Në krye të “grupit të zjarrit”? Florenc Hoxha: Video është bërë para një viti në odën e burrave

11 Janar 2022, 20:50Politika TEMA

Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha ka reaguar pas akuzave se para protestës së 8 janarit ka qëndruar bashkë me disa persona në një dhomë duke luajtur me një instrument muzikor duke u përgatitur për protestën.

Hoxha shprehet se video është xhiruar një vit më parë në odën e burrave në shtëpinë e tij ku ka qenë duke festuar. Ai thotë se polici digjital është më keq se qytetari digjital i Saliut.

“Ky polici dixhital, qenka si qytetari dixhital i Saliut. Paska marrë videon e 1 viti më parë dhe nga oda e burrave ne shtepine time ku kam festuar e paska vendosur në PD.

Ah, se desh harrova: Këtë videon me aheng e këngë e kam ripostuar për qejfin tim dhe me sa duket komisariati digjital paska dëgjuar jehonën e këngës që para një viti.

Sa keq kur polici digjital bëhet po aq i mjerë sa qytetari digjital i Saliut dhe tallen dhe me prokurorinë.

P.s. Keto takime te paret tane i quanin NEJE,dhe ne ne respekt te tyre i organizojme ne ruajtje te tradites por edhe per te kujtuar te renet nder shekuj per liri e flamur.sigurish i kendojme burrave ulur kembekryq ne sofer dhe me cifteli shqip,pasi “feja e shqiptarit eshte shqiptarija”, shkruan Florenc Hoxha.

4 komente në “Në krye të “grupit të zjarrit”? Florenc Hoxha: Video është bërë para një viti në odën e burrave”

  1. qytetari says:

    Ajo qe thote mundet te jete e vertete, por nje gje tjeter eshte po ashtu e vertete, qe ky kur ka qene ne Policine Bashkiake ne kohen e Lul Bashes, i priste shpata ne te dyja anet. Ky hajvan eshte i famshem per keqtrajtimin e qytetareve hallexhinj te Tiranes, kur ato shkonin ne bashki per te zgjidhur problemet qe kishin.

  2. daku says:

    Po pra, ne FB pas nje viti kane bere komente te gjithe…. po gari po.

  3. Andi says:

    Ne oden e burrave thote ky mashkulli qe s’ka qene e s’eshte burre. Yyyt florencua me ode burrash, o ato robt ku i ke e si i ke mire, pis njeri.

  4. Myslimani. says:

    Une jam shqiptar dhe feja ime ime eshte Islami. Ky le te mbaje fene e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje