Salianji porosi demokratëve: Duhet të dënoni dhunën e Saliut ndaj nesh

11 Janar 2022, 14:47Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kryesisë së kësaj partie – ku u mor vendimi për përjashtimin dhe pezullimin e disa anëtarëve të PD-së – mësohet se ka thënë që çdolloj dhune është e papranueshme.

Sipas tij, bëjnë me dije burime pranë selisë blu, “çdo përfaqësues i Partisë Demokratike duhet të distancohet”.

Salianji ka thënë se “kriteri për përjashtim duhet të jetë ky kufi, ndarja me dhunën dhe mjete parapolitike! Duhet të japim mundësinë e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesëmarrësve që mund të jenë aty dhe jam i bindur që janë aty, për shkak të zhgënjimit dhe dëshpërimit të mos fitores në 25 prill!”.

Deputeti ka theksuar se nxitja për dhunë dhe përkrahja e dhunës duhet të jetë kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën.

“Nëse ka kolegë që pranojnë rriskimin e jetës dhe eliminimin fizik të drejtuesve të degëve, të Këshillit Kombëtar, deputetëve, kjo është vijë ndarëse dhe këtu nuk i kemi përjashtuar ne, por ata!”

Ndër të tjera, ai ka ravijëzuar se “gabimet e së shkuarës nuk duhet të përsëriten dhe PDSH duhet të jetë forcë që udhëheq dhe tërheq pjesën e shoqërisë që përditë e më shumë po zhgënjehet nga politika”.

Në përmbyllje, Salianji ka theksuar se dalja në terren dhe kontakti me demokratët duhet të ishte i shpeshtë në këto muaj.

“Merita duhet të kthehet në themel të kësaj force”.

3 komente në “Salianji porosi demokratëve: Duhet të dënoni dhunën e Saliut ndaj nesh”

  1. Edmond says:

    Mos ja fut kot, po u distancuat nga dhuna, ju nuk ekzistoni me si Pd. Programi i partise tuaj qe nga themelimi e deri tani eshte:Propoganda Gebelsiane dhe dhunal!!!!!

  2. Ilir says:

    Salianji, e kemi gjet ate shkopin tend. E kemi ne Korce te ta fusim….ne ….b…kur te na begenisesh.

  3. azbiu says:

    Salianji babalja jam.leket dua.kur do mi japesh se po hame pa leke epo fleme pa breke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje