Berisha flet pas përjashtimit nga PD: Si të ngrihen të vdekurit dhe të thonë këta nuk janë gjallë

11 Janar 2022, 19:37Politika TEMA
Berisha flet pas përjashtimit nga PD: Si të ngrihen të vdekurit

Në një intervistë pas përjashtimit nga Partia Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e kryetarit Lulzim Basha dhe kryesisë së PD.

Berisha tha në ABC në Radarin Informativ përballë gazetares Juli Xhokaxhi se ky vendim është njësoj si të ngrihen të vdekurit dhe të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë pasi theksoi se Basha është i shkarkuar nga çdo pozitë përveç atij të deputetit.

“Tani në rrafshin politik kjo është njëlloj sikur të ngrihen të vdekurit politikë dhje të thonë se këta të tjerë nuk janë gjallë. Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrave, veçse deputet”, deklaroi Berisha.

Ai u shpreh se Basha mbrohet me vrasës dhe trafikantë që sipas tij janë licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer pengun e tij.

“Data 8 faktoi se ai është ish lideri që mbrohet me vrasës, trafikantë, fondamentalistë të cilët flitet se kanë background të ndryshëm nga pjesëmarrës në formacionet e Al Bagdadit, trafikantë droge, pengmarrës. Jam në kuadër të asaj që është publikuar.

Në kuadër të fotografive të publikuara vetëm një natë para protestës paqësore në atë strofull sit ë ishin në strofull krimi një grup i gjerë me një punonjëse të asaj godine duke pozuar.

Kjo përbën dëshminë më të zezë. Ky grup mercenarësh nuk ndodhet në shpellat e alpeve apo Martaneshit por në mes të Tiranës. I licensuar nga Edi Rama për të ngërthyer nga të gjitha anët pengun e tij”, tha Berisha.

2 komente në “Berisha flet pas përjashtimit nga PD: Si të ngrihen të vdekurit dhe të thonë këta nuk janë gjallë”

  1. Deshira ime, në vesh të zotit....!!!! says:

    Qelbësira Sali bastardi i Shiqeres, sot ti je perjashtuar nga Partia, nga partia që ti e themelove (me pak ndihmë të Ramiz Alisë), dhe kjo gjë është njësoj sikur Enverin ta perjashtonin nga PPSH-ja. Sali sigurimi, a e kupton apo e ndjen dhimbjen që ju ke shkaktuar shumë Shqiptarve kur i ke perjashtuar nga PPSH-ja, kur ishe sekretar i organ-bazë të partisë të spitaleve…, por ti ke patur per ata veç akuzen per agjitacion e propagandë kunder partisë dhe shokut Enver, akuza keto, që edhe në atë kohë, shumë njerëz i shikonin të perjashtuarit me rrespekt human, sepse ishin njerëz të ndershëm, që e kishin të veshtirë të aprovonin të gjitha padrejtesitë e atij rregjimi. Akuzat që ke bërë kunder atyre personave, që ti i ke perjashtuar nga PPSH-ja, kanë qënë të miratuara dhe aprovuara veç nga ti dhe Kadri Hazbiu, akte të cilat janë denuar në hashtje nga populli Shqipatar, dhe nga e gjithë bota demokratike. Kurse ti, Sali Viçikadoli, sot u perjashtove nga partia me akuzat, si hajdut, si xhepist, si trafikant droge dhe armësh, si i korruptuar, si kriminel dhe si minues i demokracisë në Shqiperi, akuza të cilat janë aprovuar hapur nga gjithë populli Shqiptar, nga Amerika dhe gjithë shtetet demokratike. Ti Sali shkerdhata, je aq kleptoman, aq piroman patologjik, aq shkerdhatë dhe aq megaloman, që keto krime që ke bërë, të duken që kanë më pak rendesi që një copë byreku që ti ushqen çetnikët e tu. Ti tradhetari i kombit Shqiptar, do perfundosh si babai jot shpirteror Kadri Hazbiu, por jo në Linëz, por ka shumë mundesi në mes të Tiranës. Pt’huuu pik-poket i fëlliqur.

  2. Një nga ata të vdekurit politikë që u ngrite per të shkarkuar Bashën je dhe ti .
    Do , apo s’do ti , ligjërisht Basha është kryetar i PD-së , me të drejtë FIRME dhe VULE e këtë ti e di mirë , bile ka dhe votën e kontributin tënd vendimtar më 23 qershor të vitit 2021 , me MANDAT katër vjeçar .
    Ti bashkë me PROTESTUSËT e tu PAQËSORË mund të kishe marë dhe SHQUP-in , po bashkë me shokët anëtarë te KOMITETIT QËNDROR të RITHEMELIMIT do ishit thjesht ADMINISTRATORË TE NGREHINES të SHQUP-it, asgjë më shumë .
    Bie fjala , PRESIDENTI i entusiazmuar nga FITORJA HISTORIKE e FOLTORES , do dekretonte zgjedhjet e pjesëshme per pushtetin vendor , në ato 5 a 6 bashki a do të mund te regjistroje në KQZ , kandidaturat e FOTORES në KQZ ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje