte .Te gjithe e kuptojne si funksiononi ju ,si me baronet e droges hiqni njerin dhe vini tjetrin sipas interesave tuaja

    1. vezhguesi says:

      Qe Basha eshte i korruptuar deri ne gryke, kete e di edhe bufi, por Amerika punet i ben sipas proverbit tone “se qeveria e kap lepurin me qerre”.
      Per momentin, si Basha si Rama kane mbeshtetjen e Amerikes qe mundet te ndryshoje si per njerin e per tjetrin. Kjo eshte e qarte po te shikosh se si udheheqesit amerikane gjithmone permendin luften pa kompromis me korrupsionin ne Shqiperi.
      Basha eshte vertetuar se ka pasur pjesen e tij ne taven e korrupsionit dhe kurre nuk eshte perballur ne gjykata me akuzat. E njejta gje me Berishen, derisa SHBA e shpalli non-grata duke hapur nje kapitull te ri per te.

  2. Xha Braho says:

    O Eskobar po foli bre Lulkes se ai nuk pranon ta zgjidhi me vote.

    1. Xha Jaho says:

      Xha Braho! Ne vend te Lulit pe te pergjigjet Xha Jaho!
      E votuat nje here para disa muajve dhe Luli mori 80% te votave te antaresise se PD si dhe “bekimin” e Berisesh , prandaj o Xha Brahu shko fshi bythen tate te vyshkur me gur zmerilje dhe mos u mer me k’to pune se truni yte e ka vendin tek shpellat e Vicidollit

      1. Xha Braho says:

        Qenke i lojtur bre. Partite shkojne ne votime kur te duan bre. Ne vende me demokraci partia rrezon dhe kryeministrin e vet. E shikon cfare behet ne Angli? Konservatoret po kerkojne doreheqjen e Johnson. Laburistet vete-shkarkuan Corbyn. Qofsh mire.

  3. ramizi says:

    Sali qeni duhet izoluar, boll me fjale, duhen vepra..

  4. erjon says:

    Ky zoteria e di qe ne redaksine e ZERIT TE AMERIKES eshte Salisti i ndyre Elez Biberaj….??

    1. korrigjim i korrigjimit says:

      Elez Biberaj eshte larguar nga administrata Trump dhe nuk eshte me ne VOA. Si cdo gje nga bota edhe ky lajm vjen permbys ne Shqiperi.

      1. Timmy says:

        Elez Biberaj nuk u largua . Doli ne pension normalisht. Eshte gati 70 vjec .Gjithsesi per kulture ne USA Zerin e Amerikes se njeh askush a egziston

  5. Taulant says:

    Esko as mish as peshk por tallava.
    Mos u merrni vetem me sherrin.
    Luftoni korrupsionin por per ato 430milion eurot e vjedhura me inceneratoret nuk thoni asgje.

    1. patrioti says:

      Me siguri , ti Tauleshi , le qene present , kur numuroheshin parate . O pika qe s’te bije ty .

    2. Taulanti I drejte says:

      O Taulant te kane futur ne rrethin e kuq duke mos ta zbrazhur kazonin e plehrave duke ta lene para portes se shtepise deri sa ta mbuloje edhe çatine, ctaksirat do kene komshijte e tu qe te durojne eren e qelbet qe do dali nga shpia jote.

  6. Ilir says:

    Po mire, amerfikanet po na mbushin mendjen per ate qe e shohim cdo ore e cdo dite? Qe Luli nuk ka njerez dhe Berisha e grupi i tij kane minimumi mbi 85%? Nje gje (qe e pranoj) influenca amerikane dhe nje gje tjeter te na marrin per idiote apo caveman! Dilni e thoni:E dime qe ka shumicen,nuk pranojme as Berishen as shumicen. Po kur na thoni se ka pakicen na fyeni, na trajtoni me keq se nje femije kopeshti.

    1. Populli shqiptar pelle mostra here pas here says:

      Berrisha nuk ka pasur kurre shumicen, por ti je i vogel Ilir..

    2. qytetar says:

      Ilir !
      Berisha kurre nuk ka qene shumice por pskice terroriste.

  7. rako says:

    Ajo qe ky po ben (Escobar) eshte qe jo vetem ne te humbasim respekt per kete administrate qe na detyron te besojme nje genjeshter qe Berisha se ka shumicen ,por po hedhin me duart e tyre faren e antiamerikaniznmit midis rraces sone. Nje kombi te varfer hiqi te drejten per te zgjedhur, votuar e numeruar dhe ste ka ngelur vec ti quash skllever.

    1. Neandertali shpellave bizantine te mesjetes says:

      Fol per veten tende, jo ne shumes….

    2. Ish votuesi demokrat. says:

      Sa shume antiamerikane ka ky vend qe e mbaj e vendi me proamerican. Hipokrizi. Jo vetem nga komentet ketu tek tema por nuk e fshehin veten gjysmat e analisteve te cilet,bushati e lubonja,do t’jua kishin zili edhe eterit e tyre biologjike,medi bushati e todi lubonja. Po pse vetem keta te dy, po filogreket Arjan Cani e Arjan Curri, po matufi Ylli Rakipi emisioni I te cilit eshte cerdhe ANTI AMERIKANE. Po ketane radhe te pare jane ANTI SHQIPTARE sepse edhe ai qe ka bere history deri ne tetevjecare e di qe shtetet tona shqiptare jane krijuar dhe ekzistojne se ka dashur dhe do USA. Por ketyre plehrave aq ju ben per Shqiperine,ketyre siu del e keqja qe u permbys komunizmi e qe e dine mire qe ja u ka bere USA, qe greku po I humb shpresat per te marre Shqiperine e jugut e Serbet te ripushtojne Kosoven dhe e dine kush eshte PENGESA.
      Amerikane, ne ju duam por jo te gjithe.Tregujuni me sycelet.

      1. vlonjati says:

        Dukesh ti qe je nje “ish votues demokrat” qe nga analiza qe ben

    3. Tersi says:

      I krrisi amerikonit se humbi respektin tuaj raKo !

  8. KOZi... says:

    Plotesisht e sakte ! Vota vendos !!! U mesuat jo Luli jo Berisha ! Te hyjne ne votime Luli dhe cilido tjeter qe do ,Kadilli e sa tjere ( Berisha Jo ) dhe te shohim nga anon shumica !!!

  9. qytetar says:

    Popull !
    Skemi nevoje per askend te na thote krimet e Bishes.
    I kemi perjetue mbi shpine…po…po po…pooooooo

  10. Sali Ram Berisha says:

    “Taulant”!
    Ajo shuma e inceneratoreve qe na ke çare trapin, nuk po rritet me, aq rri ajo 430 meleone evro, apo ndryshon, jo per gje por tamam na ke çare gajden me keto komente.
    Ul, ngri, inceneratoret. Dikush per kete problem eshte ne burg, çdo tjeter? Kur po flete drejtesia qe nuk eshte me e Adriatik Dhalles, Xhin Xhonit, Rovena Gashit dhe e tropojaneve te “Plepave”, ti meru me ndonje problem tjeter mos u beje avokat i MALOKEVE, sepse nuk ke asnje mundesi te mendosh me trurin tend qe e ke rrafsh, po fare rrafsh, aq sa ti, (kjo kuptohet kur leçit komentet e tua, qe i mer nga fjalimet e Andi Bushatit, tjeter koqe dhe ky) edhe sa nje pule apo peshk, nuk mendon.

  11. John says:

    Komentet e ketyre idioteve qe flasin kunder Amerikes, perdoren vetem ne toilet. Sali97 duhej te ishte disa pashe nen dhe nga populli i vet, po duhen trima qe fatkeqsisht nuk ka me. Lulja e dime kush eshte, po kemi te keqen me te madhe njehere Sali serbin, qe vetem do te djege e shkatrroj. Egersire Vicidoli qe eshte bere 14-15 vjec me arinj dhe ujqer. Komunist fanatik qe hante buke me familjen e kriminelit Enver Hoxha.

  12. benshkoza says:

    Hahahhahaa
    Kur u duhet Amerika ,thoni”Rrofte!” dhe kur ju shan dhe kritikon “Udheheqesin tuaj te ndritur”,thoni”Sduam tia dime per Ameriken.”
    Ec e merru vesh me ju!!!!
    Hiqeni nga mendja se mund te beni ndryshe nga sa thote Amerika.
    Ua di te gjitha.
    Ja,per pak ka per tua sekustruar pronat jashte Shqiperise Berishajve dhe te tjere.
    Ka per tua bllokuar edhe paret e vjedhura.
    Nje gje eshte per tu cuditur.
    Berishajt dhe ata Deputetet qe i vene prapa jane aq te pasur dhe kane aq pare,sa eshte per te ardhur keq kur sheh nje pjese njerezish aq te varfer tu vene nga prapa dhe japin jeten per ta.
    Por mendja dhe truri eshte gje e madhe.
    Fatkeqesi qe se kuptojne dhe te vjen keq.

    1. Al says:

      O hajdut tokash, ku i ke tokat që vodhe tek mali i Dajtit kur ishe zyrtar i lartë i PD? I ke akoma apo i ke shitur?
      Të fala bëji edhe Bamirit si bashkëpunëtor që e kishe!

  13. emigranti says:

    bjer FBI SEPSE ajo e ben zap

  14. kasemi says:

    Nuk kam asnje kundershtim, kryetar dhe cdo post tjeter ne Pd te merret me vote te antaresise.
    Pra te hapet partia dhe gjithe palet te bien dakort e te votohen, sigurisht mqs ka nje konflikt se kush ka shumicen.
    Kete po thote qarte Z. Eskobar, kutia e votimit.

  15. Pokeristi says:

    Komentues te dashur dhe naïvë!
    Asnjehere ne zgjedhjet e fituara nga PD-ja të mos ju krijohet mendimi se ato jane fituar ndershem dhe kane qenë te rregullta.
    Asnjëherëëë….Manipulime nga me ordineret.Te gjitha te dirizhuara dhe te frymezuara nga doktori nongrata.
    Eshtë jo e pëlqyeshme por eshte realitet.
    Deshira e pakontolluar per pushtet te ben të harosh parime themelore shoqerore.

  16. Ideali says:

    Eskobar, ke pamjen e nje gangsteri. Turp per Ameriken qe e perfaqeson nje i tille i trashe nga trute. Kemi vuajtur 45 vjet si miq te saj. Tani na vjen nje prej andej dhe ma tregon voten. Vota u duk. U duk qatrte vetem ju qe kapni edhe lepurin me qerre nuk e shini. Respektoni voten e vjedhur me 25 prill dhe kete tani. Poshte sorrosi, anti njeriu. Rrofte Amerika vendi demokratik qe eshte semure nga liria.

    1. Satër says:

      Mirë që the në fund rroftë amerika se kush e di sa do ishin mërzitur imperjalistët amerikan!.

  17. Morrat e Kuq says:

    Komentuesi “Ilir”! (Ne prangat e Sali Ram Berishes_
    Lulzim Basha, qe ne vitin e zi 2005, na u servir si nje “yll ne ngjitje” nga kumbari dhe autori i te gjitha fatkeqsive te vendit te shqipove, Sali Ram Berisha.
    Lulzim Basha, me shume sukses ka humbur disa zgjedhje rradhazi, qofte parlamentare, qofte lokale, e megjitheate kobziu, Sali Ram Berisha, ne kundershtim flagrant me llogjiken me elementare dhe mendimin e shumices ne PD, e “bekonte” perseri ne krye te PD, bile nje here edhe duke shkelur mbi gjakun e kandidatit per kryetar te PD, Sokol Olldashit, te cilin ky fare burri qe ti thua se ka ma vehte mbi 85% te “demokrateve”, ku me sakt duhet thene MALOKEVE, te ziut Sokol, pasi i vuri dhe nje rrospie ne makine, ja theu qafen per te patur Lul Bashen kryetar te PD.
    Mbasi Luli humbi perseri me sukses zgjedhjet e fundit, te cilat sipas komentuesit “Taulant”, E Rama kreu masaker zgjedhore, KOBZIU Sali Ram Berisha, perseri e bekoi ne krye te PD, sikur te mos kish ndodhur gje.
    Kur KOBZIUT Sali i “ra bytha ne uje” nga qeveria e USA, atehere Luli qe nuk mbrojti KOBIN Sali, nuk na qenka i afte per KRYTAR i PY-DY se, dhe se nuk paska me vehte as 15% te demokrateve (me sakte MALOKEVE)
    “iLIR” qe je ne prangat e militantit idjot, beje nje pak pune, ha nje cop buke dhe mos u mer me gjera qe nuk u a di kuptimin

  18. Pensionisti i Porcelanit says:

    Escobar, Sali Berisha do te rithemeloje Partine Republikane te Shqiperise,
    ne aleance me Donald Trump-in dhe nuk e rruan as per Partite Demokratike te Amerikes, as pwer veglen e saj ne Shqiperi.

  19. Indignados says:

    Eskobar, shko andej nga ke ardhur! Amerika nuk je as ti as Kimetja! Jeni gamisht e perkohesisht perfaqesues te qeverise se Bidonit qe po e le mendja dal nga dale. Fol edhe per korrupsionin e frikshem dhe si po e shkaterron kete popull Rama me eskorten e tij Ahmetaj, Veliaj, Balluku e me rradhe… Fol per aferen e inceneratorit dhe te gjithe ata qe iane te perfshire ne te; nuk eshte vetem Koka. Faktet tregojne qe pas fshihet Veliaj me grupin mafjoz te Verones dhe Ahmetaj, pa te cilin nuk kalonin fondet!!! Fol per korrupsionin e unazes se madhe, e per PPP qe po e rrjepin vendin

  20. Sqarim says:

    Besoj se e keni verejtur qe Tema si gjithnje ABUZON me titullin. .. “Protesta e dhunshme e Berishes”
    Nuk besoj ta kete pohuar keshtu Eskobari .
    Si gjithmone tema mashtron.

  21. lion says:

    Qytetaret e tiranes nuk duan dhune cdo gje te zgjidhet me gjykate. Ju te dhunes civilizohuni se po jetoni ne Tirane, dhe do behemi pjese e Europes. Nese nuk ju mjaftoj 30 vjet per ty edukuar kthehuni andej nga keni ardhur dhe vazhdoni avazin.

  22. Ideali says:

    Karta kanta eskobar… Nje mik i vjeter familjarisht i Amerikes, qe ka vuajtur 45 vjet per kete nga komunostet miqte tuaj. Keni bere autogolme kete. Ju neveris. Bejeni kete per te gjithe kete klase politike qe ska lene gje pa i vjedhur ketij vendi. Plus Berishes, Nano Meta, Rama etj etje. Mero, gabohesh. Mbaj dreitpeshimin qe te takon. Ndryshe edhe ti do te futesh nje dite tek ata

  23. biks says:

    Mos kini merak se gjykata i liroi te gjith, kemi drejtesi ne jo llafe, te fusin ne burg per nje kondravajtje te vogel dhe te djegesh thyesh shkaterosh je i pa fajshem….

  24. Taulant says:

    Per ju gomeret e saliut nuk mund te perdhoset nje popull i tere. Jeni aq sa jeni, por per fat te mire nuk jeni shumice. Dhe shumica eshte per qasjen perendimore, per suportin perendimor, per marredhenje vllazerore me ameriken, per luften ndaj korupsionit dhe per nje paqe sociale. Ndersa ju gomeret nese vazhdoni ti sherbeni saliut dhe interesave sllave te tille do mbeteni tere jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje