Anëtari i Kryesisë së PD-së: Berisha ha edhe fëmijët e tij për pushtet. Largimi i tij nga PD-ja, shpëtim për shqiptarët

11 Janar 2022, 20:13Politika TEMA

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Agron Kapllanaj ka deklaruar se shpallja ‘non-grata’ e ish-kryeministrit Berisha është një ngjarje pozitive jo vetëm për të djathtën shqiptare, por edhe për të gjithë vendin. Kapllanaj thekson se shpëtimi i Partisë Demokratike nga berishzmi është një nga detyrat parësore.

Duke iu referuar diskutimeve në kryesinë e Partisë Demokratike, Kapllanaj shkruan se largimi i Berishës është një shpëtim për shqiptarët nga një njeri i cili sipas tij, nuk njeh limite. Madje ai shton se për pushtet, Berisha “ha edhe fëmijët e tij.”

Reagimi i Kapllanaj

Shpallja e Berishës non grata nga SHBA është një lajm i mirë për vendin dhe në veçanti për PD, prandaj dhe shpëtimi i PD nga berishizmi është detyra jonë kryesore. Mbledhja e kryesisë së PD ishte një nga më të mirat që PD ka bërë ndonjëherë.

Mendimet u thanë hapur, kritikat po ashtu. Gjykoj se edhe vendimet e marra në unanimet i shërbejnë të ardhmes më të mirë të Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Demokratët në qarkun e Fierit e dinë qëndrimin tim për Sali Berishën. Prej kohesh e kam konsideruar si të keqen e PD, pengesën kryesore për rikthimin në pushtet të PD.

Përkraha, nxita dhe votova pa asnjë rezervë vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike për të shpëtuar demokratët nga një e shkuar primitive, që na ka zvogëluar gjatë gjithë këtyre viteve dhe na ka larguar nga pjesa më e madhe dhe më cilësore e shoqërisë, për të shpëtuar shqiptaret nga një njeri qe nuk njeh limit për pushtet.

Me kolegët në kryesi ndava opinionin se shpallja e tij non grata nga SHBA ishte një lajm i mirë për vendin dhe ne veçanti për PD, prandaj dhe shpëtimi i PD nga berishizmi është detyra jonë kryesore.

Për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë Sali Berisha përdora një shprehje: “Sali Berisha për pushtet ha edhe fëmijët e tij”, por të shtunën ai dështoi të arrijë objektivin e tij, sepse na nënvlerësoi ne të gjithëve.

Mendoi që ne do të frikësoheshin nga dhuna e tij dhe nuk do të bënim rezistencë. Të shtunën, Sali Berisha bëri aktin final kundër PD dhe ne duhet të bënim aktin tonë final për t’u ndarë nga mentaliteti i tij i dhunës!

Pas kësaj ne duhet të takohemi intensivisht me njerëzit. Sali Berisha të shtunën humbi shumë mbështetje!

Na duhet te flasim dhe t’i bëjmë për vete ata demokrat që janë te mërzitur për shkak te humbjes  se 25 Prillit.

Ndoshta nuk vijnë menjëherë, por koha punon për ne, për demokratët! Partia Demokratike është familja jonë e përbashkët!

7 komente në “Anëtari i Kryesisë së PD-së: Berisha ha edhe fëmijët e tij për pushtet. Largimi i tij nga PD-ja, shpëtim për shqiptarët”

  1. Fatosi-kosove says:

    Ka vite qe e kam thane kete edhe une qe skisha asnje interes nga PD,thjesht per tji shpetuar juve qe deri para pak ditesh i ndihmonit sali berishes te haje te tjeret dhe ju zgerdhiheshi,edhe basha ses kepihej sa her qe berisha hante nje shqiptar, sidoqofte me mire vone se kurre thot populli, e pranuat edhe ju ish sherbetoret e sali berishes por edhe te bashes sepse shume njeri Kane hanger e zhdukur tash e 8-9 vite prandaj distancimi nga njeri kriminel nuk ju lehteson aspak nga pergjegjsia qe keni i nderuar, perkundrazi nese JO ligji nje dite turpi do tju vras te gjitheve.

    1. LALA says:

      Bravo! Fatosi ka të drejtë.

  2. Sali Suma says:

    Saliu qi gocen e vet per pak pushtet vetem se nuk i puno kari qekur u pushtu cekosllavakia

  3. Kriminel komunist i ndyre! Sdote dije per askend. Po te ikte qe ne 2013 dhe te shkonte punet e veta, as do merrej njeri me te, as amerka!!! Dhe femijet e tije do jetonin per bukuri! Po shyqyr qe ben keshtu qe ti shlyej mekatet e tija. Pisi..

  4. Poli says:

    Te iki dhe Luli….pra shpetimi I Shqiperise per pd e rilindur

  5. Sali gojendyri. Pis burre. Deri tani ai dhe familja e tije kane bere gallate me ne, tani e tutje do shohim ne store me keta maloke te pagdhendur. Na erdhi rradha.

  6. Deni says:

    Saluc,Ti as per te fshire kepucet nuk hyn ne pune,prapanicen e c’del nga ajo nuk po e permend te esht me e rendesishme se sa ty or KRIMINEL…TE KEQEN E ENVERIT SE JA KE MARE ATIJ MERHUMIT ME KRIMET E NDYRESITE E TUA…MONSTER
    TI DUHESH LIDHUR,TE TE PREHET LEKURA DHE E GJITHE SHQIPERIA TE KALOJE CDO DITE E TE HEDHI KRIPE KOKERR MADHE QE TE DJEGI MIRE E TE KALOSH SHPESH NE VDEKJE KLINIKE QE MOS TE VDESESH PERNJEHERE POR TE GEZOJE POPULLI SHQIPTAR QE ME NE FUND TI BASHKE ME FAMILJEN TE VUANI EDHE SHQIPERIA TE GEZOJE NGA VUAJTJA JUAJ PAS 30 VJETESH VUAJTJE TE SHQIPTAREVE…FERRI ME ZOR PO TE PRET SE VENDIN TEND ATJE NUK E ZE NJERI…SHPRESOJ QE GJITHE BERISHA FAMILY TI KALOJE NE FERR E VUAJTJE KAQ KOHE SA JU KA NGEL…PUC PUC K..RUC

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje