Nga Adriatik Doçi
Tri goditje të ndërlidhura me njëra-tjetrën kanë shënjuar fundin e palavdishëm politik të Sali Berishës dhe berishizimit në Shqipëri. Tre goditjet lidhen me datat 19 maj 2021, 9 shtator 2021 dhe 11 janar 2022. Në 19 maj 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij non grata për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri. Goditja ishte e befasishme, fatale politikisht dhe me pasoja të kthyeshme, ndonëse Berisha ndërtoi me shpejtësi një alibi me Soros, komplote, lojë kufijsh etj.
Në 9 shtator 2021, Lulzim Basha u distancuar nga Sali Berisha, duke e pezulluar nga grupi parlamentar demokrat. Ky vendim solli lëvizjen e Foltores, Kuvendin paralel, statutin paralele dhe strukturuat paralel, referendumin për shkarkimin e Bashës dhe përplasjen e dhunshme të 8 janarit. Mëngjesin e sotëm (11 janar 2022), Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të përjashtojë përgjithmonë Sali Berishën si anëtar i PD-së dhe grupin e tij. Vendimi e vendos Sali Berishën në pozita paligjshmërie nëse futet në oborrin e Partisë Demokratike.
Mes tre lëvizjeve që ndanë Partinë Demokratike nga Sali Berisha, ka një vizitë të rëndësishme vendimtare për fundin politik të Sali Berishës dhe berishizimit. Bëhet fjalë për vizitën e Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, Philip Reeker, në 30 qershor 2021, në zyrën e Lulzim Bashës. Deri ditën kur zyrtari i lartë amerikan u paraqit në zyrën e tij me një dosje në dorë, Lulzim Basha nuk kishte dhënë asnjë shenjë lëkundje për të lëshuar ‘babain politik’ Sali Berishën.
Madje, Lulzim Basha kishte mbështetur alibinë e Berishës për paraqitjen e provave, mbi të cilat mbështetej vendimi i DASH, një manovër kjo për t’u mos u larguar nga Partia Demokratike. “Duke nënvizuar qëndrimin e z. Berisha, i cili pasi shpreh keqardhjen për vendimin dhe e konsideron atë pa asnjë bazë konkrete, bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim”, u shpreh Basha në 19 maj 2021.
Lulzim Basha nisi të lëkundej në raport me Berishën pas takimit me Philip Reeker, në 30 qershor 2021, në zyrën e tij. Të pranishëm në takim ishin edhe Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi. Siç edhe u konfirmuar më pas, në këtë takim, Philip Reeker i ka kërkuar Lulzim Bashës në mënyrë ultimative përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, duke i zbuluar detaje nga dosja e Berishës.
Pas takimit, Partia Demokratike nuk tha asgjë. Por, ishte Ambasada Amerikane ajo që, përmes një deklarate, zbardhi takimin. Deklarata e Ambasadës nuk lë shumë vend për dyshime: çështja e Berishës ka qenë kryefjala e takimit. “Ai (Philip Reeker) nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e SHBA.
Presioni ndaj Lulzim Bashës ka vijuar sa në prapaskenë, aq edhe publikisht. Në kuadër të divizës së Philip Reeker, në 31 korrik 2021, ambasadorja amerikane Yuri Kim, zhvilloi një vizitë në zyrën e Lulzim Bashës, ku i kujtoi edhe një herë ultimatumin për t’u ndarë nga Berisha. “Do të ishte një ironi historike, por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara”, tha Kim, deklaratë e cila tërboi Berishën.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i la afat Lulzim Bashës për të ndarë PD-në nga Berisha dhe berishizimi deri në 10 shtator 2021, ndërsa kërkoi që Sali Berisha të përjashtohej edhe nga Parlamenti. Mbrëmjen e 9 shtatorit Lulzim Basha, në kulmin e trysnisë amerikane, u distancua nga Sali Berisha. Tre-katër deputetëve të parë që iu hodhën në fyt, Basha u kujtoi detajet nga dosja e shpalljes non grata të Sali Berishës, detaje me të cilat e kishte njohur pikërisht Philip Reeker.
Lulzim Basha tha më pas se këto detaje ishin tronditëse dhe që deputetët nuk do t’i merrnin vesh kurrë. Vendimi i sotëm, për të përjashtuar Sali Berishën përgjithmonë nga PD-ja është rrjedhojë sa e vizitës së Philip Reeker në 30 qershor 2021 aq edhe e mënyrës se si Sali Berisha reagoi pas pezullimit në 9 shtator 2021.(Shqiptarja.com)
Me pelqen Basha se ja futi bukur Berishes…I tha me zgjidh kryetar ne korrik mos te shpall non grata….cfare besprerje bukur….me pelqen….boll me me besnikerine bajraktare…..ndaj si del inati Berishes
Turkoshaket ,nga ajo qe nuk jane te afte te bejne shtet,mburren me ameriken dhe presin nga te huajt ti zgjidhin problemet
Tempulli i Demokracise Boterore ka kerkuar perjashtimin e kryekriminelit dhe kryehajdutit Berisha nga Kuvendi i Shqiperise,
pse hesht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve???!!!
Ore vertete beson njeri se Luli mund te fitoje ndonjehere zgjedhjet? ??????
Nuk beson njeri prandaj Doci i Docajve ben kete artikull, do Bashen kryetar opozite.
Amerika i njef dhe i ka të provuara të gjitha krimet e tradhetarit të kombit Shqiptar, Sali Berisha. Amerikanët, per të mos e goditur direkt, hapur apo fshehur Sali Berishen, kanë perdorur vetëm si fillim, metoden e nxjerrjes së geshtenjave nga zjarri, me duart e Bashës, dhe geshtenjat do ti “hanë” Amerikanët. Amerikanët ja kanë paraqitur Lulzim Bashës, vetëm 20% të dosjes kriminale e anti-Shqiptare të Sali Berishës, dosje e mbushur me krime dhe korrupsione të Sali Berishës, të cilat nuk kanë qënë shumë të panjohura nga Lulzim Basha…!! Amerikanët kanë perdorur me Bashen, metoden e drejtesisë së tyre, të cilët i kanë paraqitur Lulzim Bashës edhe dosjen kriminale dhe korruptuese, që kanë për të, dhe i kanë propozuar që dosjen e tij do ta harrojnë, nqse Basha ja jep Berishës një levë hekuri kokës, gjë e cila është pranuar pa hezituar asnjë sekondë nga Basha. Pra, krimet e Sali Berishës dhe të haremit të kurvave të tij dihen dhe njifen nga të gjithë Shqiptarët, dhe indirekt e kuptojmë gjithashtu, tmerrin që ka pasur Basha kur i ka parë të provuara në dosjen e Amerikanve, të gjitha krimet e gjakut, korrupsionin dhe trafiqet e drogës dhe të armëve që ka bërë Berisha. Edhe tradhetari i kombit Sali Berisha, është në dijeni të kesaj dosje, dhe është konshient që nuk ka asnjë shpëtim nga drejtesia, dhe për këtë arsye nuk ndalet dhe nuk do ndalet deri në marrëzi, për të tentuar ti fëlliqin Amerikanët. Këtë tradheti-marrëzi, që është perplitja e fundit e peshkut Sali-Krapi që është hedhur në breg të lumit, e bën si pula kur i këpusim koken, sepse hala beson në kurrajon që i japin Serbët dhe Rusët. Por siç i thonë një fjale në Tropojë ” e ka marrë hija Plan-in”, kjo gjë tregon,që kur hija mbulonte fshatin Plan, që është në një luginë i rrethuar nga malet, do të thoshte që dielli ka perenduar për atë ditë. Edhe per shkaun Sali Berisha, dielli ka perenduar definitivisht…….!!!!!
Eshte shume gabim te medohet qe berishizmi mori fund! Do te jete neper kembe edhe pas vdekjes se Saliut,si menyre per te ardhur ne pushtet! Nuk po e kuptoj pse Saliu po perkedhelet kaq shume,me pekule Tropojet!
Cfaredo krimi qe ka bere Berisha dikur ,si 97, Gerdeci kane pasur udherrefyes e mbeshtetes USA. Padite e atehereshme jane sot komike prandaj dhe Berisha luan me kedo kur dhe e mbeshtesin me qindra -mijera ne krejt Shqiperine.Basha sikur cerekun e antarsise te kishte do te fitonte + dhe mbeshtetjen e Amerikes. Por ai s’ka heq blindat vazhdon blindimin ,pra jeton me frike.
USA shpejt do kerkoje arrestimin e qelbesires Vucidolit
o Doc i Docerve, me sindromen e prinderve te dyshimte, bajge e Karlo Malltezit qe nga tezgat e Pulias u be miliarder nga thithja e plehrave te Edvin Llape Sumes, do ta shohesh seshpejti se ke do USA (Kimetja dhe Blink Blink can’t see & Escobar transit boxmail sjane USA o kopil mullaresh, por jane te punesuar te komunisteve te rinj te Sorros murtajes)
Perjashtimi i Sali Berishes nga PD-ke eshte i dodmosdoshem dhe shume i drejte.Saliu ka qene dhe eshte kriminel,agjent u UDB Jugosllave te ciles i sherben me devoteshemeri,me besnikeri.Eshte antishqipetar.Te zhduket.