Nga Kreshnik Spahiu
Këtë gjë e kupton Berisha dhe çdo profesionist i politikës por sigurisht nuk e kupton turma.
Po pse Berisha po lufton në dukje pa kompromis gjoja sikur donte ta marrte Partinë Demokratike:
– e para: Berisha e konsideron PD fëmijën e tij dhe e ka të vështirë t’ia rrëmbejnë nga duart dikush tjetër
– e dyta: Berisha kishte investuar PD-në si një organizatë militantësh që i duhej në ditën më të keqe, por çuditërisht, atë ditë ajo iu kthye në bumerang
– e treta: Berisha investoi Bashën 16 vjet duke i dhënë 16 poste me synimin që ai ta blente me para besnikërinë e tij, por ne fund iu shpërblye me ‘tradhti’
– e katërta: Berisha i njeh mirë avantazhet që ka logo në garë elektorale, sepse ai 30 vjet i mundi me logon e PD të gjithë kundërshtarët që i dolën kundra partisë dhe krijuan lëvizje të reja si Ceka, Ngjela, Pollo, Shehi, Topalli, Baleta, Patosi, Murrizi, Hajdari, Kalakulla. Forca e një logo është prioritare në raport me individin.
– e pesta: Berisha e di çfarë burimesh financiare, logjistike, njerëzore dhe infrastrukturore ka një parti e vjetër në raport me të renë.
– e gjashta: Berishës i duhet ta mbaj Bashën nën presion deri afër zgjedhjeve që ta copëtojë në elektorat.
Edhe Basha është kapur me thonj pas logos PD sepse çdo kush e di që ai s’ka këllqe me bë parti të re. Ai dështoj të menaxhoj partinë më të madhe që e mori qyl, prandaj s’ka asnjë shans të bëj parti të re. Lulzim Basha pa logon e PD është i vdekur politikisht dhe nuk i shkon askush mbrapa.
Ndryshe nga Albin Kurti që shiti shtëpinë për të financuar partinë, Lulzim Basha shet partinë për të pasuruar shtëpinë.
Të dy Basha dhe Berisha e dinë fare mirë që, asnjë parti e re nuk ka prespektiv në Shqipëri për shkak të sistemit.
Fundja çfarë do të ndodh nëse Berisha do garojë me parti të re në zgjedhje: Votat e Berishës do numërohen nga Basha dhe Rama sepse partia e re nuk ka të drejtën e komisionerëve.
Berisha e ka humbur Partinë Demokratike dhe lufta nuk bëhet as për çelësat dhe as për selinë.
Lufta bëhet se kush do marr elektoratin demokrat: Basha apo Berisha.
Historia dy dekada e dashurisë Basha-Berisha ishte shumë e fortë.
Ashtu siç ndodh në çdo dashuri pa kufi, divorci vjen me dhimbje dhe pasoja.
Dashurinë e ndan një fije floku nga urrejtja dhe kur e parë i lë radhën të dytën, plas lufta për ndarjen e pasurisë dhe kalamajve.
Berisha dhe Basha kanë pasuri boll dhe nuk e kanë problem kush merr një seli, por si çift me shumë kalamaj, do ju duhet të luftojnë kush do marr kujdestarinë sepse e dinë mirë që në pleqëri nuk të ngelet askush në funeral përveç familjarëve.
Prandaj procesi i ndarjes së kalamajve do jetë me shumë pasoja dhe përplasje duke pasur parasysh që aktiviteti politik nuk mund të mbyllet me dyer të blinduara. Që të kujdesesh për kalamajtë e familjes duhet të dalësh qytet në qytet dhe fshat më fshat, rrugët e së cilave do jenë plot kurthe, ku gjakësi do jetë duke pritur hasmin……
ラブドール 人形 Thank you for some other excellent post. The bosses of shops in various industries should pay attention to the blog here. Maybe it can help attract customers to your stor
Ky Spahiu eshte shume shume i peshtire. Ben 100 komente te ndryshme nga njera tjetra. Nji her me Bashen nji her me Berishen. Ky gjobvenesi i gjyqsorit shqiptar. E shpifur kur zuzaret shesin moral
Kreshniku me kujton Pinguinin Adone, Gurune cialtrone tek filmi “Happy Feet” , qe bente parashikime qe… nuk i dilnin.
Asnjë argument nuk thua,vetëm parrulla!
Nga je kaq i sigurt për atë që vjen !?
Basha nuk fitoi dot asnjëherë,më vjen çudi si mendon që do fitonte kur hiqej për hunde nga Berisha,por me siguri ka gjetur një mësues,mbështetës dhe garant të ri për pozitën e tij në PD sepse ndryshe ai qullac nuk ngrihej dot kundër Bishës( po ja shkurtoj mbiemrin për antipati)! Kjo vetëkuptohet…
Ai e provokoi Bishën,duke u sjellë si ai ,që të tregonte tërë botës se jo vetëm që Bisha nuk është larguar,por mbetet deri në varr ai i 1997!
Këtë ai e arriti dhe tani rruajini koqet !
Realisht ai që mbështet Bashën ,nuk është budalla,të mos kuptojë që misioni i Bashës ,mbasi hiqet qafe Saliu,po hiqet qafe vërtetë jo si këto 9 vitet e fundit,mbaron dhe Basha largohet fare pa mundim sepse ka dosje për të.
Pastaj ai, që komandon lojën ,krijon opozitë për dy muaj,dhe e shemb të shemburin Rama,i cili po ha veten gradualisht.
Pa ikur Berisha,Meta,Rama,Basha,Veliaj e qentë e tyre nuk ka më Demokraci,as Shtet shqiptar,prandaj rënia e Bishës është fillimi,pason Meta,Basha e të tjerë pastaj.
Një gjë t’a them si parullë unë ty :
Lulëzim Basha nuk do bëhet kurrë Kryeministër i Shqipërisë!Edhe nëse fiton nesër 80% të votave popullore…sepse ai është krijesë e Bishës!
Ska nevoje ta thote Kreshnikmuti.
Te gjithe e dime.
Por ky mut muti beri aleeance me Bishen.
Prandaj eshte Kreshnik Muti.
…sepse se shpejti do te perfundoje ne burgun e Recit.
Berisha nuk ka gjasa te fitoje per sa kohe we partia qe vodhi votat e amerikaneve e shoqes Kim eshte ne pushtet. Kjo parti e perversave qe konsideron prinderit amerikane terroriste sepse nuk pranojne preversitetet do marri fund shume shpejt. https://www.foxnews.com/politics/education-secretary-cardona-solicited-nsba-letter-comparing-parents-domestic-terrorists-email
Bravo Kreshnik.Je shume i saket ne analizen qe bene.Kundershtaret e tu le te flasin e te lehin,por e verteta eshte ajo qe thua ti.Je i vetemi qe bene analiza dhe shkrime te saketa,percaktime te drejta.Ne i laxojme me vemendje shkrimet tuaja.
Saliu eshte e keqja e ketij vendi.
Gjithmone diktatoret zgjedhin per pasuesin e tyre me te dobtin.
Keshtu beri Enveri me Ramizin, Ramizi me Saliun ose shkurt Liun, keshtu beri Liu me Lulin…..sepse qe ne fillim nuk u bene gjerat sic duheshin bere. Edhe Liut pa merite ja dhane PD sikunder dhe Liu pa merite ja dha Lulit, pra pa merite e konkurence.
Qe nga 1945 ka filluar shkaterrimi i ketij kombi shtet.
Nuk ka shance te berit shtet me katunare e maloke. Shteti do tradite formimi, jo se Shqiperia ka tradite shtetformimi por se edhe ajo pak qe u ngrit gjate 1913 deri 1945 u shkaterrua me dhune dhe kembet drejtuan koken.
Liu me shoke jane produkt i atij sistemi. Produkte te realizmit socialist jemi te gjithe, ato shkolla kemi bere.
Le te mos e humbasim shpresen, integrimi ne familjen e madhe te krishtere do ta shpetoje Shqiperine per here te pare ne ekzistencen e vet nga mendesite turko-komunisto-fshatare.
Durim vellezer dhe besim.