Monika Kryemadhi sulmon Bashën: LSI-së iu ngul thikë pas shpine në 25 prill!

11 Janar 2022, 22:00Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi komentoi atë që po ndodh në PD.

Kryemadhi theksoi se Basha është sot jashtë linjës politike opozitare, duke shtuar se PD pas 25 prillit është kthyer thjesht në asgjë.

“PD pas 25 prillit më duket asgjë, iu ngul thikë pas shpine LSI-së. Ngjarjet në PD lënë shumë për të dëshiruar. Duhet të kuptojmë se ngjarjet në Partinë Demokratike reflektohen edhe në PS, edhe në LSI, kudo në segmente të politikës shqiptare.

Duke u marrë me këtë çështje, askush nuk po merret me korrupsionin në qeveri, që është galopant. Lulzim Basha ndoshta sillet kështu sepse ka siguri nga ana e qeverisë.

Basha nuk përfaqëson vullnetmbajtësit dhe ndaj nuk është më politikan. Basha nuk më duket i fuqishëm, është jashtë linjës politike opozitare”, deklaroi Kryemadhi.

3 komente në “Monika Kryemadhi sulmon Bashën: LSI-së iu ngul thikë pas shpine në 25 prill!”

  1. Mona hajdutja says:

    Moj ti Mona hajdutja cfare do ti tani. Pa dhene llogari per cfare keni vjedhur popullit cfare do te thuash ti nuk te pin uje. Ju po per interesat tuaja do i nxirrni syte njeri tjetrit me vjedhjet e juaja. Kjo quhet haku i popullit. Kokat e juaja hengershi

  2. Vjosa.al says:

    Po zonja Kryemadhi,
    Qe Basha te jete brenda linjes opozitare Pd-LSI-Presidence, duhet te bojkotoje parlamentin, pasta ta sulmoje ate dhe kryeministrine me turmat paramilitare me molotove, leva e gure dhe pastaj te djege edhe mandatet e deputeteve, te ngreje nje Cader para Kryeministrise dhe te cirret se do te sulmoje institucionet me grushta e me zjarre, do ti pushtoje ato dhe do te terheqe zvarre Ramen dhe ministrat e tij dhe me tej duhet cdo 2-3 jave ti dergoje Brukselit dhe Parlamentit Evropian memo ku te nxije Shqiperine duke i ftuar te mos hapin negociatat per ne BE dhe pastaj te deklaroje qe tani se do ti bojkotoje zgjedhjet e ardhshme lokale a parlamentare me Ramen kryeminister dhe se fundmi te shpalle Reformen ne Drejtesi si veper te armiqve nderkombetare te Shqiperise qe kurre nuk duhet aprovuar.
    Keshtu po zonja Kryemadhi, nese Basha vepron keshtu, atehere eshte brenda linjes opozitare PD-LSI-President dhe keshtu, duke ngritur popullin e djathte ne Revolucion, me dhune, zjarr e hekur, pa zgjedhje dhe opozita do te marre pushtetin, do te sikterisi nderkombetaret dhe do ta ktheje Shqiperine ne bahcene e horave dhe zuzareve qe ka 30 vjet nuk po e lene te marre fryme.
    Po si ke fytyre moj Mona qe akoma te dalesh ne publik dhe te japesh opinione se c’fare duhet bere ne Shqiperi dhe se si duhet te veproje opozita.
    Bej gati doreheqjen nga kryetarlleku i LSI dhe ktheja ate karrike burrit tend qe ta la ne ruajtje deri sa te thyente qafen nga Presidenca, nuk ka rendesi ne 18 Janar nga Gjykata Kushtetuese apo kur ti mbaroje afati, sepse ne fakt, populli dhe opinioni e kane shkarkuar ate me kohe, i kane varur teneqete, e kane mbuluar me turp e me peshtyma, sepse pangopesia per te vjedhur dhe per pushtet, ju ka degjenuruar si familje, ju ka damkosur per te vajtur ne galerat e burgut, si ata demat e damkosur te caktuar per ti cuar ne thertore.

  3. ce says:

    Lidhur me kete pronincim pritet nje deklarate dhe nga strateg’ja nderkombetare, nderplanetare, kozmike
    , leshelike , babaxhike, histerike me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja direkt nga haremi erotiko naziskin i Jales i cili eshte nen sigurine e Lefter hunderr maliq kokexhufkes i biri i babait te teqese se kulmakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje